Home / Opinion / Karantinë politike për Isën (Putinin e Kosovës)!

Karantinë politike për Isën (Putinin e Kosovës)!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Ngjarje dite.
Sapo u shpërnda lajmi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për joligjimitetin e qeverisë Koti, e cila në muajin qershor u miratua me hile nga një deputet pa të drejtë vote dhe i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, lajmi mori dhenë gjithandej nëpër trojet shqiptare ku i madh e i vogël u gëzuan që ra qeveria e turpit që de fakto është qeveria e Isës (Putinit të Kosovës).
Nga sot e tutje Isa Mustafa (Putini i Kosovës) ka vendosur të mbyllet në karantinë politike nga turpi dhe befasia e një vendimi të papritur nga Gjykata Kushtetuese e cila po fillon të reflektojë në ndarjen e drejtësisë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen brenda 40-ditëve do të sjellin një tjetër spektër të konfigurimit të ri të parlamentit të Kosovës dhe të qeverisë së re të dalë nga këto zgjedhje.
Le të fitojnë atëherë më të mirët dhe ata që do marrin besimin e sovranit për ta udhëhequr Kosovën në sfidat e reja, për një shtet ku do të sundojë dhe të veprojë shteti ligjor dhe drejtësia.
Por, sot më shumë se kurrë ka ardhur koha që klani titist me Isën (Putinin e Kosovës) në krye, të largohen njëherë e përgjithmonë nga skena politike ku janë futur për katër dekada rresht në dëm të Kosovës dhe interesave kombëtare.
Sa më të parë të shporret nga skena politike kjo bandë kriminale aq më mirë për popullin e Kosovës që po i merr frymën çdo ditë e më shumë me keqqeverisjen e vendit dhe shitjen e interesave kombëtare në arenën ndërkombëtare dhe në tregun e përbashkët europian në Bruksel, ku përmes pazareve politike me vëllamët (”pobratimët”) serbë po i bëjnë gropën Kosovës.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...