Home / Opinion / SALI BERISHA DHE LLUMI TJETËR I SHOQËRISË, NUK MUND T’I MBROJNË DOT AS HERONJTË E AS VIKTIMAT.

SALI BERISHA DHE LLUMI TJETËR I SHOQËRISË, NUK MUND T’I MBROJNË DOT AS HERONJTË E AS VIKTIMAT.

Dhe maskarada e maskarenjve ende vazhdon. Ata me lot krokodili qajnë dhe ulërijnë më shumë se ata që kanë “kobën” brenda në shtëpinë e tyre. Unë me këtë rast, duke i shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e birit të tyre do të nënvizoja se akti i vrasjes mbas shpine i tij, është një krim i rëndë dhe kur kjo bëhet nga punonjës të institucioneve shtetërore, është edhe më i rëndë. Rrënjët e këtij krimi nuk duhen parë te vrasja që bëri polici, as dhe te tejkalimi i masave të vetëmbrojtjes sepse jo vetëm polici që nuk u kërcënua, por as dhe shteti. Jo aspak, sepse këtë krim nëse e shikojmë me këtë sy, atëherë mund të themi se polici e pati burrërinë, ta pranonte fajin e tij dhe aktin kriminal, i kërkoi burrërisht ndjesë familjes së viktimës, sikurse pranoi që për atë çka bëri t’i jepej sipas drejtësisë çdo lloj dënimi i meritueshëm. Po kështu dhe vetë ministri Lleshaj, për këtë akt të rëndë e dha dorëheqjen. Po atëherë, si dhe nga cili kënd duhet ta shikojmë problemin? Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i problemit. Vitet 90-të shënuan një përmbysje të madhe “në emër të demokracisë”. Janë vitet që në emër të saj do të vinte “diktatura e tipit berishian” e barasvlershme kjo me falangat fashiste të Mussolinit të viteve 20 kur nisi “marshimin mbi Romë” teksa Sala nga shpellat e Viçidolit do të niste misionin e tij sekret të marshimit mbi Tiranë, të porositur sipas planit të UDB-së dhe disa shërbimeve të tjera sekrete. Në kuadrin përmbysjes së madhe të shtetit socialist, të bazës dhe superstrukturës së tij, duhej të ngrihej shteti tjetër, tashmë i maskuar me fytyrë humane, duke e etiketuar si “shtetin e të drejtës” dhe për këtë qëllim me çdo kusht duhej të tjetërsoheshin në formë dhe në përmbajtje të gjitha institucionet e tij. Pikë së pari për t’i dhënë mesazh Europës dhe Amerikës duhej ndryshuar regjimi politik që nga “Republike Popullore” të ashtu quhej Republika e Shqipërisë, nga Kuvend Popullor, të quhej Kuvendi, nga Polici Popullore thjesht do konsiderohej polici e shtetit, pa folur për Ushtrinë, e cila nuk ishte më as popullore dhe as e shtetit, por vasale e bindur e NATO-s për të hedhur bukë me helikopter dhe për të mbledhur emigrantët nord afrikanë, nëpër Mesdhe. Pra, një sy i kujdesshëm e vëren se tashmë se fjala “popullore” do të mungonte. Dhe kjo nuk ishte e rastësishme sepse tashmë e tutje do të ishte populli ai që do punonte t’i shërbente institucioneve dhe jo institucionet t’i shërbenin popullit. Duke qenë se organet e diktaturës e humbën misionin e vetë popullor, ato u shndërruan tërësisht në organ që do t’i shërbenin kastës së borgjezisë së re shqiptare, e cila sapo kishte nisur të formohej. Shteti i së drejtës me të vërtetë u bë i tillë, por ishte i të drejtës borgjeze dhe jo i masave të gjera të popullit. Ky ishte shteti që do merrte nën mbrojtje bandën e re të banditëve, të cilët u futën në garë me njëri-tjetrin kush e kush të shkatërronte, vidhte, grabiste, pse jo dhe të vriste me metoda mafioze, të gjithë kundërshtarët e vet, madje dhe brenda llojit të tyre. Kaq i madh u bë oreksi i tyre, sa që arkitekti i banditizmit shqiptar, gjakatari më i madh mbase i të gjithë kohërave, njeriu paranojak i komanduar nga instinktet dhe halucinacionet e pakontrolluara, i cili mbasi do ta vidhte e rripte mirë e mirë do ta hidhe popullin e vet në luftën vëlla-vrasëse. Ai nuk e kishte asgjë prej gjëje të mburrej teksa shikonte duart e tij të lyera me gjak dhe çuditërisht që prej atij momenti dhe sytë i morën ngjyrën e një krimineli të tillë që do ta kishte zili dhe vetë Augusto Pinoçeti. Njeriu i prapaskenave, që të vriste natën dhe ditën të lexonte me lot krokodili, fjalimin mortor të lamtumirës, do të merrte në vazhdën e vet të krimit shtetëror gjithë partinë e tij, duke e katandisur atë në një parti të tipit fashist. Ai aspak nuk e kishte për send, t’u jepte urdhër sejmenëve të vet që të bombardonin popullin dhe të hidhnin kundër tij lëndë helmuese e luftarake. Shkatërrimtari numër një i gjithë ushtrisë tonë dhe llojeve të armëve të saj, sikurse dhe i organeve të specializuara. Ai ishte, është e ngelet i tillë sepse i vrau me dorën e tij dhe vetë ata që i shërbenin. I vrau sepse i ndërseu kundër popullit të tij, paçka se falangat e qorrollepsura