Home / Opinion / LUFTA E PAPRINCITE KUNDER KURTIT DHE OSMANIT, NJË KËMBANË ALARMI NGA KORRUPSIONI N¨¨E KOSOVË.

LUFTA E PAPRINCITE KUNDER KURTIT DHE OSMANIT, NJË KËMBANË ALARMI NGA KORRUPSIONI N¨¨E KOSOVË.

Shkruar; Luan Baci

USA

27 Dhjetor 2020

Eshte qellimi i fitores se popullit te Kosoves, i te ardhmes se femijeve te Kosoves dhe te mbare Kombit, ndaj dhe duhet mbeshtetur Albini dhe Vjosa. Gjate luftes u mbeshteten ata burra dhe gra, ato bija dhe bije trima qe i dolen zot luftes. Disa prej trye, dhe jo pak rane dhe u bene fli ne altarin e lirise, disa te tjere u zhyten ne fukarallek nga abuzimi i pushtetit nga ana e atyre qe dje ne lufte i kishin komandante ne betejat kunder pushtuesit. Ata, komandantet, e humben lavdine e luftes, humben dashurine dhe respektin e popullit, sepse e vodhen dhe e shperdoruan, per rrjedhim, populli, nga heronj te dikurshem sic ishin, i dha vleresimin e merituar ne ndryshimin e dhimbeshem qe disa nga komandantet bene ne udhetimin e njezet viteve te pas luftes. Dhe ky vleresim nuk ka si te jete si ai i pari, por diametrialisht i kundert me te. Tanime disa prej tyre u futen ne rrugen e babezise se pasurimit, qe i coi deri ne tradheti kombetare, dhe keshtu qe populli ja hoqi vleresimin e nderuar te heroit te dikurshem dhe u dha titullin e turpit, ate te tregetarit te atdheut, te tradhetise.

Populli tanime nuk eshte me ai i njezete viteve me pare, qe mashtrohet lehte nga sloganet, nga parullat boshe, per fushata elektorale, dhe pas fushatave per “kthimin se prapthi te fletes se qepes”! Populli tashme eshte ndergjegjesuar. Ai nuk i shikon me problemet dhe te ardhmen e tij vetem bardhe e zi, por me te gjitha ngjyrat e jetes, me ato te vertetesise, te hipokrizise, mashtrimit dhe me te tradhetise se fshehur nen lekuret e gjarperinjeve. Tashme populli e ndjen me mire se ku eshte era e lirise dhe ku duhet te besoj, por ne te njejten kohe edhe se si duhet te jete vigjilent qe te mos cikloje pushtetin si u ciklua ne 30 vitet e fundit ne Shqiperi dhe ne 20 vitet e fundit ne Kosove, ku pushteti vetem sa kaloi nga njera dore mashtruesish dhe abuzueshis ne doren tjeter, qe ne dukje ishin te ndryshem, por ne thellesi dhe brendesi te tyre ishin i njejti brume i thartuar, anti kombetar, anti shqiptar.

Ne luften e madhe mediatike qe po zhvillohet tani ne Kosove, kunder VV -s, dhe kryesisht udheheqesit te saj Albin Kurtit, nuk mungojne te nxirren fotografi me zjarre duke akuzuar VV per terrorizem, per “Komunista” qe kerkojne “te marrin pushtetin me dhune”, akuza te dala  nga njerez te “popullit, ish komandanta” qe “e sprovuan veten” ne lufte. Po keta komandanta si e sprovoan veten ne paqe?! Duke shkaterruar ekonomine dhe duke e cuar ne zero, duke e vjedhur popullin, bile edhe duke e vrare dhe e burgosur ate me procese gjyqesore te montuara si ne kohen e Serbise?! Si e drejtuan vendin keta komandanta ne paqe duke e detyruar rinine e Kosoves te ike nga syte kembet, duke boshatisur ate toke qe nuk mundi ta boshatise me mire as regjimi me gjakatar i Miloshevicit, po ja qe doli “me i sukseshem” regjimi paqesor i komandanteve, qe nuk dine se sa milona kane neper bankat e ndryshme neper bote?! Kur me vote demokratike nuk merret, ose edhe kur merret pushteti, ai vidhet ne oret e vona pas mesit te nates nga vete “presidenti” i Republikes, dhe nga e ashtuquajtura  “legjenda e gjalle” Haredinaj, si mund te pretendoni ju “paqesoret” se eshte gabim zjarri ne disa vende kunder shtypjes, shfrytezimit, vjedhjes se votes, vjedhjes se pushtetit, vjedhjes se jetes se qyetarit?! Po, eshte gabim te shkaterrosh, por ju “paqesoret” nuk e leshoni pushtetin, as me vote dhe as me deshiren tuaj! Atehere cfare i mbetet popullit, te mbetet ne jete te jeteve skllavi juaj?!  Jo, kurren e kurres jo, ne se nuk ka zbatim te ligjit, nuk ka paqe, ndaj beni kujdes, se populli u merr perpara, ne se nuk zbatoni rregullat dhe lojen e demokracise.

Populli tashme ka mesuar se si te sillet me ata qe e marrin pushtetin per ti sherbyer popullit dhe atdheut, dhe ata qe e kerkojne pushtetin me thonj per ta perdorur si mjet pasurimi. Populli i Kosoves, sot perkrah me te drejten legjitime, bile masivisht Kurtin dhe Osmanin, sepse beson ne udheheqjen e tyre te ndereshme ne sherbim te tij dhe atdheut, por njekohesisht, populli, ka mesuar te dije te hape syte, se ne se Albini apo Vjosa, dalin nga binaret e parimeve te tyre, atehere populli, dashurine dhe respektin e sotem per ta do ta zevendesoje neser, me ate qe u ka rezervuar sot komandanteve gjakeprishur dhe abuzues.

Te gjitha forcat perparimtare ne Kosove, dhe jo vetem ne Kosove, duhet te mbeshtesin pa rezerva fitoren e Kurtit dhe Osmanit. Sigurisht ata nuk jane engjej, nuk jane te pagabueshem, nuk dine gjithcka, por te gjithe duhet te bejne me te miren qe gabimet te jene thjesht njerezore, pa pasoja ne drejtimin dhe perparimin e atdheut. Te mesohemi ti veme krahun dhe shpatullat njeri tjetrit. Te mos kerkojme gjithnje “gjilperen ne mulli te kashtes”, dhe te largohemi nga “dashuria e madhe” per te baltosur kedo, ne cdo kohe dhe per gjithcka. Ne jemi as te mire dhe as te liq. Shqiptare nga planeti Mars apo dhe nga planetet e tjere nuk do te sjellim. Te gjithe popujt ne bote kane te keqiat dhe te mirat e tyre. Asnje popull nuk eshte pa te meta midis tyre. Ne shqiptaret jemi vertete fisnike, por duhet te kemi me shume respekt per veten, mos merremi me shume me te keqen duke harruar ate qe eshte mire. Armiqte e kombit tone mundohen perdite te na percajne duke na futur ne perplasje te panumerta, te panevojeshme, qe te heqim vemendjen nga problemet madhore ne te cilat duhet te shpenzojme energjite tona si komb.

Askush nuk mund te luaj me popullin. Kujdes ti dhelper apo ujk qe rri strukur nen lekuren e qengjit. Populli vezhgon, populli heton, populli vlereson, dhe ne fund populli paguan me respekt dhe dashuri ose me grusht turinjeve dhe zjarr te ndezur.

 

 

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...