Home / Lajme / E dhimbshme Zbulohet “loja” me territorin e Kosovës!

E dhimbshme Zbulohet “loja” me territorin e Kosovës!

Fillimisht, është përfolur, më vonë është faktuar, se lobimi i Hashim Thaçit, tashmë, në cilësinë e presidentit, për ndarjen e Kosovës, ka qenë mjaft i kushtueshëm, për buxhetin e shtetit. Atëherë, kjo nismë konsiderohej e pabesueshme, por, mjerisht, rezultoi e vërtetë! Një kontribut për zbulimin e kësaj afere, dha edhe Ramush Haradinaj, kur e quajti Vlorë Çitakun “ambasadore të Hashim Thaçit!” Dhe, këtë e mësoi nga lobistët shqiptarë, me disa syrësh Ramushin e lidhë miqësia krahinore dhe vjelja e fondeve të përsëritura, në përballje me drejtësinë ndërkombëtare si dhe në fushatat e dendura zgjedhore.

E vërteta e lobimit të Hashim Thaçit, për ndarjen e Kosovës, u konkretizua me vizitën e Edvin Ramës në Beograd, dhe takimin me Aleksander Vuqiçin, deklarata e bujshme patriotike e tij për Kosovën. Më vonë, veprimtaret serbe, për të Drejtat e Njeriut, Natasha Kandiç dhe Sonja Biserko, do të zbulonin dhe denonconin bisedimet konspirative të Ramës me Vuqiçin, “kumbarët e ndarjes të Kosovës”, në Nish të Serbisë!.

Në sinkronizim, partizanët e Hashimit për ndarjen e Kosovës, organizuan një takim, me disa qytetarë në Mitrovicë. Kjo ishte një parapërgaditje për popullin. Në krye të organizimit ishte kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Por, më i drejtëpërdrejtë, për këtë nismë, ishte Raif Çela, një ish i burgosur politik. Veriun e Kosovës, sikur e knsideronte të huaj për Kosovën! Ndërkohë, Veseli do të ndërronte mendje, në kundërshti me shefin e tij, Hashimin, qe tërhequr nga ky pazar.

e këtij akti makabër, ishte Baton Haxhiu. Ai në një debat televiziv, foli me gojën e tij, por, me mendjen e Hashimit. Ishte një shpalosje e qëllimshme e idesë së ndarjes dhe pazareve tjera me Serbinë, kryesisht, në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit! Në mes tjerash, Batoni tha:

1) Veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë;

2) Gjykata Speciale të zhbëhet;

3) K’rimet reciproke të falën, kanë kaluar 20 vjetë, të bëhet pajtimi serbo-shqiptarë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...