Home / Opinion / Dy çirak të Beogradit akuzojnë njëri tjetrin për tradhti!!

Dy çirak të Beogradit akuzojnë njëri tjetrin për tradhti!!

Ngjarjet kur arrijnë një pikë vlimi marrin një kthesë interesante. Sa herë që diçka ndodh në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, shqiptarizmit në rajon, atëherë Prishtina dhe Tirana akuzojnë në këto dy dekada njëri tjetrin për tradhti të anasjelltë.
Akuza të dala boje që pas pak sfumohen dhe nuk ka asnjë reagim institucional.
E vetmja gjë që arrihet është tifozlliku midis fanatikëve të dy palëve, berishizmit tiranas dhe berishizmit prishtinas e gjetkë nën petkun e thaçit me shokë.
– Kujt i intereson ky tifozllik më shumë sesa Beogradit dhe Athinës?
Askujt tjetër.
– Kujt i intereson që shqipfolësit të ndahen në dy pjesë mes grupimit të agjentëve në atë patriot e në tradhtar duke gërryer më shumë terrenin shqipfolës në të gjitha trevat tona?
Askujt tjetër sesa Beogradit/Athinës dhe pushtetarëve shqipfolës me ndihmën dhe yshtjen e tyre.
– Kujt i intereson të jeni trapa e të mos ndani shapin nga sheqeri?
Askujt tjetër sesa politikës dhjerokratike të berishizmit në rajon.
– Si mund ti dënojnë kur ju keni bërë çorap historinë, ndërkoh që toptanin, zogun, mitatin shpk i kthyet në heronj?! Rrjedhimisht drejtësia dhjerokratike e plepave të shkarkuar nga Veting-u nuk ka tagrin e parimit dhe atë historik për ti akuzuar dhe dënuar sipas këtij preçedenti shkatërrues të shqiptarizmit.
– Atëherë përse këta të kompromentuar qëndrojnë akoma në pushtet prej dekadash edhe pas akuzave për tradhti?
Sepse kur ke një publik me bajga në kokë e të kompromentuar që në gjenezën e tij nga 90a deri sot vështirë të distancohen, sepse nuk i lë tutori i tyre në Tiranë, Prishtinë, Beograd, por as drejtësia e berishizmit dhe historia e bërë çorap.
Në jetë jo gjithmonë 1+1 bëjnë 2. Sidomos në politikë kjo nuk ekziston, sepse politika nuk është shkencë ekzakte.
Prandaj me të drejtë jeni çoroditur nga deklaratat e dy toptanëve të dhjerokracisë shqipfolëse Tiranë/Prishtinë e gjetkë.
– Përse kjo nevoja e luajtjes së kartës së akuzës si tradhtar nga të dyja palët?
Këto janë marifete të vjetra të agjensive sekrete midis agjentëve të tyre.
E keni parë filmin “Gracka” (Llazi Serbo, që luan agjenti 007 në variantin shqiptar në të gjitha filmat me agjenturë) ku luajnë me “Kartën e Harresës”, ashtu siç luajnë me “Kartën e akuzës/tradhtisë” mes tyre dy çirakët e beogradit?!
Me të drejtë jeni çoroditur me luftën mes tyre si njëri tradhtar e tjetri patriot.
Sipas rregullit të treshit medoemos saliu ose thaçi janë tradhtar, duke përdorur luftën dhe uçk që të fitojnë pastrimin e figurës së tyre.
Ata mundohen të shpëtojnë veten duke sulmuar nj tj. Ndërsa publiku i çoroditur dhe i ngopur nga bajgat e dhjerokracisë në vend që tu japi dëmkën e tradhtarit të dyve bie në kurthin e djallëzisë së dy protagonistëve dhe gjithë politikës Tiranë/Prishtinë. Të gjithë janë të implikuar në këtë mesele.
Qëllimi i tyre për shpëtim i ndan duke quajtur njërin patriot e tjetrin tradhtar.
Sepse në kokën e tyre dhe në kazanin e beogradit është shumë e rëndësishme që të ruhet njëri prej tyre nga linçi i opinionit publik.
– Përse u duhet kjo??
Sepse kështu e mbajnë farën e ligë mes jush në rrangjet më të larta politike të shqiptarizmës për t’ju helmuar dita ditës siç kanë bërë në tre dekada mbrapshtësie duke ju shtuar përditë e më shumë në emrin e leshterikut nacionalist.
Saliu mundohet të shpëtoj nga mëkatet e së shkuarës gjoja duke sulmuar thaçin, ndërsa publiku duke e ditur rolin/qëndrimin publik e politik të saliut gjatë luftës kundër saj dhe uçk-së e bën Thaçin “të pastër” në sytë e shqipfolësve sylesh duke e pagëzuar në kazanin e kishës serbe si të pamëkat e patriot.
