Home / Histori / 28 VITE RRUGETIM

28 VITE RRUGETIM

Imazhi mund të përmbajë: 1 person

 

 Nga; Halil Kuliqi

16 Dhjetor 2018 

/ Nga Arkivi/

Më 11.11.1990, në Gjakovë, u themelua Organizata Ushtarako-Politike e emërtuar “Fronti për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar”. Në Kuvendin themelues morrën pjesë këta përfaqësues të trojeve shqiptare:
1. Afrim Morina – Therandë
2. Avdyl Krasniqi – Drenoc, Malishevë
3. Çerkin Peci – Mitrovicë
4. Fadil Curri – Shkup
5. Fatlik Lila – Gjakovë
6. Fatos Aliu – Prishtinë
7. Halil Koliqi – Drenas
8. Hamëz Jashari – Prekaz, Skënderaj
9. Hamdi Hajdini – Lugina e Preshevës
10. Mentor Kaqi – Gjakovë
11. Naim Krasniqi – Prizren
12. Ismet Kryeziu – Prizren
13. Sokol Dobruna – Gjakovë
14. Palush Palushi (nikoqir) – Gjakovë
Dhe mysafirë nderi:
• Ali Aliu – Prishtinë
• Hyda Dobruna – Gjakovë
Që në dhjetor të vitit 1990, pos detyrave të tjera lidhur me shtrirjen, ngritjen dhe funksionalizimin e organizatës në fjalë, filloi edhe qepja e uniformave ushtarake, numri më i madh i të cilave u sekuestrua nga ana e sigurimit serb me rastin e arrestimit të disa anëtarëve të “Frontit” në Gjakovë, më datë 14.12.1991. Pra, u deshtën plot 28 vite rrugëtim deri te uniformat legale të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Urime Ushtria, Kosovë!
Më poshtë po postoj fotot e dy kompleteve të uniformave ushtarake të asaj kohe, që arritën të mbijetojnë deri në ditët e sotme.
Ju lutem shperndajeni postimin!
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...