Home / Opinion / NJË KOMBË I VJETËR – ME POLITIKANË TË KORRUPTUAR…

NJË KOMBË I VJETËR – ME POLITIKANË TË KORRUPTUAR…

Imazhi mund të përmbajë: Afrim Caka

   Shkruan; Afrim Caka

Në Dardani ka vite që mjedisi është helmuar keqas nga korrupsioni. Por unë jam i bindjes që sistemi i drejtësisë në Dardani çalon për së tepërmi, në të gjitha hallkat e tij.
Rrjedha e llavës mbërriti. Korrupsion do të thotë shkatërrim, rrënim, alterim, çnatyrim, prishje. A nuk na kujtojnë këto fjalë sa e sa raste publike të shqiptarëve me rëndësi në vendin tonë? Përformanca publike e shumë shqiptarëve, me ose pa parti, me ose pa pushtet, me ose me pushtet, tregon një nivel të ulët në të cilin ka degraduar sot e mira publike.
Në faktë janë politikanët e korruptuar, janë strumbullari i gjithë kësaj rrëmuje politike korruptive të pa dishirueshme. Shteti ynë nuk ekziston as për hir të aleancës dhe sigurisë nga padrejtësia, dhe as për hir të shtrembërimit dhe marrëdhënieve të ndërsjellta që kanë; në këtë rast, tiranët dhe të kurroptuarit takohen dhe grupohen duke u nisur vetëm nga pasuria, pjesa tyre në shtet do të ishte në raport me pronën, dhe doktrina oligarkike do të dilte fitimtare duke i përdredhur lloj lloj ligjesh.
E keqja nis nga shtëpia; pasi, kur janë djem të rinj, për shkak të provincializmit dhe të politikës së odave, në të cilën rriten, ata nuk mësojnë kurrë, madje as në shkollë, zakonin e bindjes. Kështu që njëri prindë nuk mund të bindet, por mundet vetëm të sundojë në mënyrë despotike; tjetri nuk di të udhëheqë dhe duhet të sundohet si skllavë. Kështu ngrihet një shoqëri, jo me njerëz të kultrës dhe artit, por me zotër nga Broja, Malisheva, Prapashtica e Gllogjani, njëra palë përçmon dhe tjetri që ka zili; dhe asgjë nuk mund të bëjë sesa Dulla i Ratkocit dhe mund të jetë fatale përmiqësinë dhe shoqërinë shqiptare në Dardani – pasi vëllazëria e keqe buron nga miqësia; kur shqiptarët janë në armiqësi me njëri tjetrin, ata do të donin të ndanin postet dhe të njejtën rrugë të gabuar.
Një botë shqiptare e mbushur me vampirë nate të korruptuar…
Pyes veten nëse ndoshta sytë e vdekjes së një kombi ishin referim për të gjithë politikanët e kalbur të shpërndarë nëpër trojet dardane nga vdekja e zezë korruptive.
“A mund t’a përceptojmë racën politikanëve të rinj si një kancer?” Kanceri nuk nuk është asgjë më shumë se një qelizë e shëndoshë e një shoqërie të sëmurë shqiptare që fillon të shumfishohet e të dal jashtë kontrollit. E kuptoj që idetë korruptive na duken të neveritshme, por të sigurojmë se rrugëzgjidhja, kur të vijë, do të të duket edhe më neveritshme. Nëse nuk ndërrmarrim një veprim të guximshëm, atëherë do të jetë tepër vonë… Dikush duhet ta bëjë këtë luftë antikorrupsion, që të përfundon kjo siluetë ogurzezë, ose kjo është ardhja e jonë. Korrupsioni na garanton për këtë pa babëzie vetjake, por rrathet e kësaj babëzie presin mu poshtë këmbëve tona, presin të na gllabërojnë të gjithëve.
Por vargu i fatkeqësive fetare e politike dukej sikur nuk do të ndërpriten kurrë. Këta emra fetarësh e politikanësh zgjojnë tërbim në kulturën tonë. Hapni sytë! Ne jemi në pragun e fundit si komb, në buzë greminës, ndërsa udhëheqësit tanë rrinë ulur në salla mbledhjesh dhe porositin verëra, vila e makina luksoze…
Ç’përfaçëson në vetvete koncepti komb i vjetër dhe i politikanëve të rinjë e të korruptuar mbi psikologjin psikike në një shoqëri? Koncepti i politikanit të korruptuar njihet mirë. Kjo niset nga pranimi i faktit që në qoftë se i korruptuari nuk e mposht kompleksin e EDIPIT dëshirat dhe fantazit e tejkalojnë Unin e të cilës përbënë që fillimin dhe tjetërsimin e pushtetit jo me mjete demokratike. Koncepti i marrjes me “dhunë” të pushtetit ndodhe gjithnjë e më shpesh në fokusin e diskutimeve.
Ku ta përplasim kokën ne shqiptarët e mbetur brenda kufijve, të “masakruar” nga pesë apo më shumë sundimtarët e degraduar shpirtërishtë, të kamër moralishtë e të kriminalizuar ligjerishtë sepse jemi përballë një realitetit të tillë. Ka 20 vite që mashtrohemi nga diktatura brutale e pazarxhinjve, që shpeshë quhen të pa prekshëm… Unë, përse s’mundem t’i kuptoj pazarxhinjtë e trojeve. Mjafton që t’i kujtoj fjalët e Jakup Krasniqit në parlamentë:
