Home / Lajme / Haxhi Avdyli godet Avdullah Hotin për vjedhjen e 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit

Haxhi Avdyli godet Avdullah Hotin për vjedhjen e 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit

Deputeti Haxhi Avdyli, i cili mbështet fuqishëm ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, ka thumbuar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, për ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avdyli ka pyetur se a i janë përgjigjur kërkesës që Qeveria ua bëri dy të dyshuarve përmes një -maili, ku i kishte lutur ata që në një afat brenda pesë ditëve t’i kthejnë paratë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbsme këto ditë, sepse sipas tij pas muajit shkurt nuk do të ketë më lutje.

Avdyli i cili ishte deputet i LDK-së, bashkë me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, kanë nisur themelimin e një iniciative politike, pas shkarkimit të kësaj të fundit nga të gjitha pozitat udhëheqëse në LDK.

Iniciativa e Osmanit me shumë gjasë do të garojë bashkë me VV-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen shumë shpejt.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Ky është postimi i plotë i Avdylit:

A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme keto ditë. Sepse pas shkurtit sdo ketë më lutje, ta dini…

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...