Home / Lajme / Vrasja e te riut ne Tirane dhe perdorimi i krimit per krim politik, Edi Rama dhe opozita.
Aktiv

Vrasja e te riut ne Tirane dhe perdorimi i krimit per krim politik, Edi Rama dhe opozita.

 

Shkruar nga; Luan Baci

USA

12 Dhjetor 2020

 

Ngjarja teper e dhimbeshme qe ndodhi ne Tirane me pasoje humbjen e jetes se nje te riu, coj ne kembe te madh e te vogel jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Nje revolte me vend pushtoj cdo shpirt te sejcilit shqiptar qe ndjen dhe vlereson jeten dhe vlerat e saj. Them te atyre qe kane vertet ndjenja dhimbje per nje jete te humbur, ne cfaredo rrethanash qofshin ato, jo per ate kategori “njerezish” qe quhen te tille vetem se kane fytyre “njerezore” ne fizionomi dhe vetem se ecin ne dy kembe si qenie njerezore, por ne fakt nuk jane aspak njerez, nuk kane asnje ndjenje te vertete njerezore, jane ne shpirt kriminele dhe ne veprim po te tille dhe bandite, qe bejne cdo lloj prapesie, ne dem te jetes se tjetrit dhe te atdheut.

 

Shikon te rinjte qe versulen duke djegur dhe shkaterruar, edhe pse polici qe kreu vrasjen eshte arrestuar dhe i eshte dhene drejtesise, po ashtu vete ministri i brendshem LLeshaj dha doreheqjen, veprime keto me se normale ne nje shtet ekzistent ku ligji duhet te beje punen e tij dhe jo rremuja dhe shkaterrimi. Gjithashtu kryeministri i vendit sapo u kthye ne atdhe ju drejtua per vizite familjes se te ndjerit duke i kerkuar falje dhe shprehur ngushellime per humbjen ne familje te djalit te tyre Klodian Rashes, duke i premtuar dhe hetimin ligjor per rastin. Sikur te mos mjaftonte dhimbja e familjes, dhimbja e qytetareve, per shume prej tyre edhe e drejte, e ndezi revolten, e cila filloj shume shpejt te kontrollohej, nga ato forca qe as u dhemb fare humbja e jetes se te riut dhe as dhimbja e familjes se tij. Opozitaret qe mezi presin te hedhin benxine zjarrit, per cdo pakenaqesi, vrapuan ta shkarkojne benxinen mbi zjarrin e ndezur, “jo me kova, por me cisterna”! Neper video, shikon te rinj qe bertasin me sa kane ne koke kunder policise duke u kerkuar dhe thene: “Pse perdorni dhune kunder nesh. Ne po bejme protesta paqesore, shtylla po prishim dhe peme po djegim. Ai tjetri u vra, ai tjetri vdiq”?! Si ka mundesi qe te jene pompuar tek disa te rinj me mendimin, se qenka “paqesore”, veprimi kur djeg, shkaterron dhe prish?! Kush i futi ne koke te njerezeve keto “ide gjeniale” per te shkaterruar here pas here vendin tone?!

 

Ato shtylla qe thyen ti ore djale me shoket e tu dhe demet e tjera materiale qe krijoni, jane ndertuar me leket tuaja, me taksat e popullit, per ti sherbyer jetes tuaj te perditshme. Dhe per tu zevendesuar, ato deme, prap leket e taksave te popullit do perdoren, duke ju hequr diku tjeter, shendetesise apo arsimit, apo ndertimit te nje rruge a ujesjellesi qe permireson jeten tende, keshtu qe demi ashte dyfish. Krijimi i demeve nuk e kthen ne jete ate fatkeq qe e humbi. Drejtesia te merret me shkaqet dhe shkaktarin e asaj menxyre qe hoqi nje jete, po dhuna nuk te con gjekundi. Dhuna e ushtruar nuk e rikthen ne jete ate dhe askend!

 

Proteste paqesore  eshte kur nuk ben dem, kur nuk ve zjarr, kur nuk thyen, qofte edhe shtylla, kur nuk sulmon policine qe nuk te godet pa shkak. Demet e njepasnjeshme lene vendin dhe popullin ne fukarallek, injorance dhe skamje.

 

Po perse ndodhin kaq shpesh dhe kujt i interesojne shkaterrimet dhe vrasjet ne Shqiperi? Perse ndodhin dhe kur zgjidhet koha dhe momenti i ndodhjes se tyre?!

 

Dihet mire tashme, dhe nuk eshte aspak sekret, se gjeneratoret e shkaterrimit te 30 vjeteve te fundit ne Shqiperi jane pjella e agjentures se UDB-se me ne krye Sali Serbi Ram Berishen, DHE KRIJESA E TIJ politike PD-ja, e pasuar nga krimineli, dikur “i kuq, i majte” si Sali Berisha, Ilir Flori Skrapar Meta, me krijesen e tij, partine familjare politike LSI–ne, qe shqiptaret “per respekt” e mbiquajten “Lesh e Line”. Jane keto dy forca te krimit te organizuar ne Shqiperi, te cilet “aksidentalisht” infektuan dhe jo pak ne krahun e PS-se, qe per te ruajtur miljonat e vjedhura, per ti ikur drejtesise se mirefillte, kane interes ta mbajne vendin ne rremuje dhe kaos te perhershem, qe te mos rrezikojne pasurine e vjedhur ne 30 vjet nga populli dhe atdheu.

