Home / Lajme / SHQIPTARI I PAMPOSHTUR

SHQIPTARI I PAMPOSHTUR

Ndahet nga jeta
Dr. Ramadan Xhema
Bir i një familjeje shqiptare, të dëbuar nga Toplica në Tupallë të Medvegjës dhe nga Tupalla në Prishtinë e Amerikë;
Student dhe mësues që kundërshtoi dëbimin e shqiptarëve në Turqi;
Doktor – që luftoi per shërimin e mjekësisë nga zaptimi shovinist e rankoviçist;
I burgosur politik – një jetë të tërë, në lëvizje të pandalur dhe gjithmonë me rininë dhe me Lëvizjen kombëtare, çlirimtare dhe progresiste;
Shqiptaro – amerikani që mbi gjithçka kishte çështjen shqiptare, dinjitetin dhe intersin e popullit dhe kombit të vet;
Lobist midis lobistëve, tok me vëllain, Xhemën, dhe me shumë miq e shokë me mision ndërkombëtatizimin dhe afirmimin e çështjes shqiptare dhe luftës së imponuar shumëshekullore çlirimtare shqiptare;
Bir i kombit shqiptar dhe mik mirënjohës i Amerikës mikpritëse, demokratike e Wilsoniane, të cilit i shkonte aq bukur ajo thirrja largpamëse e Fan Nolit: “Mbahu Nëno, mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë…”
Mik i Amerikës mike, gjithmonë me Shqipërinë Nënë dhe me moton: ” I dashur Atdhe, të dua ashtu si je…”
Shqiptar i pamposhtur, që shkriu gjithçka që kishte për Kosovën e martirizuar, i kthyer nga Amerika e begattë dhe deri në frymën e fundit në përpjekje për paravajtje dhe mbarëvajtje të Kosovës dhe çështjes shqiptare, me përkushtimin rilindas në gojë:
” Mëmëdhe quhet Toka,
Ku më ka rënë koka…
Ku rroj me gas e me shpresë,
Ku kam dëshirë të vdes”
I tillë do të mbahet mend, do të kujtohet dhe respektohet brez pas brezi, emri dhe vepra e pavdekshme e Doktor Ramadan Xhemës.
Iu bëftë dritë Kosovës, Kombit dhe veçmas pjesës verilindore të hapësirës shqiptare, Medvegjës, Preshëvës e Bujanocit, Plagës së Tij të pashëruar.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...