Home / Histori / PËR ANTIKOMUNISTËT E TËRBUAR NJË RELLAKSIM!

PËR ANTIKOMUNISTËT E TËRBUAR NJË RELLAKSIM!

Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Imazhi mund të përmbajë: 5 njerëz
Per antikomunistet e betuar, miq te Amerikes: A gjen kush ndryshim po ta kishte shkruar Enver Hoxha nje radiogram te tille?
Harry Fultz, amerikani i famshem, drejtuesi i zbulimit amerikan per Shqiperine, shef i madh i pregaditjes se diversanteve kunder regjimit komunist, ne nje radiogram drejtuar Uashingtonit me 1944, duke shprehur “simpatine” e tij per klasat e larta te shoqesise shqiptare, shkruan:
“… duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…. përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti… Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar… ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës. Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
a.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut: Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
b.Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
c.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët.
d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar. Me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti origjinal në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244).(Nga Roland Luçi) 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...