Home / Histori / Në përvjerorin e vdekjes së Legjendës së LPK-UÇK-së, Jashar Salihu!

Në përvjerorin e vdekjes së Legjendës së LPK-UÇK-së, Jashar Salihu!

Imazhi mund të përmbajë: Metë Dura, Zmadho

I nderuar Jashar,
A të kujtohen disa ,, shokë” tanë që rrinin skutave e Hoteleve luksoze në kohën kur ti me shumë shokë vrapoje ditë e natë për të siguruar armë dhe bukë per ushtaret e UÇK- së?!
A të kujtohet Qeveria Bukoshi -Mustafa, të cilet bashkë me LDK- në e Rugovës dhe LKJ- isteve tjerë, e luftonin UÇK- në dhe luften çlirimtare njejtë si Serbia?!
Sot, pas ,, çlirimi”, ata ,, shokët tanë“ janë bërë lodër e argatit të Rrahman Morines dhe po e vrasin Lirinë çdo ditë!
Ata ,, shoket tanë“ kanë uzurpuar gjithë Kosoven dhe jane bërë milioner me para te vjedhura, te cilat ti me shoke i mblodhe me shume sakrifica per arme dhe buke te ushtareve ne vija fronti!
Ata ,, shoket tanë“ Jashar Salihu, tash në pushtet kanë krijuar regjim te hekurt si Millosheviqi dhe po e shesin token e Kosoves se larë me gjak, nga deshmoret e kombit!
Ata ,,shoket tane” po diferencojne dhe burgosin atdhetaret, ndersa ne pushtet dhe vende kyqe te Kosoves po punesojne UDB-ash dhe te tille qe na ndiqnin hap pas hapi!
Ne te gjallet e vdekur, i nderuar Jashar, nje kohe i duruam keta bandite, ne emer te nje morali te shtirur, me shprese se nuk do te tradhetojne atdheun, por tash na ka mbetur vetem dy rruge: Ose ti luftojme si Rrahman Morinen, ose te behemi hisenik ne tradhetine kombetare!
MZD
16.12.2015

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...