Home / Opinion / Identitetin iliro-shqiptar s’ka mundur ta ndryshoj asnjë pushtues

Identitetin iliro-shqiptar s’ka mundur ta ndryshoj asnjë pushtues

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Si Erdoganizmi, si Gylenizmi fundamentalist islamik për ne shqiptarët janë të njejtë, ata shqiptarët e besimit islam i duan vetëm mish për top në interesë të Turqisë, në këtë shtet jetojnë mbi shtatë milion shqiptar dhe s’kanë asfarë të drejta në përdorimin e flamurit të tyre kombëtar, dhe s’u lejohen shkolla për mësim në gjuhën shqipe… Ndërtimet e gjamive në trojet shqiptare i konsiderojnë si kazerma turke, ndërsa shqiptarët e besimit islam si ushtar të tyre.
Ndaj s’kemi asfarë nevoje për nastolgjikët kozmopolit të haxhiqamilizmit se ”babai” ynë është Turqia, Jugosllavia, Rusia, Greqia, Vatikani, Meka, Jerusalemi etj…, s’na duhet në asnjë mënyrë kjo frymë e sëmurë e së shkuarës. Feja e njejtë me pushtuesin, nuk duhet t’na mjegulloj identitetin kombëtar shqiptar dhe idenë e lirisë.
Identitetin e popullin shqiptarë, nuk ka mundur ta ndryshoj asnjeri nga pushtuesit. Por nuk mund t’na ndryshojnë as besimet fetare. Ne jemi një komb me identitet shqiptarë me orientim pro perëndimor!
Njeriu i pabesë ndaj vetës, dëmton pamëshirë popullin dhe Atdheun, kështu ai bëhet një bishë e pangopshme për t’u pasuruar mbrenda natës pa punuar fare, kjo është vepër e Dreqit! Ndaj do të ishte shumë romantike të menduarit se ekonomia e tregut të lirë që është fitimprurëse për matrapazin pushtetarin dhe oligarkun e ekonomisë së tergut të pandershëm e ka shndërruar atë në bishë!!! Kjo bishë kur hypë në pushtet është edhe më e rrezikshme për popullin të cilin e sundon, ai tregton pasurin kombëtare duke e përvetësuar atë sikur ai është pronar i kësaj pasurie. Dihet se pushteti nuk është i përjetshëm, kur ai zë të bie nga pushteti ua vesh fajin të huajve, pikërisht atyre që e kanë ngritur në pushtetë dhe së bashku me ta e kanë zhvatur shtetin për t’u pasuruar për vetën e tyre! Pra, ky njeri sahanlëpirës e atdhe përmbysës ja çfarë ka brenda tij. –Një shqiptar i tjetersuar në: “jugosllav, kosovar, turko-arab, sllavo-greko ortodoks, katoliko-vatikanas e hebre”, etj.
Çfarë t’u themi këtyre bukë përmbysësve të atmëmëdheut që janë tjetërsuar në emër të besimit fatar të profetëve të rrejshëm, sahanlëpirës larg duart nga atdheu shqiptar, ju hani bukën e atdheut dhe i shërbeni të huajit, hë ju vratftë buka e popullit shqiptar ngado që shkoni, vafshi në ferrin e Dreqit e të birit!
Unë për vetën time pëlqej të ruaj përjetësisht identitetin e dinjitetin e ILIRO-SHQIPTARIT.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...