Home / Opinion / KUJDES!, MOS BIEM PRE E KURTHEVE GREKE.
Aktiv

KUJDES!, MOS BIEM PRE E KURTHEVE GREKE.

Se kildebilledet

Shkruan: Dritan Goxhaj

Dekreti i miratuar nga parlamenti i Greqisë për shtimin e ujrave të tyre territoriale nga 6 milje në 12 milje, i cili shërben vetëm që grekët e greqisë e fillo grekët e shqipërisë të kalojnë në ekstazë dhe të mund të arrijnë orgazëm, ka shkaktuar një konfuzion të madh në Shqipëri. Ku një pjesë e forcave politike, kryesisht të majta dhe në pritje nga ndonjë kockë nga kryeministri Rama, akoma nuk janë shprehur, pa u shprehur vetë Rama më parë. Ndërsa një pjesë tjetër që i përket asaj cope opozite pothuajse inekzistente edhe ajo akoma nuk është shprehur pasi prêt veprimin e Ramës, jo për të përfituar prej tijë por për ta sulmuar. Ndërsa një grup forcash të tjera janë hedhur në një sulm politik kundër Ramës duke e akuzuar për marëveshje të supozuara. Nuk kam në mend aspak të mbroj Ramën, larg qoftë, e Zoti më ruajtë mendt për një gjë të tillë, por ama sulmi i këtyre grupeve të fundit, që qartësisht është bërë për vetëm përfitim politik pa asnjë analizë të detajuar të asaj çfar thonë. Pse e them pa analizë. Pasi ata po akuzojnë Ramën pse nuk po kapet pas pikës 5 të Konventës së OKB-së për të drejtën e detit. Gjithashtu edhe çdo lloj veprimi i sugjeruar që do e çonte Shqipërinë në një gjykatë ndërkombëtare do të ishte vetëm një sugjerim në favor të Greqisë dhe të Ramës. Duke qënë se shtimi i ujrave territoriale deri në 12 milje detare është e drejtë e çdo shteti, bazuar kjo në nenin 3 të konventës për të drejtën e detit, dhe është verprim tërësisht i drejtë i cdo shteti, por ama vetëm aty ku është mundësia. Sepse ndryshe i bie që të preken kufijtë territorialë, e në këtë rast me këtë zgjerim, Greqia po prek kufijtë territorialë të Shqipërisë.

Kur dihet që kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë është vendosur që në vitin 1913 për të vazhduar më pas me Konferencën e Parisit të vitit 1921, për të kulmuar në Traktatin e Firences në vitin 1925 dhe mbi të gjitha për delimitimin e kufirit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1926, ku është bërë marrëveshja për kufijtë e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Por ama dihet që kufijtë mund të ndërrojnë me dy mënyra të vetme, ose me marëveshje dy palëshe, ose me vendim të gjykatës ndërkombëtare. E para nuk ka gjasa që të ndodhë pasi nuk ka gjasë që presidenti ta firmosi një gjë të tillë, e dyta mund të ndodhi vetëm nësë ne i sugjerojmë Ramës që ta çoji kërtë çështje në gjykatë ndërkombëtare, dhe kështu të biem në lojën e Ramës për hesap të Greqisë. Duke qënë se Greqia tashmë e ka marrë këtë vednim, kësaj i bie që ne të jemi në një konflikt të hapur me Greqinë. Ndaj Shqipëria duhet t’i përgjigjet vendimit të palës Greke në të njëjtën mënyrë, edhe ajo duhet të miratojë shtyrjen e ujrave të saj territorialë në 12 milje detare. Sugjerimet për t’u kapur për nene të ndryshme të kësaj konvente e çojnë çështjen në gjykatë, e ne duhet t’i shmangemi tërësisht gjykatës. Duke pasur parasysh që greqia nuk mund të hyjë në ujrat tona pa një vendim nga dy opcionet e lartpërmendura, pasi nëse do e bënte, kjo do të konsiderohej si agresion i hapur ndaj Shqipërisë, duke qënë se të dyja këto shtete janë nënshkruese të kësaj konvente. Dhe si të tilla ato janë subjekt i nenit 15 të kësaj konvente:

Kufizimi i detit territorial ndërmjet shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë

Kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme pikat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve

Pra pa një marëveshjemes palëve, veprimi i Greqisë është vetëm një lojë e stisur që Shqipëria ose ta pranojë ose ta çojë në gjykatë. Ndaj forcërisht duhet ose t’a injorojmë këtë dekret të Greqisë ose t’i kërkojmë Presidentit tonë, i cili ka ca kohë që na hiqet si patriotë, të mos shesi patriotizëm deklarativ, por të shpallë dekret për zgjerimin e ujrave tona territoriale sipas nenit 3 të kësaj konvente.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...