 

Ana tjeter e medaljes se ndyre te katrahurave ne Shqiperi, jane edhe nevojat e shovinizmit grek dhe serb. Sa here qe Sebia ka nevoje te kete nje sukses politik, apo te kercenoje Kosoven, ajo ndez me veglat e veta ne Shqiperi zjarr dhe kaos. Ne zjarr dhe kaos te vazhdueshem, Shqiperia gjithmone merret me hallet e veta, dhe nuk eshte aspak ne gjendje as ta mbroje Kosoven dhe as te bashkoje forcat me te kunder Serbise!

 

Jane keto kushte dhe situata, te perseritura sa e sa here, tashme tu dala boje, por perseri te suksesshme per armiqte e kombit shqiptar, qe duhet ta bejne me te pergjegjshem cdo qytetar ne shqiperi dhe jashte saj qe te “mos vrapoje pas berihajit”, por te jete i matur ne veprime dhe ne kerkesa. E drejta per te demostruar per keqadministrim te shtetit dhe te vendit duhet te ndahet njehere e pergjithmone nga kerkesa e kujtdo qofte per shkaterrim, djegje, vjedhje apo ca me keq edhe per vrasje. Asnje shqiptar te mos ja lejoje vetes t’ja ngrere grushtin lart per te goditur bashkeatdhetarit tjeter, dhe askush nga ne nuk duhet te kete plumba per te perdorur kunder atij qe ka te njejten gjak,  gjuhe dhe te njejtin flamur, pamvaresisht nga te menduarit ndryshe nga njeri tjetri.

 

Kryeministri Rama, per hir te se vertetes ka bere shume pune te mira ne interes te atdheut dhe te popullit. Ai e mori Shqiperine e shkerrmoqur nga Sali Berisha, pa shtet, me nje shtet kriminal, inekzistent, dhe e ngriti shtetin ne kembe, duke e bere shtetin perseri shtet, por perseri jo aty ku duhet, jo aty ku i kane pritshmerite dhe ku e meritojne shqiptaret. Shteti, me gjithe sukseset,  nuk u ngrit as ne nivelin ku premtoj dhe e deshiroj dhe vete Edi Rama, i cili u thye pak e nga pak nga grupet e interesit, apo ca me keq, ndoshta i pelqeu edhe vete te behet pjese e atyre grupeve te interesit. Ne keto kushte, Edi Rame u be me i miri midis me te keqinjve, dhe duke qene ne nje kategori te tile, pra “i mire, por jo mjaftueshem”, eshte koha qe te ja lere vendin dikujt tjeter, por ne asnje menyre askujt nga kjo PD-ja dhe LSI-ja antishqiptare qe populli ka peshqesh sot.

 

Rama duhet te largohet edhe per nje arsye tjeter madhore. Ai eshte tanime i paafte dhe pa besimin dhe kredibilitetin  politik dhe moral ne te dy anet e kufirit Shqiperi-Kosove, per te cuar perpara qellimin kombetar shqiptar. Afrimi teper i dyshimte me Vucicin dhe gabimet ne komunikim dhe vleresim per drejtuesit politike te shqiptareve te Kosoves, e kane demtuar skajsshmerisht Ramen. “Minishengeni Ballkanik” i Rames dhe Vucicit eshte jo nje thike e vetme, por nje pambarim thikash ne kurriz te Shqiperise dhe te Kosoves! Ti lesh Serbise tregun e shitjes se mallrave te saj ne Shqiperi dhe ne Kosove, duke i siguruar  asaj qindra miljone te ardhura per ti perdorur ne armatosjen kunder kombit shqiptar, eshte jo vetem marrezi, por edhe nje tradheti kombetare. E kam theksuar edhe me pare ne nje shkrim tjeter, se eksperienca e hidhur e viteve te para te pasluftes se dyte boterore, ku Shqiperia ja hapi te gjitha portat ekonomise se ish-Jugosllavise, qe coj ne falimentimin total te ekonomise se vogel shqiptare, ne asnje menyre nuk duhej perseritur me nga qeveria Rama me “Mini Shengenin”, i cili ka po ato pasoja katastrofale per Shqiperine e sotme dhe Kosoven si edhe me pare. Politikanet e zgjuar mesojne nga historia dhe gabimet e saj, por duket qe kryeministri yne shume pak e ka studjuar ekonomine dhe historine, sepse eshte marre me shume me artin,  dhe prandaj nuk ka nxjerre mesime, ose ca me keq, ne se e kupton demin qe sjell veprimi i tij, dhe e pranon ne vetevete ate dem, atehere duhet thene me plot gojen se ti kryeminister ben tradheti kombetare, kjo e thene shqip, pa doreza dhe pa diplomaci “te madhe”.

 

Stop dhunes o njeres! Kthjelluni dhe drejtojuni arsyes. Vetem armiqte tane nxisin dhe kane nevoje per situata te tilla, per gjak, per rremuje dhe shkaterrim.

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...