Home / Lajme / KOPERTINA / Revolta e Rexhep Qoses: Nuk e kemi ditur dhe nuk e kemi pritur që pas turpit të Esat Toptanit e Ahmet Zogollit, do dilnin të tjerë që do t’i falin Greqisë detin!

KOPERTINA / Revolta e Rexhep Qoses: Nuk e kemi ditur dhe nuk e kemi pritur që pas turpit të Esat Toptanit e Ahmet Zogollit, do dilnin të tjerë që do t’i falin Greqisë detin!

 25, 12, 2020 

KOPERTINA / Revolta e Rexhep Qoses: Nuk e kemi ditur dhe nuk e kemi pritur që pas turpit të Esat Toptanit e Ahmet Zogollit, do dilnin të tjerë që do t’i falin Greqisë detin!

Ai e ka quajtur regjimin e Berishës në një intervistë këtu në DITA, një “autokraci blegtorale”. Ka qenë përherë një mbështetës i duruar i ndryshimit politik dhe i mazhorancës aktuale në Tiranë.

Por këtë herë revolta e akademikut të shquar është e qartë.

Në një shkrim botuar sot në faqen e parë të gazetës DITA (marrë prej parathënies së librit “Pushteti i Korruptuar- Protagonistet dhe Viktimat”), profesor Rexhep Qosja flet ndër të tjera edhe për të ashtuquajturën “çështja e detit”:

“Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë, që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës, duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë e tyre!” – shkruan akademiku i shquar në parathënien e botimit, publikuar sot nga DITA.

Profesor Qosja shkruan gjithashtu mbi oligarkinë politike në Shqipëri e Kosovë dhe mbi mosndëshkimin:

“Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj shumë të këqijave.

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë Romake e despotët në despotitë orientale” – shkruan ai ndër të tjera në shkrimin që mund të lexohet sot i plotë në DITA.

/ Marë nga Gazeta Dita/

 

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...