Home / Lajme / MJERIM POLITIK DHE KOMBËTAR I DEPUTETËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

MJERIM POLITIK DHE KOMBËTAR I DEPUTETËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

-Në seancën e parlamentit të Republikës së Shqipërisë, kur Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mbajti fjalimin e saj përshëndetës, në podiumin e sallës mungonin pjesa dërmuese e ministrave dhe vetë Kryeministri Rama. Ky i fundit kishte zgjedhur të ishte në një video-konferencë me Komitetin Teknik kundër Covidit, ku ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Erdoganit.
-Deputetët e parlamentit të Republikës së Shqipërisë, të strukur pas karrikeve të sallës, mezi arritën të lëshonin disa duartrokitje të thata në adresë të fjalës së Presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, ndonëse ishte fjalimi më konkret dhe më i zjarrtë i një përfaqësuesi nga Kosova, mbajtur në takimet me vëllezërit në Shqipëri.
Pse na u çfaqën kaq të zbehtë deputetët dhe vetë parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në një kohë që vëllezërit nga Kosova e quajnë Shqipërinë “SHTETI AMË”?!
Për dy arsye të thjeshta por themelore:
Në fjalimin e saj, zonja Vjosa Osmani, misdis të tjerave tha:
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimeve evropiane, vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, siç duam ne, dhe siç do të duan fëmijët tanë!”
Kësaj kërkese, deputetët e Republikës së Shqipërisë, nuk mund t’i përgjigjen, sepse nuk janë në gjendje të heqin traun e doganës që Kryedeputeti / Kryeministri ka vendosur në Morinë.
Më poshtë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha:
“I bëj thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur i bashkojmë zërat tanë, ata do të dëgjohen edhe përtej Kosovës e përtej Shqipërisë“.
Edhe në këtë pikë, deputetët e Republikës së Shqipërisë, janë të pafuqishëm. Thirrjes së Vjosa Osmanit, për miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët, nuk mund t’i përgjigjen, sepse siç ka vendosur Kryedeputeti/Kryeministri i tyre Edi Rama, me Serbinë do të bashkohen në ”Minishengenin Ballkanik“.
Pikërisht, kur Vjosa Osmani po bënte këtë thirrje në Parlamentin shqiptar, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, po miratonte “Marrëveshjen Rama- Vuçiç“, për lëvizjen e lirë Shqipëri – Serbi.
A NUK ËSHTË KY NJË MJERIM POLITIK, POR EDHE NJË MJERIM KOMBËTAR PËR PËRFAQËSUESIT E PARLAMENTIT DHE LIDERUCËT QË PO NA DREJTOJNË PREJ TRI DEKADASH?!
————————————–
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme
Vjosa Osmani e uren Enver Hoxhen dhe adhuron Rugoven bashkpuntor i serbis fashiste. ” bravo ” e tregove veten mir:
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe kostum
Shifeni se si zgerdhihet para xhelati Rugova, dhe se si i perkulet Dr. Femi Agani kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...