Home / Lajme / Kreu i Sanxhakut kujton rrënjët shqiptare të rajonit, irritohen mediat serbe

Kreu i Sanxhakut kujton rrënjët shqiptare të rajonit, irritohen mediat serbe

 

Kreu i boshnjakëve të Sanxhakut ka trazuar serbët, ku ka treguar rrënjët shqiptare të kësaj krahine që ju dha Serbisë nga Kongresi i Berlinit i 1878-s.

Sulejman Ugljanin, Kreu i Sandzhak Demokratska Akcija (Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut) ka marrë pjesë në një aktivitet në qytetin e Mitrovicës, ku janë përuruar portretet e 27 intelektualëve të qytetit.

Në një postim në rrjetet sociale Ugljanin thekson se Sanxhaku ka pasur përfaqësuesit e vet që në themelimin e shtetit shqiptar. Kjo ka irrituar serbët që e kanë sulmuar në mediat e tyre kreun e rajonit të Sanxhakut ka një status të tijin gjysëm autonom.

“Në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, një projekt për dekorimin e qendrës së Mitrovicës u promovua me portrete të 27 intelektualëve më të shquar në historinë e Mitrovicës.

Midis këtyre personaliteteve janë 7 intelektualë nga Sanxhaku: – Ajdin Draga, i cili përfaqësoi Mitrovicën, Tutin dhe Novi Pazarin në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në 1912, – vëllai i tij Nedzip Draga, themeluesi i Xhemijet(Bashkimi), e cila u themelua 101 vjet më parë, përndryshe një shok shkolle i Mustafa Kemal Ataturk. Dervish Mitrovica lindi në Novi Pazar, i shkolluar në mënyrë akademike dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës në periudhën 1915-1918. Djali i tij dr. Xhelal Mitrovica, jurist, shkrimtari Hivzi Sulejmani nga Tutin, i cili me Esad Mekulin, gjithashtu nga Sanxhaku dhe Adem Demacin është një nga tre shkrimtarët më të mëdhenj në Kosovë.

Dhe së fundmi, është një kënaqësi e veçantë që këtu është një portret i Aqif Effendi Haxhiahmetoviç, të cilin ne e konsiderojmë heroin më të madh të Sanxhakut”, shkruan Ugljanin në faqen e tij në instagram.

Ndërkaq, mediat serbe kanë nisur sulmet ndaj kreut të Sanxjhakut, duke e konsideruar si përkrahës të bashkëpunëtorëve të fashizmit, ku përmendet veprimtaria e Aqif Efendiut gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ishte edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Shqipërisë që nën Gjermaninë u bashkua me trojet shqiptare të pushtuara nga serbët.

Ky është rasti i parë zyrtar që flitet për rrënjët shqiptare të Sanxhakut, pas disa dokumentarëve të transmetuara në Top Channel, prej gazetarit Marin Mema për asimilimin e shqiptarëve në krahinën në Veri të Kosovës dhe në kufi me Plavën e Gucinë.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...