të tij ishin bij shqiptarësh e djem nënash. Jo pa qëllim ai i hapi depot e armatimit që të shpëtonte lëkurën e tij dhe për këtë, me të vetmin ndryshim nga Zogu, pasurinë e vjedhur e mbajti nën zotërim, teksa familjen që i binte era shurrë nga frika e nisi drejt Italisë. Ai sot për sot, që ende vazhdon të ngrejë turmat në këmbë në emër të lirisë e të demokracisë është dhunuesi më i paskrupullt më i pandershëm dhe më faqeziu shqiptar i të gjitha kohërave, mbas dhe duke filluar që prej fiseve Ilire. Me kurajën e një krimineli profesionist do të jepte urdhër më 21 janar të vriteshin bijtë e popullit dhe gjithë krenari do të mburrej se këtë gjë do ta bënte përsëri teksa pa ju dridhur qerpiku mburrej se kishte vrarë. I tillë ishe dhe ngeli ky monstër që dhe vetë përrallat si gjini letrare, do ta kishin për turp ta futnin si personazh në rrëfenjat e tyre, nga që do të tromakseshin dhe ngeleshin me pasoja të rënda e trauma psiqike gjithë fëmijët që do e lexonin. Është pikërisht ai dhe gjithë llumi tjetër, që po na i nëpërkëmbin viktimat dhe heronjtë tanë për interesa të pushtetit të vet. Hipokrit, mashtrues e gënjeshtar hiperbolik, që atë çka e thoshte sot, e mohonte nesër dhe atë mynxyrë që projektonte me mendjen e vet diabolike, nuk do të mund ta zinte dot gjumi po qe se nuk e realizonte me vrasje, zhdukje, hedhje në erë dhe me pishtar në dorë i gatshëm për t’i venë flakën gjithë Shqipërisë, në emër të pasurisë përrallore të familjes së tij “simbretërore”. Por kjo monstër, nuk mund të ishte e vetme, nëse nuk do të kishte dhe bazën e tij, të ngjashme sociale, që nga Tritani i Sudes te Mediu i Gërdecit, Gazidedja i spiunëve Hajdari i pandalshëm në grykësinë e tij të karrierizmit dhe kontrabandës, Lili i vogël i floririt, që për korrupsionin e bythës së tij, shkrepi me urdhërin e satrapit koburja Basha, për ta mbajtur frymën te frikacaku Rama, i cili i mbushi brekët plot, teksa pinte kafe diku në një bar-bufe të Tiranës, të ndjekur nga karvani i madh i gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, shefave të kadastrës, ministra “qafirë – qeflinj”, me dhe pa portofol, kryebashkiakë që mendjen e kishin te” mishi i bardhë” i zogave e deri te nëpunësit e thjeshtë që kur unë apo ti, nxirrnim paketën duhanit, ata mendonin kuletën e mitmarrjes. Ja e tillë u katandis Shqipëria dhe shoqëria jonë shqiptare, aq, sa dhe një e treta e popullit mori arratinë. Po kush e katandisi? Enveri dhe PPSH-ja? Ai ka gati 5 dekada që nuk është më! Teksa PPSH-ja po mbush tridhjetë vjetorin e tradhtisë socialiste. Të jetë vallë Lalla objekti nr. 1 i vjedhjeve dhe korrupsionit, apo mbas tij mos vjen gjë Zaganjori, Gjini e Gjoni?! Nuk e besoj që ata të bënin ashtu, pa “dijeni të shefave të tyre” pse jo që dhe vetë shefat u bënë grosista të shpërndarjes së aferave të pista, me qëllim që të kishin të siguruar % (përqindjen) e tyre e që në fakt, jemi ne ata që do t’i paguajmë të gjitha. Të vjen të godasësh fort dhe malet, kur dëgjon kryemonstrën “Sali babën me 40 hajdutë” se gjasme i digjet shpirti prej zjarrvënies, apo “Liliputi” që i bën thirrje rinisë se… “merreni ju vetë fatin tuaj në dorë sa dhe mua Liliputin të mos më pyetni”. Këtu ai ka të drejtë, por ja që populli ynë dhe vetë rinia jonë, ende nuk po arrijnë ta kuptojnë se përse duhet të ngrihen. Për shtresën e vegjëlisë, që vuan zgjedhën e tiranëve, apo për borgjezinë e djathtë e socialdemokracinë e majtë që bën qejf në Tiranë?! Kuptohet i ka zënë frika. Unë në këtë rast i qetësoj duke u deklaruar të mos e çajnë menderen fare sepse, asgjë nuk do tu ndodhë! Kot e ka Taku që thotë se SPAK-u po jua u ngushton lakun. Jo aspak! Ata përsëri do rizgjidhen deputetë, do t’i kemi në krye madje do i dëgjojmë dhe kur të na mbajnë fjalimet e tyre. Kini për t’i parë se si do shajnë e anatemojnë njëri-tjetrin, pastaj kur të bëhen presidentë apo k/ministra do u lexojmë biografinë e pastër, dhe kuptohet të pastër si çarçafët e një prifti (Ju kujtohet kur ia këndoi një herë Rama Metës, kur e bënë president?!). Dhe mos mendoni se në ato funksione i zgjedhim ne, madje as ata vetë. I zgjedh Europa dhe Amerika, ndaj dhe nuk kanë për t’u dënuar kurrë. A nuk i kanë bërë ata shërbimin më të madh e më të jashtëzakonshëm Europës dhe Amerikës në kthimin e sistemeve? Të dënosh ata do të thotë të godasësh kapitalizmin shqiptar. Po kush do t’i godasë Europa kapitaliste, apo vetë Amerika që është çitadela e imperializmit botëror? Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...