Home / Lajme / Marin Mema flet për çështjen e detit: “Ja pse hesht politika…”

Marin Mema flet për çështjen e detit: “Ja pse hesht politika…”

Marin Mema flet për çështjen e detit: “Ja pse hesht politika…”

“Kufijtë nuk i vendos as politika as Haga”/ Marin Mema flet për çështjen e detit: Duhet transparencë, ja pse hesht politika shqiptare

Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër sa i takon kufijëve detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Për gazetarin, kufijtë nuk i vendos asnjë shtet, as politika apo Gjykata e Hagës, duke theksuar se për këtë çështje të ndjeshme për qytetarët duhet e plotë pa ngjyrime politike.

Në një postim në rrjetin social, Mema thekson se Greqia prej një kohe të gjatë e ka shtypur popullin shqiptar dhe për të politika shqiptare hesht sepse ka përfitime.

Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund ti vendosë Greqia dhe as politika shqiptare, as “Haga” dhe “bijëzat” e saj. Duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime sepse kombi nuk është politikë. Transparencën duhet ta bëjnë ekspertët, ata të vërtetët që nuk kanë lidhje me politikën, e që interesat kombëtare nuk i shesin për asgjë në botë.

Është fakt se Shqipëria po mbushet me varreza, e ne nuk mundemi as të ngremë një memorial jo larg Tepelenës për të përkujtuar 217 hormovitë të masakruar në 1914. Një projekt i mikut të nderuar Meçan Zotaj ende pret…

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë të drejtë as të derdhin një pikë lot në pragjet e shtëpive të tyre, as një pikë lot në ato toka ku lanë të parët e tyre. Asnjë pikë lot e jo më të kërkojnë memorialë. Kjo nuk është njerëzore e nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin ekstrem e britmat që fshihen pas. Nuk është njerëzore.

Është e dhimbshme, është e pafalshme.

E kur vjen puna në këtë pikë të gjithë heshtin, politika greke e hesht politikën tonë sepse tek ne të gjithë janë të gatshëm të japin diçka nëse kjo u jep pushtet e përfitime. Kjo është e vërteta”, shkruan Marin Mema.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...