Home / Histori / SHËNIM: Pse nuk pyet më bota për Shqipërinë, se sa të fortë e ka ushtrinë. A e dinit që sot kemi më pak FA se ç’kishte vetëm Bajram Curri vullnetarë në 1913?

SHËNIM: Pse nuk pyet më bota për Shqipërinë, se sa të fortë e ka ushtrinë. A e dinit që sot kemi më pak FA se ç’kishte vetëm Bajram Curri vullnetarë në 1913?

Januar 2, 2021 

SHËNIM: Pse nuk pyet më bota për Shqipërinë, se sa të fortë e ka ushtrinë. A e dinit që sot kemi më pak FA se ç’kishte vetëm Bajram Curri vullnetarë në 1913?

Bardhyl Hazizaj

/Botuar në DITA/

Ka ekzistuar një shprehje dikur: “Po pyet bota për Shqipërinë, sa të madhe e ka ushtrinë”. Pavarësisht se bëhet për një kohë tjetër, të dikurshme kur Shqipëria ishte diktaturë e proletariatit dhe ishte e militarizuar deri në dhëmbë për shkak të historisë dhe të rrethanave, dhe asnjë krahasim nuk mund të bëhet me sot, kur Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, duhet pranuar se sot ushtria shqiptare është në gjendjen më të dobët të saj. Ndaj shprehja e dikurshme sot është zëvendësuar me një tjetër: Nuk pyet më bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë.
Ne e vlerësojmë faktin se po jetojmë ndoshta në periudhën më të gjatë pa konflikt global, por është naivitet të nënvlerësosh rrezikun. Historia e njerëzimit flet qartë për ata që dinë të lexojnë.
Në Kushtetutën tonë, në Nenin 166 thuhet se: “Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e RSH siç parashikon ligji” Kushtetuta është ligji dhe institucioni më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Por praktika e deritanishme ka treguar se qeveritarëve shqiptarë në të gjitha nivelet, Kushtetuta u intereson vetëm në luftën për pushtet. Për interesat e përbashkët, këta nuk e njohin dhe as nuk e zbatojnë Kushtetutën.
Vendi sot nuk ka efektivë rezervistë, as paraushtarakë, as përgatitje të rinisë shkollore. Sot ushtria shqiptare nuk ka as efektivë konstantë e as teknikë konstantë. Një vend që s’ka ushtri është  pa  shtyllë të fortë kurrizore, s’ka siguri.
Deri ne vitin 1991 Ushtria ruajti kompaktësinë luftarake, duke u bërë garante e mbrojtjes dhe e Sigurisë Kombëtare. Por me ndryshimin e sistemit edhe ushtria u shkurtua deri sa më 1997 u shkatërrua plotësisht pa u ndeshur me asnjë ushtri të huaj, por si i thonë fjalës populli hëngri pjellën e vet.
Në radhët e Ushtrisë sonë sot lejohet të shërbejnë edhe mosha mbi 55 vjeç dhe ata janë të detyruar të stërviten për veprime paqësore ndërsa të rinjtë edhe pse të shëndetshëm me moshë 18 vjeç janë përjashtuar nga ky detyrim për t’u përgatitur për mbrojtjen e atdheut.
Nuk i lihet mbrojtja e vendit vullnetarizmit. Në luftë nuk mjafton vetëm guximi kundër shiut të plumbave të armikut, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi duhet të ketë një avantazh të mirë të armëve sulmuese dhe mbrojtëse, teknikë dhe aftësi teknologjike dhe njohje e zbatimin e suksesshëm të strategjisë së Artit Ushtarak të Luftës. Në luftë nuk shkohet për të mësuar, siç hipin sot në pushtet aguridhët, por shkohet i mësuar i stërvitur.
Stërvitja dhe manovra ushtarake është gjithmonë një mesazh për miqtë dhe për armiqtë. Dikur ishim ushtri e fortë që na e kishin frikën.
Gjithsej Ushtria kish një efektiv prej 585.000 vetësh të organizuar në 14 Korpuse Këmbësorie e Komanda të Larta, prej tyre 5 Komanda Operative të barabarta me Korpuset për nga madhësia dhe kryerja e detyrave luftarake, me 179 brigada të ndryshme pa Rininë Shkollore të Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare të organizuara në gjithë territorin; 5 Baza të furnizimit të Ushtrisë si dhe 5 Regjimente të Aviacioni nga të cilët 3 ishin regjimente gjuajtës bombardues dhe një flotë të fuqishme detare, ujore e nënujore.
Efektivi i Forcave të Armatosura përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500  copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe. Fortifikimi i gjithë vendit me dhjetëra kilometra tunele antiatomike.
Vetëm Korpusi i Fierit më 1972 kishte: 11 Brigada këmbësorie, 3 Brigada sulmuese; 2 Brigada tankesh; 1 brigade artilerie; 2 Brigada te rinise shkollore të armatosur; 3 Brigada të Forcave vullnetare; 4 regjimente kundërajrore; 2 regjimente te Artilerisë bregdetare 7 nenreparte special, 1 spital modern etj.
E dini që sot gjendja e FA të Shqipërisë është më e vogël dy deri tre herë se forcat vullnetare që kishte Bajram Curri në Luftën e Parë Botërore më 1913 (?!) A nuk ju duket kjo absurde dhe alarmuese?
Fqinjët tanë i zhvillojnë forcat e armatosura, kanë futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kanë futur edukimin ushtarak në shkollat e mesme. Fqinjët tanë në jug, grekët, që mbajnë akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, modernizohen çdo vit, Serbia blen armë në Rusi, Franca gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Serbinë për blerje e sistemeve të raketave.
Ss për të ditur disa shifra: Serbia sot ka 2 herë më shumë ushtarë se ish-republikat e tjera të Jugosllavisë, dhe vendet fqinje, ajo numëron 45.000 forca nga të cilët 10.609 ushtarë profesionistë, 8761 oficerë (45 gjeneralë, 544 kolonelë, 3.301 nënkolonelë, majorë, kapitenë dhe 1755 togerë) dhe një buxhet prej 1.2 miliardë dollarë. Forca të afta për luftë 2.579.620 vetë mosha 15-49 vjeç.
Bullgaria ka 51.000 forca një buxhet mbi 1 miliardë dollarë dhe forca te afta per lufte 1.661.211 vete; Kroacia 18.400 forca; e afte te mobilizoi 1.035.712 rezerviste mosha 15-49 vjeç buxhetin 875 milion dollarë;
Sllovenia ka 7.600 forca e aftë të mobilizojë 496.929 vetë dhe një buxhet 507 milionë dollarë.
Greqinë e cila është  NATO dhe BE ka një ushtri të fuqishme dhe në rritje të përvitshme, duke u justifikuar me mosmarrëveshjet që ka me Turqinë edhe kjo anëtare e NATO-s.
Kur ushtria shqiptare ishte e fortë edhe, Ballkani ishte më i qëndrueshëm. Sot nuk mundet të krahasohemi me asnjë nga vendet perëndimore, apo në rajon. A jemi të sigurtë në këto kushte? Përgjigjja e kësaj pyetjeje natyrisht që nuk është pozitive.
Ky është një realitet shqetësues që duhet t’i vërë seriozisht në mendime pushtetarët tanë. Nëse nuk e kanë mendjen vetëm për të bërë plaçkë sikur janë pushtues, e jo udhëheqës të zgjedhur të këtij vendi.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...