“Historia nuk fillon me Skënderbeun e Fadil Hoxhën. Historia fillon me ne!!!”
Së pari, qasjet moderniste të korruptuara nuk e vënë re erën në të cilën populli ynë i caktuar nga Perëndia “hyrjen në medernitet” dhe nis punën kulturore e politike të shtetëformimit. Në fillim të këtij projekti kombëtar, pas luftës. Shekulli –XX- në Dardani, ishte një veprim krejt e ndryshme dhe, që nga para lufta, ka çuar në rezulltate të tjera në krahasim me nacionalizmin dhe shtetformimin në Dardani. Për më tepër, mos ndryshimi në kohë është i rëndësishëm për politikanët e vjetër të korruptuar për vetë shprehjet e ndryshme të gjithfarë dogmash fetare e nacionalizmave dhe etnive radikalisht të ndryshme që anti-kombtarizmi ka ndihmuar të krijohen.
Këta kollovarë të vjetër që zbresin nga stanet e derrave, dhive e deleve – si tufa tufa nuk duhet t’ju kemi zënë bes. Ne do të kem nevojë për politikanë të rinjë. Ne duhet të depërtojmë në thelbin e çështjes kombëtare. Të kuptuarit përshkon gjakun tim, kockat e mishin tim. Në këtë moment unë mendova për Dardaninë. Meqenëse unë fillova të shkruaj përseri, unë desha të pyesja për kombin e vjetër. Ky emër më vjen shpesh ndërmend. Mbi të gjitha, mua më pëlqejnë tre rregullat e teorisë së kombit dhe, pikërisht – përgatitja, pastrimi, përsosja e saj. A do të mund të na flasin politikanët e vjetër të korruptuar???
Atdheu përfaqëson në vetvete hallkën bashkuese midis Shqipërisë dhe Dardanisë, midis qytetërimit të humbur në katër shtete tjera dhe të qytetërimit bashkëhor, në të cilën jetojmë. Pothuajse gjithë jetën shqiptari ka udhëtuar në kërkim të vërtetës sonë historike. Së pari, qasjet moderniste të politikanëve të korruptuar nuk vënë re erën në të cilën populli ynë i caktuar fillon “hyrjen në modernitet” me shtetet evropiane dhe të nisin punën kulturore e dhe politike të shtetformimit ligjor. Era e pasluftës jemi dëshmitar e një kuadri më “globalizues” të ndërvarësisë ekonomike, kulturore dhe politike, që as mund të përfiturohej, pa folur për të realizuar, në kushtet e dy decenieve të degraduara shpirtërishtë e moralishtë.
Sikur të marrin vetëm gjuhën dhe simbolizimin e kombit dhe të lëmë faktorët tjerë anti-shqiptar, këto të dyja ndikohen në mënyrën e punëve të lëna përgjysmë nga era në të cilën janë shfaqur, duke qenë në të shumtën e kohës të ndikimit nga një ose më shumë qendra të sekteve apo organizatave serbe opa turke. Mesiguri i takojnë asaj organizate për të cilën punon që përbëhet nga shumë sektorë – “Mbështetja e Vëzhgimit dhe Reagimi kundër shqiptar”. Me fjalë të tjera, kultura, pra kultura kombëtare, e kemi mohuar parësinë e saj ndaj politikës, ekonomisë dhe historisë, sepse kultura është ngrehina e pandryshuar e shoqërisë shqiprare, me ritmet e sajtë ngadalta të komunikimit, strukturat e saj të thella me popullin.
Mirpo, a mund të mbështet ideja e kombit të vjetër? A mund ta mbrojmë mendimin se kombi ynë, në njëfarë kuptimi, ka qenë dhe është këtu, po i njejti antikitet, po ai edhe në këtë epokë moderne korruptive me politikanë të rinjë? A mund të pretendojmë se kombi ynë modern janë pasardhësit në vijë të drejtë të homologëve të tyre të “Gadishullit Ilir”, dmth. kombi i shqiptar i Shqipërisë apo ai shqiptar i Dardanisë janë në thelb identikë me njëri tjetrin, ose që këto bashkësi ishin dhe janë paraardhësit e vërtetë” të pellazgëve (apo Dardanëve).
Shpeshë herë modernistët e rinjë përfaqësojnë korrupsionin dominuese në analizat e kapjes shtetit dhe në njërën anë nacionalizmit provincial të odave.. Pork a disa kritika ndaj këndvështrimit të modernistëve të zhytur në një pellg të ndyrë ujërash të zeza, me gojën e tyre të mbushura me produktin e pangopësisë së vet.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur, pije dhe E brendshme

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...