Home / Histori / SLLATINA NË KOHËN E OKUPACIONIT BULLGAR KU PËRFSHIHEN EDHE SLLAVËT E FSHATRAVE TË POLLOGUT

SLLATINA NË KOHËN E OKUPACIONIT BULLGAR KU PËRFSHIHEN EDHE SLLAVËT E FSHATRAVE TË POLLOGUT

Dalin sot maqedonët dhe luajnë rolin e viktimës nga fashistët bullgarë, dhe, se, këta, pra maqedonët e Maqedonisë së Veriut – na paskën qenë të reshtuar në anën e koalicionit antifashist. Ja, në vazhdim do të japim dëshmi të qarta të zonës që sot i përket komunës së Tearcës:
Me 20 prill 1941, pas kapitullimit të Mbretërisë SKS, ndërmjet Italisë e Bullgarisë -në Vienë u bë marrëveshja për ndarjen e territoreve të pushtuara. Ndërërmjet dy shteteve aleate të Gjermanisë dmth,Italisë dhe Bullgarisë ,në Pollog, kufiri u caktua në këtë formë: Siriçina me Shemshovën kalojnë në anën e Bullgarisë, Uzurmishti – në anën e Italisë. Vendoset vija kufitare ndërmjet fshatrave: Ratajë e Zhilçë, Neproshten e Leshkë, Otunjë e Varvarë, për të vazhduar në viset malore: Gjuri i Gjinit- në Bjeshkët e Sharrit, ku kanë qenë të etabluar edhe karaullët që i përkisnin territorit bullgar, prej nga italianët shfrytëzonin ujin e pijes, dhe, ku, shpesh ndodhnin zënka që rezultonin edhe me shkëmbim zjarri.
Në këtë kontekst vlen të përmendet edhe kjo se “Pas caktimit të kufirit dhe tërheqjes së gjermanëve, së pari erdhën italianët. Ata e marrin f.Zhilçë dhe vendosen në Stacionin e Xhandarmërisë (policisë) në Leshkë. Pas dhjetë ditëve vijnë bullgarët, kështu që italianët lëshuan vendbanimin dhe stacionin në fjalë,në favor të bullgarëve,dhe u përqëndruan në Ratajë dhe Neproshten-si fshatra kufitarë. Ushtria bullgare së pari vendoset në konaqet e Manastirit të Leshkës, që pas ca ditësh,me Shtabin e vet, të përqëndrohet në Tearcë (Pejçinovë), siç e quanin ata këtë vendbanim, pikërisht në shtëpinë e Mito Gandit, përballë shkollës fillore.
Kështu, në pazarllëqet e pushtuesve nazifashistë, Sllatina do të bie ndër juridiksionin bullgar, kufiri famëkeq i të cilit do të piketohet, siç përmendëm: ndërmjet Leshkës dhe Neproshtenit. Në këtë kufi artificial vriten shqiptarët sllatinas: Qamil Etemi dhe Xhemali Xhelili, kurse më vonë, edhe Musli Shaqiri. Këta të dy të parët varrosen nja 200 m. në jug të Stacionit të Xhandarmërisë – në Leshkë, në prezencë të tetë familjarëve të tyre dhe, nën mbikqyrjen rigoroze të ushtarëve bullgarë, duke mos lejuar në asnjë mënyrë zhvillimin e kurrnjëfarë ceremonie varrimi. Musli Shaqiri vritet nga sllavët e Neproshtenit, më 19.11.1944
Në kohën e sundimit bullgar, siç shkruan Ilija Petrushevski në monografinë: “Leshok”, 2004,fq.172, “shumë maqedonasë nga Leshka, Sllatina,Tearca, Brezna etj. u rekrutuan në radhët e ushtrisë bullgare”.
Për këtë shkak, bijtë më të mirë të fshatit në fjalë, si: Elmaz e Sejdi Misimi, Refet Islami, Abaz Etemi, Nazmi Iljazi, Xhelil Xhelili, Aqif Saliu, Abdulla e Aliriza Qerimi, Zejnulla Beadini, Sali Kasami, Rexhep Limani-Etemi etj., do të zhvillojnë një veprimtari patriotike për t’u çliruar nga zgjedha sllave. Pas dëbimit të okupatorit, ku morrën pjesë edhe shqiptarët, duke luftuar përkrah popujve tjerë e duke menduar se do të realizojnë ëndrrën e tyre për bashkim kombëtar të shqiptarëve,në fakt ndodhi e kundërta: jo që kjo ëndërr nuk u realizua, por mbi ta fillon të ushtrohet një dhunë edhe më e përshkallëzuar nga monstrumi partizano-komunist, terror nga i cili përfshihen edhe sllatinasët. Pikërisht në përfundim të luftës, më konkretisht në vitet 1944-45 ndaj shqiptarëve do të ushtrohet një reprezalie e paparë nga partizanët, të cilët deri dje kishin qenë çetnikë e të ndihmuar nga sllavët vendas.
Në vazhdën e kësaj katrahure janë edhe pushkatimet (pa gjyq) të shqiptarëve, në fshatrat me popullatë dominante shqiptare, sidomos në Tearcë, ku vriten 7 shqiptarë nga po ky fshat: Zejnulla Muaremi,Shaban Shabani,Jahja Limani,Munip Aliu,Hasan Selmani,Adem Misimi dhe Izair Ismaili. (Në Tearcë ka qenë edhe Komanda e forcave “hibride” partizano-komuniste,të ndihmuara edhe nga disa shqiptarë të vendit. Kryetar i Zyrës së Vendit ka qenë Idriz Esati nga Tearca.
Përderi sa në Tearcë u vranë mizorisht fshatarët që i përmendëm, në Sllatinë, në të njëjtën ditë, në mes të fshatit (Te Xhamia) do të rreshtohen për pushkatim sllatinasët: Islam Ramadani, Llokman Dalifi, Ferat Sadiku, Sali e Raif Shemsedini (vëllezër), Sulejman e Abaz Etemi (babë e bir), Ramiz Xhelili, Abdulla e Aliriza Qerimi (vëllezër), Murat dhe Aziz Idrizi (babë e bir), kur, në momentin e fundit do të vijë një urdhër (një person hypur në kalë thuhet se ka qenë femër duke dhënë shenjë) të ndalin ekzekutimin, e, kështu të gjithë këta burra do të shpëtojnë nga vdekja e sigurt. Disa nga këto burra do të veçohen nga rreshti, e do të burgosen në burgun e Monopollit, si: Musli Abdullahi. Në këtë kontekst vlen të përmendet Monopoli, golgotën e të cilit e përjetuan edhe sllatinasët: Ramiz Xhelili, Abaz Etemi, Shefit Latifi, Musli Abdullahi dhe Refet Islami.
Këto e shumë fakte relevante duhet t’i vëmë në spikamë në bisedimet dypalëshe të ekipeve të përbashkëta të historianëve maqedono-bullgare, ku fatkeqësisht, politika shqiptare i neglixhon dhe relativizon.
Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, jashtë dhe tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...