Kështu Serbia vazhdon me çirakun e saj thaçi në publikun shqipfolës.
Nuk u intereson Thaçi si individ, por si shembull për ta lozur në telat e nacionalizmit bosh të trutharëve shqipfolës.
Në politikë ndonjëherë 1+1=3 ashtu siç po ndodh me berishizmin e thaçin në trojet shqipfolëse.
– Kujt i interesonte më shumë kjo përzjerje e historisë pas 90ës mes ballistofashistave dhe Lanç-it sesa Beogradit, Athinës që të kishte një konflikt të përhershëm në politikën shqipfolëse?
– Përse nuk ndodhi e njëjta gjë në serbi e gjetkë me historinë çorap?
Kjo situatë do të sillte automatikisht regresin politik ekonomik të vendit, ashtu siç edhe ka ndodhur në tre dekada. Gjithçka u prish, rrënua dhe këto akte tradhëtie duhej të fshiheshin nën petkun e nacionalizmit duke i akuzuar si prona komuniste, sllavoruse, ndërkoh që ishin djersa, puna, gjaku, sakrifica, vetmohimi i popullit shqiptar.
– Përse nuk e mbrojtën pasurinë tonë këta plehrat e shqiptarizmit në kupolën e pushtetit shqipfolës? Sepse morën përkrahje për të qëndruar në pushtet nga të gjithë në rajon nën termat e stabilitetit rajonal.
Rrënimi i shtetit shqiptar u realizua me përpikmëri matematikore nga Beogradi/Athina me ndihmën e berishizmit në të gjitha trojet shqiptare duke përdorur çirakët shqipfolës pas 90ës ashtu siç kanë bërë gjithmonë këta element shkatërrues para dhe gjatë luftës për çlirim dhe ndërtim të realizmit socialist.
Beogradit i intereson kjo çorbë mes uçk-së dhe thaçit, sepse nëpërmjet tij bën pis UÇK-në dhe detyrimisht hedh poshtë luftën për çlirim e pavarësi të Kosovës sonë.
– Kush mund ta nxjerri patriot thaçin në sytë e publikut sylesh më mirë sesa saliu, që të dy e përdorin për efekt të brendshëm politik që të fitojnë ata që bëjnë me këmb e duar sorrat dykrenare, por që janë më idjotër se tutorët e tyre të djallëzuar shejtan budallenj.
Prandaj publik mos bini në kurthin dhe grackën e të dyve, sepse duke bërë njërin “hero” nga balta që gjoja i hedh i kompromentuari tjetër automatikisht e ktheni edhe tjetrin në hero në aspektin afatgjat dhe i shpëtoni të dy sipas planit sllavogrek.
Sa më shumë i mbani këta mes jush aq më shumë do ju grryejnë e do ju nënshtrojnë berishizmi sllavogrek në rajon.
Sa më parë ti hidhni në koshin e plerave e të distancoheni nga ata, aq më shpejt do të ndryshoni drejtimin e jetës suaj që ka marrë për në humnerë prej tre dekadash e kusur.
Prandaj të thelloheni e të kthjelloheni në ato që dëgjoni dhe çfarë thonë nën rreshta.
Jo gjithçka që dëgjoni e lexoni është ashtu siç duket ose siç jua përcjellin kokat e dhjerokracisë.
Mendoni me kokat tuaja e jo me kokat e tutorëve tuaj që ju kanë denigruar si popull, komb gjatë pushtimit të tyre tridhjetvjeçar.
Politika e sistemit kapitalist jo më kot është quajtur kryemashtrimi i mashtrimeve të shoqërisë njerëzore.
Nëse i kuptoni këto do të kuptoni edhe rrënjën e së keqes që ka gllabëruar trevat tona.
Vëzhgoni, monitoroni, dëshifroni ato që ndodhin e mos i kapërceni pa i përtypur o dykëmbsha mjeranë.
Jeni sipërfaqësor e të cekët, akoma edhe nëse disa nga ju i futen thellë disa analizave, humbisni balancat dhe zhyteni e mbyteni në shkrimet tuaja pa sens e llogjikë.
Kaq!
Kuptuat gjësend apo kllufa ishit e më kllufa dolët nga ky tekst?!!
Ps. Sipas kokave tuaja me bajga i bie që unë, saliu, likmona, lulushi, lubonja (dhanë detin), thaçi, haradinaj, veseli e të tjerë shpk (dhanë tokat, shkëmbim territoresh), edi (solli mitatin si hero) jemi njësoj meqë kemi një emërues të përbashkët kundër krimeve të Thaçit me shokë.
Ashtu ëëë?
Mjerë kjo tokë që ju mban!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...