Home / Opinion / Cmendina SHQIPTARE, “ANTI-AMERIKANIZMI” DHE ANTI-AMRIKANIZMI, PLUS “PRO-AMERIKANIZMI” DHE PRO-AMERIKANIZMI.

Cmendina SHQIPTARE, “ANTI-AMERIKANIZMI” DHE ANTI-AMRIKANIZMI, PLUS “PRO-AMERIKANIZMI” DHE PRO-AMERIKANIZMI.

 

Shkruar nga;  Luan Qemal Baci

USA

02 JANAR 2021

                           Tek lexoja komentet e disa komentuesve ne face book rreth pyetjes se kush do ti paguaje miljonat qe do te shpenzohen per zgjedhjet e reja te parakoheshme qe do te zhvillohen tani ne Kosove, si drejtuesi i pyetjes, si komentuesit, kane shqetesimin e madh se keto shpenzime, ne nje shtet normal, me politike normale dhe me politikan te pergjegjshem dhe atdhetare, nuk kishte perse te beheshin. Dhe vertete, Kosova, si shume “e pasur qe eshte”  dhe me nje gjendje ekonomike te popullit “te shkelqyeshme” ku papunesia eshte ne shifra marramendese, si ne atdheun ame, Shqiperi, “e ka lluksin” qe qeverite te mos kene jeten e gjate, po te nderrohen sa me shpejte te jete e mundur, duke thyer edhe rekorde boterore per jeteshkurtesine e tyre, sepse keshtu, duke sabotuar mbarevajtjen e vendit, i sherbehet me se miri Serbise. Diskutuesit qe permenda me siper, me te drejte perdorin emerin e nje fare “krrute”, pagezimi ky “i dashurise se madhe” per dhelperen plake te LDK-se isa Mustafen. Ky marijonete serbe ne politiken Kosovare, dhe koburja me barut gjithnje te thate e Thacit, kunder interesave te popullit dhe te atdheut, ne bashkepunim dhe aleance teper te ngushte me “komandantet” , gjeten nje formule “magjike” per rrezimin e qeverise Kurti, ate te “anti-amerikanizmit” qe Kurti gjoja na paska shfaqur shume here ne te gjithe veprimtarine e tij politike ne Kosove. ‘Pro-amerikanizmi” i Mustafes dhe i komandanteve, perfshire dhe 82 deputete, ne total, kukulla te Thacit dhe te rroges se tyre prej tregetaresh te interesave kombetare, vendosen te c’bejne qeverine Kurti dhe te formojne qeverine me zv-kryeminister Rakiq, ose me mire qeverine kukull Hoti, qeverine lepe-peqe jo vetem ndaj Grenell qe kerkonte te justifikonte rrogen tek shefi i tij Trump, por Hoti do te ishte lepe-peqe edhe tek Vucic, ne vend te Thacit. Pra e gjithe kjo maskarade, me aktore vendas dhe nderkombetare, Serbe dhe Grenelle e kompani, ne fund te fundit perkthehet ne demtim te Kosoves si ne arenen diplomatike dhe politike nderkombetare dhe ne marredhenie me aleatet tane, por edhe me nje barre tejet te madhe ekonomike, me miljona te hedhura ne ere per zgjedhje te reja.
                           Po le te kthehemi pak edhe tek  “ANTI-AMERIKANIZMI” DHE ANTI-AMRIKANIZMI, PLUS “PRO-AMERIKANIZMI” DHE PRO-AMERIKANIZMI qe ekziston jo vetem ne Kosove, por edhe ne atdheun ame, Shqiperi. Ka tridhjete vjet, qe riciklohet pushteti midis tre “te medhenjve”, PD-se, PS-se dhe LSI-se, qe u shqyen “per te miren” e popullit dhe te Shqiperise. Zihen e pir***n me njeri tjetrin sikur te jene njera pale Shqiptare, dhe tjetra armiq te betuar te shqiptareve. Ne fakt, qe te tre, vertetuan se jane armiq te betuar te shqiptareve. Qe te tre pasurohen dhe korruptohen si brenda llojit te se njejtes parti, ashtu edhe midis partive me njera tjetren. Mungesa e nje sistemi te vertete, te mirefillte ligjor, ku sejcili te jete i barabarte perpara ligjit dhe askush mbi ligjin, ka bere qe populli dhe vendi per cdo vit qe vjen te behen edhe me te varfer se nje vit me pare.  