Home / Opinion / Kur ne politike “shkon te flesh me mullixhine”.

Kur ne politike “shkon te flesh me mullixhine”.

 

Shkruar nga: Luan Baci

USA/ SHBA

12 Dhjetor 2020

Nje shkrim kritik drejtuar mikut/mikes  tim/time te f.b.  “Republika E Çamerisë”

 

Marr shkas nga nje debat midis dy miqve te mi te f.b., te nderuarit Reshit Lala dhe personit me emer jo real:”Republika E Çamerisë”,  qe mendoj ti shkoj me thelle.

 

Ja debati i tyre:

Reshit Lala:

Trump i shiti trojet shqiptare tek Rusi në biznes privat me Putnin. Aemrika historike,që përfaqëson Biden do ti bashkojë shqiparët. Këtë e dëshmojnë dhe deklaratat e Merkel:

Republika E Çamerisë:

Mbaje Bajdenin, ta kam falë.*** ***** *** **** ***, dhe lajme, meqënse beson tek Bajden. Reshit s, kam ç, të them. Nuk të njofë, dhe smë njefë. Republika e Çamërisë është me Presidentin Donald Trump.

(Nje pergjigje, edhe e pa kulture nga ana e “Republika E Çamerisë”!-L.B.)

 

Me poshte eshte komenti im (L.B.):

 

Ti o “Republika e Camerise”, e para do te ishe me i kujdesshem ne etiken e pergjigjes tende dhe po ta kishe njohur Reshit Lalen, do te nderroje mendim dhe nuk “do ja lije Biden Reshitit” por “do ta kishe edhe per vete”, se Biden eshte ne interes te te gjithe kombit Shqiptar. Po ti more zotni nuk ke sy te krahasosh as edhe nje fakt te thjeshte qe Serbia kerkoj me cdo kusht te zgjidhej Trump,. Ti nuk e di qe Vucic dhe Dacic , bashke me Sheshelin u bene thirrje serbeve ne Amerike te votojne per Trump. Ti “Republika e Camerise” nuk din qe serbet nen drejtimin e Sheshelit, bene demostrata ne Beograd per te mbeshtetur Trump, kunder Biden pasi perfunduan zgjedhjet ne Amerike. Ti nuk e din qe po te ishte edhe nje term tjeter Trump, Kosove do te shkonte nen Serbi e tera, sepse Ujmani i Kosoves filloj “te rrjedhe ne drejtim te kundert”, jo drejt brendesise se Koseoves, por drejt Serbise. Ti “Republika e Camerise”, ashtu si dhe shume te tjere si ti qe nuk shikoni jeten drejte ne sy, qe nuk jeni ne gjendje te beni analiza reale te saj, ne fakt duket sikur jetoni brenda shpellave, apo nen gure, sepse shikoni lajmet dhe njoftimet vetem te ekstermit te djathte, qe Biden e akuzuan per “Socialist”, “Komunist”,bile disa “te mencur  te “se djathtes”” shqiptare deri edhe “Stalinist”.

 

Per qellime fushate, Biden u kauzua nga Trump si “socialist”, sepse programi i tij mbeshtet interesat e njerezeve te klases se mesme dhe te klases ne nevoje te shoqerise amerikan dhe jo te miljonereve dhe te supermiljonereve , qe mbeshtet Trump. Po si ne Shqiperi, dhe ne Kosove,  po ashtu dhe ne Amerike, ka njerez me tonelata si ti zoti/zonja “Republika E Çamerisë”, qe “per inat te vjerres shkojne dhe flene me mullixhine”. Takemi yt doni nga shoqeria dhe shteti te keni sherbim shendetesor te perballueshem nga financat tuaja, bile mundesisht edhe falas; doni pune te mire te paguar, dhe mundesisht te jeni te sigurte qe te mos u perzeri nga puna punedhenesi; doni leje te paguar shtatezanie ( ne Amerike u premtua dy jave po nuk u vu dot ne zbatim, ndersa ne diktaturen e Enver Hoxhes grate merrnin gjashte muaj te pagueshme shtatezanie); ju doni shkolla te larta te perballueshme financiarisht  per femijet tuaj, dhe mundesisht falas nga shteti e te tjera privilegje ekonomike sociale, por harroni se keto quhen sociale, ose ndryshe te realizueshme ne socializem, ku fillon propaganda e djathte per te minuar interesat e popullit, me “gogolin” e socializmit dhe te “komunizmit”, propagande qe jo pak ju drejtua dhe popullit amerikan ne zgjedhjet e fundit.

 

Ashtu si shqiptaret, edhe popuj te tjere te pompuar fuqishem me propagande antisociale, perfshire amerikanet, edhe pse i deshirojne perfitimet sociale te mesiperme, dhe pse jo, ndoshta edhe me shume, ne se dikush si ti “i djathti shqiptar” ti “Republika E Çamerisë”, apo Trump, u thote, hej, ky eshte socializem. “Nuk lejojme qe Shqiperia te jete socialiste” do thuash ti dhe takemi yt o “Republika E Çamerisë”. Njejte bertiste ne mitingje Trump,  se nuk lejojme qe Amerika te jete socialiste . Dhe menjehere, ata amerikane te thjeshte, te uritur per ato nevoja sociale qe ti kene realitet, me te degjuar fjalen “socialiste”, u vune kunder interesave te perfitimeve te tyre, duke votuar Trump dhe duke lene te paprekur fitimet e miljonereve, miljardereve dhe korporatave qe bejne politike. Pra, disa nga amerikanet, ashtu si dhe disa nga “e djathta”shqiptare, “shkuan te flene me mullixhine”.

