Home / Opinion / Dy fjalë urimi special për Jakup Krasniqin

Dy fjalë urimi special për Jakup Krasniqin

Në ditën e parë, pas vitit të brishtë, vitit të prishtë, 2020, midis urimeve të natyrshme që më vijnë si obligime që zakonisht nuk arrij t’i përmbush, sot më imponohet natyrshëm Ditëlindja e Jakup Krasniqit. Më imponohet jo vetëm pse është ditëlindje e një shoku, gati gjysmëshekullor, të idealit, jo vetëm pse është përvjetori i tij i shtatëdhjetë jubilar, por mbi të gjithat se kjo është ditëlindje në Burg, larg familjes së tij të mrekulleshme dhe larg atdheut të tij të cilit ai iu përkushtua dhe iu përbetua me fjalë e me vepër: “Shqipëri të qofsha falë, të kam Nënë e më ke djalë…”
Përvjetorin e tij 65-të Jakupi e shënoi më përurim të librit të tij të radhës. Nuk përjashtohet mundësia që edhe këtë përvjetor ai do ta shënonte me përurim të ndonjë vepre të re…
I prangosur dhe i syrgjynosur, Jakupi ka kaluar shumë ditëlindje të moshës së tij rinore, por ky është i pari përvjetor jubilar, shtatëdhjetë vjetori i lindjes. 30 – Vjetori i linjdjes – në burgun shovinit dhe me ligj të Jugosllavisë armike, diktatotoriale, shoviniste dhe okupuese, ndërkaq
70 -Vjetori – në burg, midis Evropës mike, demokratike dhe destincion dhe model i synuar i përpjekjeve liridashëse e paqedashëse të Jakupit dhe bashkëluftëtarëve të tij çlirimtarë! Paradokse, në një vit dhe kontekst paradoksal!
Aparati politikopenal jugosllav e arsyetonte prangosjen, presionin dhe represionin e egër me dispozita ligjore jugosllave, në kundërshti flagrante me standardet dhe praktikat demokratike evropiane, ndërkaq Dhomat e Specializuara, krjesa mikste e Shtetit të lirë, Republikës së Kosovës, krijimit të të cilit a i kontribuoi si rrall kush, dhe strukturave të Evropes mike e demokratike, e justifikojnë prangosjen dhe akuzat dukshëm të pabaza dhe madje edhe absurde kinse të mbështetura në dispozita të juridiksionit kosovar dhe sistemit represiv të Ish Jugosllavisë së shpërbërë dhe të ndëshkuar pikërisht pse ishte jodemokratike dhe luftënxitëse…
O tempora…!
Jakup Krasniqi i ri e ka mundur burgun politikopenal shovinist me fuqinë e idealeve çlirimtare, me vizonin konsistent progresist dhe me virtytet më të mira morale e humaniste…
Ashtu si edhe në burgun shovinist edhe në Trubunalin Ndërkombëtar të Hagës, ai mbronte kauzën e lirisë dhe pastërtinë morale të Luftës çlirimtare.
“Dy pa shpirt, një pa liri…”, thoshte një urti e hershme shqiptare, natyrisht, duke u mbështetur në përvojën e hidhur të drejtësive të padejta okuouese!
Fenomeni I deritashëm penalojuridike i të ashtuquajturave Dhomave të specializuar, de facto- Gjykatae speciale, nuk mund të bashkëjetojë gjatë me praktikat e porositura dhe të instrumentalizuara, antijuridike e antidemokratike të kohëve të shkuara, të dënuara dhe të pakthyeshme.
Për secilin që e ka njohur Jakup Krasniqin, nuk mund të ketë asnjë dilemë se ai (dhe jo vetëm ai) mbahet padrejtësisht prapa grilave.
Në këtë ndërrim motesh, Jakupit i urojmë vetëm shëndet!
Pas vitit të brishtë dhe të prishtë 2020, nuk mund të vijë një tjetër vit i brisht dhe i prishtë dhe as kohë e brishtë dhe e prishtë!
Mund të vonojë por nuk mund të mos vijë dita kur përvjetorin e tij domethënës në ditën nismëtare të Vitit të Ri, Jakup Krasniqi i frytshëm ta shënojë me përurim veprash të reja me vlerë, pos veprës së planifikuar për këtë përvjetor, me tematikë nga fahu i tij i preferuar i eksplorimit të historisë së shkuar, mbase edhe një vepër me tematikë nga historitë tona më të reja, posaçërisht intriguese për një luftëtar të devotshëm dhe të paepur për të vërtetën.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...