Home / Lajme / LETRA E DYTË DREJTUAR JAKUP KRASNIQIT

LETRA E DYTË DREJTUAR JAKUP KRASNIQIT

XMA Header Image

Shkruan; Dr. Musa Krasniqi

I nderuari Jakup Krasniqi, kjo është letra e dytë qe unë po ju drejtohem juve brenda tri javësh. Ju premtoj qe ky do te jetë shqetësimi i fundit për ju nga unë.

Nuk mund ta marr me mënd qe dy votat e partisë tuaj te jenë per “legjitimimin” e qeverisë më te turpshme qe nga ajo e Rrahman Morines.

Ishte shokuese për shumicen e shqiptareve qe deputetet shqipfolës e ne mesin e tyre edhe deputetet e partisë suaj e ngriten doren per rreximin e Qeverisë me shqiptare në historinë e Kosovës.

Ju lutem bëni krejt cka është e mundur e terhiqeni partinë tuaj nga kjo “lojë” e ndyrë.

Duke u bazuar ne pozitën qe e keni në parti, ndoshta mund te thoni se nuk keni patur ndikim se si është votuar at ditë kur u rrëxua Qeveria dhe se nuk mund te keni ndikim se si do te votohet tani po qe se vjen rasti. Nese është keshtu atëherë ju lutem edhe një herë, sepaku delni hapur me mendimin e juaj se nuk jeni për formimin e kësajë qeverie qe po pritet të formohet. Një deklarim i tillë i juaj ndoshta do të kishte efekt pozitiv duke filluar nga deputetët e Nismes e ndoshta edhe të ndonjë deputët të partive tjera.

Është bindja se shumica e votuesve jan kundër formimit te kësajë qeverie me ndikim të sforcuar serb dhe kundër vullnetit të shumicës se popullit. Kjo është dëshmuar me të gjitha testimet qe jan bërë.

Formalisht, unë po e shkruaj këtë letër sepse besomeni keshtu si unë sot mendojn shumica e shqiptareve kosovarë – pra qe Qeveria aktuale në detyrë duhet të mbetet deri në zgjedhjet e reja pas pandemisë.

Lindë pyetja përse po ju drejtohem vetem juve. Pergjigjëja është – lideret tjerë duke filluar nga presidenti, qe po e kundershtojn Qeverinë aktuale (në detyrë), i shof si egoist, kokëfortë, të pandërgjegjëshem, të pandryshueshem, karierist deri në verbëri për pushtet por edhe të padijeshem.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...