 

Biden, eshte ai burre i shquar shteteror i politikes amerikane, qe e ngriti zerin fuqishem ne Kongresin Amerikan, ne mbrojtje te vellezerve tane te Kosoves, te cilet edhe pse ne tokat e tyre stergjyshnore, edhe pse autoktone, ju nenshtruan nje agresioni dhe nje politike njeqindvjecare te gjenocidit dhe te cfarosjes masive nga pushtuesi shekullor serb. Ishte ky burre legjendar, sot president elekt i Amerikes, dhe ne janar, Presidenti i Amerikes, qe jo vetem vuri ne levizje politiken amerikane ne sherbim te nje kauze te drejte te mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve ne Ballkan, por edhe levizi politiken europiane ne sherbim te clirimit te shqiptareve nga terrori i kriminelit serb Miloshevic. Me Biden kam pasur fatin te takohem tre here, dhe ne cdo rast ju kam prezantuar qe jam shqiptar. Me ka folur me shume dashuri per vendin tone dhe per popullin tone dhe shprehimisht me ka thene ne nje rast se me Shqiperine kemi shume pune per te bere. Tani shtrohet pyetja, perse duhet te mos perkrahet dikush qe ti din hallet dhe te gjendet ne dite te zeze, dhe qe eshte i gatshem te te ndihmoje prap, dikush qe sinqerisht te quan mik dhe ne anen e tij, dikush qe edhe te ka vizituar vendin tend ne mbeshtetje te nevojave te tua, dhe jo vetem te mos perkrahet, sic bene disa nga “te djathtet” shqiptare edhe ne Amerike  dhe ne Shqiperi e Kosove, por edhe ju kundervune?! Perse duhet perkrahur Trump qe nuk din se ku eshte Shqiperia, qe Kosoven e trajton sikur te jete nje vend i Lindjes se Mesme, islamik, jo shqiptar,  qe perparesi i jep interesave te Serbise ne dem te atyre te kombit shqiptar?! Dhe keto pozicione prej njerezish te papergjegjshem atdhetarisht, justifikohen se Biden “eshte i majte” dhe Trump “eshte i djathte”, sepse te majtet ne Shqiperi dhe Kosove sipas tyre”jane bij te komunistave”?! Nje qendrim i tille, i kesaj fare te ashtuquajtur “te djathte” nuk eshte vetem papergjegjshmeri, por eshte tradheti kombetare, dhe nuk ka se si te quhet ndryshe, kur vepron ne nje menyre qe cenon te sotmen dhe te ardhmen e atdheut tend dhe te popullit tend!

 

“E djathta shqiptare”, ashtu si dhe e “majta shqiptare”, pamvaresisht ku jetojne dhe veprojne, kane nje krize te thelle identiteti, nuk kane as parime dhe as norma. Ca me keq, nuk ekziston as norma me elementare dhe me e rendesishmja, qe te jene te pergjegjshem te fatet e bashkimit te kombit dhe per perparimin e tij. Te dy keto grupime, “jane te pergjegjshem” vetem per te marre pushtet per tu pasuruar per vete dhe klanet e tyre, ne bashkepunim me kriminele dhe hajdute nderkombetare, qe bejne “politike te madhe”, duke “e zhvilluar vendin” me firma dhe kompani fantazme, qe punojne “me humbje”, vetem sepse u “vjen keq” per shqiptaret te cileve u grabisin eger nentoken dhe mbitoken.

 

“E djathta” shqiptare, ne keto 30 e ca vjet ka vetem “nje sukses”, ate te ndezjes se nje lufte te re klasore, ne sense te kundert me te parin,  me te eger se ne monizem, per te justifikuar grabitjen kombetare dhe te popullit te kthyer ne skllav, te varferuar skajsmerisht, dhe te kercenuar per jeten, ekonomikisht dhe fizikisht, ne cdo dite te ekzistences se tij.

 

Kombit shqiptar, nuk i duhet me asnje lufte e re klasash, nen cfaredo forme qe te shfaqet apo justifikohet ajo. Askush nuk kerkon ti kthehet komunizmit si sistem, por ekzistenca dhe mireqenia sociale, eshte ne interes te popullit. Lereni ne mulli te bluaj i vetem “mullixhiun” dhe mos e perdorni “per hotel” ndertesen e mullirit. Te ndalojme nga te marrurit me njeri tjetrin, dhe te perqendrohemi ne nje qellim te vetem, bashkimin dhe perparimin e kombit. Divergjencat dhe historite e kaluara le ti lihen historise dhe muzeumeve, pa humbur asgje nga dokumentat e kohes. Historianet dhe brezat kane nevoje per to. Ne kemi tjeter detyre per brezat qe vijne, jo te merremi me njeri tjetrin por ti drejtohemi BASHKIMIT KOMBETAR.

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...