Home / Opinion / I dashur lexues, E nderuara lexuese!

I dashur lexues, E nderuara lexuese!

/nga arkivi/

Ndërpreva orën e mësimit dhe shpejt e shpejt, e me shumë gabime, po e shkruaj këtë letër. Është nevojë, domosdoshmëri dhe obligim profesional e moral që t’i them disa fjalë për sulmet e orkestruara mirë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Dënimi i Albin Kurtit nga gjykata e Kosovës, propaganda e Dardan Molliqajt, propaganda e Aida Dërgutit dhe propaganda e Visar Ymerit, kundër liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurti; propagandë e koordinuar mirë me televizionin, radion, shtypin dhe me mediar sociale, tregon se kemi të bëjme një luftë speciale e të sofistikuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje!
Dënimi i Albin Kurtit nga gjykata e Kosovës, propaganda e Dardan Molliqajt, propaganda e Aida Dërgutit dhe propaganda e Visar Ymerit, kundër liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurti; propagandë e koordinuar mirë me televizionin, radion, shtypin dhe me mediat sociale, tregon se kemi të bëjmë një luftë speciale e të sofistikuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje!
Fjalët e tyre, gjuha e tyre, letrat e tyre publike të dorëheqjes, letra që nëse e lexon në qetësi tregon se janë shkruar nga një letërshkrues, afishet dhe muralet e shkruara gjithandej nëpër Prishtinë, janë argumente e dëshmi se kemi të bëjmë me një luftë speciale, e udhëhequr nga “spin doktorë” që njohin fushën e propagandës dhe të retorikës mashtruese.
“Leximi i situatës” të tregon se çdo gjë, që ka ndodhur në këtë Lëvizje për këto vite të fundit, ishte ideuar, planifikuar, mbështetur, paguar dhe menduar deri në imtësi nga organizata, parti politike, sigurime të huaja (gjithsesi të shtetit Serb) dhe interesave të fuqishme ekonomike që duan shfrytëzimin neokolonialist të Kosovës.
Është vetëm një element që ju ka dështuar puçistëve dhe propagandistëve kundërvetëvendosje: Koha e zbulimit të tyre dhe dekonspirimi publik i tyre. Këta dëshironin më shumë kohë për të bërë demin sa më të madh e më shkatërrues.
E nderuara lexuese,
i nderuar lexues,
Orkestrimi, thuaja ushtarak, i sulmeve kundër Lëvizjes Vetëvendosje ka arsyet e veta gjeo-politike, gjithsesi:
1. Dobësimin e rezistencës politike brendapërbrenda territorit të Kosovës dhe brenda Kuvendit të Kosovës. me qëllim që të konkretizohet në qetësi e institucionalisht plani serb për ndarjen e Kosovës, përmes decentralizimit në baza etnike, e që njihet me emrin “ZAJEDNICA”.
2. Dobësimin politik të LVV’së, që bënë rezistencë politike kundër miratimit të demarkacionit të gabuar me Malin e Zi.
3. Shuarjen e idesë kolektive për ribashkimin natyror, shpirtëror e material të shqiptarëve në Ballkan; thyerjen e shpresës publike se Bashkimi i Kombit është “i parealizueshëm”, sepse këtë po e thonë “miqtë ndërkombëtarë”
4. Përforcimin e ndjenjës për një komb të ri në Kosovë, të quajtur “kosovarë”. Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i parë politik i cili e refuzoj dhe nuk e respektoj ndalimin e Flamurit Kuq e Zi në publik. Paraqitja e simboleve kombëtare përmes VV-së, ishte, dhe është, problem i pakapërcyeshëm për Beogradin dhe për “arkitektët e kombit kosovarë”.
Dhe,
5. Krijimin e një ambienti kapitullues para projekteve serbe, të cilat priten të realizohen gjatë demarkacionit të vijës kufitare me Serbinë. Këtu, përmes medias dhe fotografisë, do të përgatitet opinioni, që përpos kantonizimit (kujto rripin e Gazës në Palestinë) të lejohet edhe kontrolli i rezervave të ujti dhe i burimeve të ujit nga shteti serb.
Dorëheqja e Visar Ymerit dhe të tjerëve nga VV-ja, për shkak se Albini do të rikandidojë për kryetar të Lëvizjes, nuk është arsyeja e sinqertë e tyre; Këta duan që të shkatërrohet bërthama e sinqertë e një organizimi shtetëror që gjindet në VV. Këta e duan VV-në si PDK-në dhe si LDK-në, të lodhur, të butë, të korruptuar, të shantazhuar e me elemente neojugosllave. Këta e duan Vetëvendosjen pa Albinin!
E si mund të mendohet UÇKja pa Adem Jasharin e CDU pa Helmut Kolin?

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...