Home / Histori / 2.4 milionë marka i mori Sami Lushtaku në luftë, ‘bleu tokë’ e krijoi pallate! Ja kë e kanosi pasi e zbuloi këtë aferë?

2.4 milionë marka i mori Sami Lushtaku në luftë, ‘bleu tokë’ e krijoi pallate! Ja kë e kanosi pasi e zbuloi këtë aferë?

 21 .12.  2020

Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

 

Është aktualizua një debat rreth milionave të luftës të cilat i ka marr Sami Lushtaku.

Ishte avokati nga Drenasi, i cili i pari e kishte tronditur Lushtakun se ishte dëshmitar kur ai mori 1.4 milion marka.

Por, ndoshta kjo deklaratë e Halilajt nuk u morr edhe shumë seriozisht nga shumë kush në Kosovë, por pas saj, ai ishte cak i një atentati që u organizua kundër tij.Megjithatë, Lushtaku sot u akuzua se ka marr edhe 1 milionë marka të tjera nga Ramiz Lladrovci.
Ishte nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lutashtaku, ku tha se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

Lushtaku ka thënë se Sami Lushtaku ka marrë para edhe pasluftës, dhe sipas tij nuk e di ku i ka dërguar ato.

Image

Nuredin Lushtaku

“Përveç këtyre parave, Sami Lushtakut ja ka përmend ai zotnia, 1 milion e gjysmë, ai avokati a kush është i Drenasit që i ka marrë në luftë. Përveç 1 milion e gjysmës, edhe 1 milion i ka marrë në përfundim të luftës prej Ramiz Lladrovcit, dy, tri ditë pasi ka përfundu lufta, 1 milion franga, dhe ato ai e di ku i ka lanë, nuk janë kanë tij, nuk i ka shpenzu për zonën, ka qenë komandant zones, i ka shpenzu për interesa të veta, i dinë krejt këta njerëz që i përmenda”, ka thënë Nuredin Lushtaku gjatë një emisioni televiziv.

Kujtojmë se pasi Bekim Jashari e akuzoi Sami Lushtakun se ka blerë tokë, ai ju kundërpërgjigj duke thënë se sikur Bekim Jashari të mos e kishte mbiemrin që e ka, do ta bënte paçavër.

Lushtaku, ishte dënuar me 2 mijë euro muaj më parë, është shpallur fajtor për kanosje ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Lushtaku dënimin prej 2 mijë euro gjobë mund ta paguajë me dy këste mujore në afat kohor prej 2 muajve. I njejti, nëse nuk e paguan dënimin me gjobë, dënimi do t’i zëvendësohet me dënim me burg duke ju llogaritur 20 euro për çdo ditë burg.

Siç kishte deklaruar Lushtaku, pasi që kishte parë shkrimet e Halilajt në rrjete sociale, nuk kishte mundur të përmbahet, ashtu që në një reagim të momentit edhe e kishte thirrur në telefon Halilajn.

Ndryshe, në këtë rast janë të akuzuar edhe Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri. Të dy këtë po akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, pasi sipas prokurorisë, kishin tentuar ta vrasin të dëmtuarin Halilaj. Lushtaku akuzohet edhe për veprën penale të asgjësimit dhe dëmtimit të pasurisë.

Por, për këto vepra, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri janë deklaruar të pafajshëm, ashtu që tashmë procesi gjyqësor ndaj tyre do të vazhdojë. Lushtaku dhe Zeqiri akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, por për këtë vepër, të dy janë deklaruar fajtor në shqyrtim fillestar.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku po akuzohet për veprën penale të kanosjes kurse Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohen për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë. Po ashtu, këta të fundit po akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa Ibrahim Lushtaku edhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Image

Gazmend Halilaj

Sami Lushtaku u akuzua se pas një shkrimi të të dëmtuarit Gazmend Halilaj, në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës, ky i fundit e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i ka kërkuar që t’i heqë ato shkrime duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth. Me këtë, Sami Lushtaku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par2 të Kodit Penal.

Për këtë vepër penale, dënimi i paraparë është me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Me të parë Halilajn, vazhdon aktakuza, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment, Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë.

Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje.

Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”. Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...