Hipokrizia dhe korrupsioni i kane zene vendin pergjegjshmerise dhe patriotizmit te mirefillte. Puthadorja ndaj te huajve e ka bere vendin qe te mos kete aspak zerin e vet te vertete dhe klasen politike te deshiruar per te ndenjur ne pushtet, nuk le koncesione pa bere per varreza imagjinare dhe per ndertime kishash dhe xhamishe te panumerta, jashte cdo pamvaresie regionale kombetare. Keta pushtetare tradhetore, per te qendruar ne pushtet, japin hapesira tokesore dhe detare sikur te jene ne mall te babes. Pasurite e mbitokes dhe te nentokes nuk jane me ne dore te shqiptareve dhe ne sherbim te mireqenies se tyre dhe brezave qe vijne, duke detyruar boshatisjen e atdheut.  Formulat e “ANTI-AMERIKANIZMI” DHE ANTI-AMRIKANIZMI, PLUS “PRO-AMERIKANIZMI” DHE PRO-AMERIKANIZMI, bashke me ate te futjes ne BE, jane kthyer ne mjetin me “produktiv” propagandistik te politikes se horrave te pushtetit.
                           Dhe mbajtja e pushtetit, ka edhe nje element tjeter, kur ai nuk punon per atdheun dhe per popullin. Boshlleku duhet mbushur, edhe ne mjetet e propagandes dhe ne te gjithe mediat, elektronike dhe ato te shkruara, nuk mungojne te hapen tema qe nga monizmi deri tek Skenderbeu, duke baltosur dhe pergojuar per keq kedo, duke dashur te fshihet gjithcka e mire dhe pozitive. Nihilistet nuk lene veprimtari te politikes dhe te njerezeve shqiptare, perfshire edhe ne art dhe ne kulture pa goditur, pa krijuar diskutime e sterdiskutime te zgjatura pa buke, ku edhe nje bari lope kerkon dhe behet historian, gazetar, politikan, shkencetar i shkencave shoqerore apo atyre natyrore dhe ku ta di se cfare, edhe i dreqit edhe i te birit, mjaft qe njerezit te shkeputen nga hallet e perditeshme dhe nevojat me elementare te jetes, dhe te harrojne shkaktaret e vertete, qe jane kjo politike antikombetare e kesaj klase politike qe nuk ngopet kurre me pasuri te vjedhura nga ky vend dhe ky popull.
                           Ne Shqiperi “Pro-amerikanizmi” me i madh ishte ai i nje ish sekretari partie, zotit Sali Berisha, i cili nderseu banda te tera me ure zjarri ne dore kur morri pushtetin per here te pare pasi komunistet shqiptare, me ne krye UDB-ashin Ramiz Alia, ja dhane pushtetin ne tavoline. Perseri ky perbindesh, dhe kjo bande,  disa here me rradhe i eshte sulur Shqiperise me ure zjarri te ndezur ne dore, se fundi edhe me aleate nga LSI, sic ishte rasti i humbjes se jetes se te riut ne Tirane nga Policia. Krimi u perdor perseri per nje krim me te madh, per te ndezur Shqiperine, per ta shkaterruar ate perseri, sepse “trimave” nuk u mjafoj shkaterrimi me themel i Shqiperise ku “legjenda e gjalle e kombit” Saliu e beri cdo gje ne zerro, ne emer te shkaterrimit te komunizmit, te atij komunizmi per ndertimin e te cilit edhe ai kishte dhene kontributin e tij personal.
