Home / Opinion / E MAJTA DHE E DJATHTA POLITIKE TË SHQIPTARËT

E MAJTA DHE E DJATHTA POLITIKE TË SHQIPTARËT

XMA Header Image

Shkruan; Dr. Musa Krasniqi

29 dhjetor 2020

Fatkeqësisht, tepër shumë shqiptar ende nuk e kanë kuptuar se ç’është e majta dhe ç’është e djathta në politikë.
Në Evropë e sidomos në Skandinavi ku dhe jetoj e punoj tashme shumë vite, meritat e përparimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të masës së gjërë popullore, punëtore e sociale, historikisht i takojnë partive të majta. Këto të drejta edhe tani në kohën që po jetojmë, ruhen me vendosshmeri nga partitë e majta.
Të drejtat e Mërgatës në përgjithësi dhe të Mërgatës shqiptare në veçanti, në Evropë mbrohën nga partitë e majta.
Shqiptar të nderuar që jetoni e punoni në Evropë, këtë e keni të mundur falë angazhimeve historike e të vazhdueshme të partive të majta. Po të bëhëj çka deshirojnë partitë e djathta, brenda një kohe të shkurter shumicën nga ju, Evropa do u kthente kah keni ardhur.
Prandaj, shqiptar në Mërgatë, kur flisni keq për të majtën dhe mirë për të djathtën e keni “humbur rrugën në oborrin e juaj”. Derisa në Evropë ju mbanë e majta e në atdhe e perkrahni dhe e votoni të djathtën jeni hipokrit. Ka shumë të atillë që mbahën nën social (pa punë) në Evropë, që “ti qerrojnë sytë” si djathtista e kur shkojnë në atdhe mundohen “të shiten” si biznismen dhe votojnë për të djathtit. Harrojnë, nuk e dinë apo bëhën sikur nuk e dinë se e majta i mban. Ju, pse nuk shkuat kah lindja apo dikund tjetër ku dominojnë ose ka vetem ide të djathta?
E djatha dhe e majta politike në demokraci as në Shqipërinë Etnike (Autoktoni) e as në Mërgatë sikur nuk është mirë e sqaruar, sikur nuk kuptohet drejt. Fajn për këtë unë mendoj që e kanë partitë e majta sidomos në Shqipërinë administrative sepse kanë deshtuar e devijuar pothuajse plotësisht.
Është paradoksale, kemi mbetur populli më i varfër në Evropë dhe kemi tepër parti të djathta, bile edhe të majtat u ngjajnë të djathtave dhe bëjnë koalicione me të djathtat?
A thua pse? Mos është deshira për t’u bërë të pasur edhe në mënyra të paligjëshme ? Ndoshta i shohin rrugët e hapura për arritjen e këtij qellimi, si parti të djathta, si parti që u ngjajnë të djathtave, dhe si parti në koalicion me të djathtat apo kanë fobi (frikë) nga e kaluara socialiste e vendit.
Atdheut i preferoj “kopjimin” e demokracisë Skandinave, ku çdo kush është i siguruar, me arsim e shëndetësi të dominuar shtetërore dhe falas.
E shoh me shpresë programin majtist evropian të VV-ës në Kosovë. Nese VV-ja i mban parimet e veta sociale e kombëtare e ka të sigurtë pushtetin në të ardhmen…
Në lidhe me Shqipërinë adminisatrative ende jam i pashpresë sa i përket së majtës së vërtetë dhe kombëtarës së të dyjave – të majtës dhe të djathtës.

P. S.

Gjthë shqiptarëve gëzuar viti i ri, 2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...