Home / Lajme / Lajm i keq për partitë në pushtet, Lista e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosje fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e radhës

Lajm i keq për partitë në pushtet, Lista e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosje fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e radhës

Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Shkruan: Skënderi Mulliqi

17 dhjetor 2020 –

/LVV+Lista e Vjosa Osmanit =81 Deputet/

Me të drejtë mendohet dhe pritet së në zgjedhjet që do të mbahen LVV dhe Lista e Osmanit do ta fitojnë shumicën për parlamentin e ardhshëm. Ka shumë gjasë që disa parti të vogla të dalin nga gara politike si AKR e Pacollit dhe NISMA e Limajt. LDK i duhen reformat e brendshme partiake që mos të bjen si subjektet politik nga vendi i dytë, në te tretin, së po shihet së është duke e humbur elektoratin. PDK dhe AAK , ka mundësi të bëhen bashkë .Kjo mbetët të shihet së Haradinaj disa here është ndier i zhgënjyer në këtë parti. AAK -ja megjithatë që shumë vite ka elektorat konstant, dhe ka mundësi që të mbetet aty. PDK-në më së shumti e ka ‘hallakat” Specialja dhe është duke kërkuar konsolidimin partiak të radhëve të saj.

Ka ardhur koha e kthesave pozitive ne Kosovë, pas 20 vitesh jo të mira të qeverisjes. Ne tetorin e vitit e kaluar kur fituan LVV dhe LDK , ku pas zhagitjeve bën koalicion , shtuan shpresat e qytetarëve të lodhur nga gjendja e krijuar politike dhe ekonomike, së do të bëhet më në fund mirë. Kjo shpresë e tyre u shua vetëm pas 50 ditësh pushtet të Qeverisë Kurti. Këtë shpresë e shuan ata që krejt pas luftën ishin mësuar më pushtet .Dhe , të gjithë u bënë bashkë për ti vazhduar allishverishet e përbashkëta aty ku i kishin lënë. Kjo qeveri e pakicës në pushtet më Listën Serbe , nuk po ka mundësi të menaxhimit të situatës së përgjithshme të krijuar, por edhe nga pandemia globale. Kuvendi zor po bie ligje , madje pas shumë kohësh u arrit Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Kosova është duke u përballur më situata të vështira të brendshme dhe në planin e jashtëm, sidomos kur bëhet fjalë më Serbinë dhe mos angazhimin e inkuadrimit në strukturat e BE-së.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...