                           Le te kthehemi pak, ne nje shembull ne Amerike. Ne luften civile ne Amerike, nga viti 1861 deri ne vitin 1865, ku shtetet e veriut, qe perfaqesonin UNION, BASHKIMIN E VENDIT, luftuan me shtetet e jugut, te KONFEDERATES, qe kerkonin te ruanin sistemin e sklleverve dhe per kete kerkonin te shkeputeshin nga UNIONI. Udheheqesi i trupave te Konfederates ishte gjenerali Robert E. Lee, i cili ne muzeun e luftes civile ka nje monument madheshtor, ne te njejten madhesi fizike dhe perballe me fituesin e lufteste UNIONIT gjeneralin Ulysses S. Grant. Amerikanet i respektojne te dy, edhe kundershtarin e tyre, sepse i perket historise. Te vertetat historike nuk duhen zhdukur. Nje popull pa histori, eshte i destinuar te vdese, te zhduket.
                           E nisa kete artikull edhe per nje arsye tjeter, se ne njerin nga diskutimet per shpenzimet e pavend (fale punes se Mustafes me kompani), qe do kryhen ne zgjedhjet ne Kosove, njeri nga diskutuesit qe ben nje kritike me vend per Mustafen,eshte nje shqiptar, qe ka studjuar  ne nje shkolle te mesme ne qytetin e San Antonio, ne shtetin me jugor amerikan, Texas (Teksas), ne shkollen qe mban emerin e komandantit armik te UNION, gjeneralit Robert E. Lee. Statuja te ketij komandani ka kudo ne shtetet e Jugut te Amerikes. Gjate revoltave “Black Lives Matter”, disa nga keto vepra arti edhe u dhunuan, disa u hoqen edhe nga autoritete lokale, se Robert E. Lee ishte per te ruajtur tregetine dhe perdorimin e sklleverve, dhe komuniteti afrikano-amerikan quhesh i ofenduar nga prezenca e tij. Por shoqeria amerikane u vu edhe ne mbrojtje te veprave te artit dhe te historise, edhe pse njekohesisht denonte skllaverine si sistem, skllaveri qe luftoje te mbroje Robert E. Lee. Ne fund dua te theksoj se jo cdo gje u shkaterrua, u ndalua shkaterrimi, dhe jo si ne Shqiperi qe “Pro-amerikanizmi” i politikaneve sahan lepires shkaterroj me themel deri ne zero Shqiperine, apo ne Kosove po i njejti brum hodhi poshte qeverine e zgjedhur nga votat e popullit.
                           Edhe nje detaj, qe e vlen per te nxjerre mesime politika jone “e madhe” ne te dy anet e kufirit shqiptar-shqiptar. Kur gjenerali i Konfederates Robert E. Lee humbi luften dhe u dorezua tek gjenerali fitues i luftes Ulysses S. Grant, ky i fundit nuk pranoj ta carmatos Robert E. Lee. Kur Robert E. Lee i tha se une jam i humbur dhe i dorezoj revolverin e tij tek Ulysses S. Grant, Grant, si nje burre i vertete, i tha se armen mund ta mbante, ushtari duhet te kete armen e tij. Grant nuk e burgosi, e la te lire humbesin, bile i la dhe armen, dhe nuk hapi gjyqe per ta denuar per “kafete qe kishte pire Lee”. Grant e dinte se veprimi i tij ishte hap per unifikimin e popullit dhe sherimin e plageve te luftes vellavrasese te luftes civile. Grand me vone u be president i Amerikes.
                           Zgjedhjet qe vine ne Kosove dhe ne Shqiperi, duhet te na bejne me te mencur si popull, qe ti mesojme me vote, ata qe zgjedhim qe te dine ti lexojne drejte, jo me hipokrizi dhe pa korrupsion “formulat’: “ANTI-AMERIKANIZMI” DHE ANTI-AMRIKANIZMI, PLUS “PRO-AMERIKANIZMI” DHE PRO-AMERIKANIZMI.

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...