Home / Lajme / GRUBI: Mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria, KAMBANË ALARMI!!!

GRUBI: Mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria, KAMBANË ALARMI!!!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Zllatani i DUI-t bën bilancin e shtypjes dhe asimilimit nga pushteti sllavo-maqedon ndaj shqiptarëve gjatë gjysmë shekullit të kaluar por dhe jo pas 2001!
Zllatani i DUI-t, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në emisionin Argument në TVM2 përballë gazetares Merita Gashi ka deklarua se ”ndoshta bashkëqytetarët tanë maqedonas tani pas problemit me Bullgarinë do ta dinë që bashkëqytetarët e tyre shqiptar i kuptojnë më së miri se si ata ndjehen”.
Ai ka numëruar këto fakte që janë reale nga e kaluara jonë e hidhur duke lënë të reflektojnë fqinjët e tij sllavë për qëndrimin shoven dhe antishqiptar që kanë mbajtur ata ndaj shqiptarëve për gjysmë shekulli dhe se e kupton sa vështirë është të mohosh gjuhën dhe identitetin e një kombi fqinj.
Por, Zllatani DUI-t nuk do ta kuptojë se edhe pas konfliktit të 2001, me MO shqiptarët ngelën me status denigrues të qytetarit të pabarabartë.
Gjuha shqipe nuk u bë gjuhë e barabartë me sllavishten e Zajkos as flamuri shqiptar në dimensione të barabarta me atë të sllavo-maqedonasve.
Ligji i miratuar për gjuhët është avancim i gjuhës së pakicave që do të thotë i së paku 20% të gjuhës së minoritetit.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dy vjet më parë mban vulën e tradhtisë së subjekteve politike shqiptare dhe të partisë kryesore shqiptare siç është DUI i Zllatanit, që nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë të barabartë por si gjuhë të 20%!
Çfarë ka këtu për t’u lëvduar zoti zëvendëskryeministër i parë i ”dërzhavës” MV, ku qeveria juaj e cila me kushtetutën që votuat ju së bashku, shkel dhe dhunon identitetin shqiptar si popull pa gjuhë dhe pa identitet me një shpikje të turpshme si bashkësi shifrash.
Këto fakte sot nuk guxoni t’i përmendni si ato të së kaluarës se për shqiptarët nuk kanë ndryshuar shumë gjëra siç është kushtetuta e njëanëshme që shpreh pabarazi dhe shtypje të vullnetit politik të shqiptarëve këtu.
Zllatani i DUI-t me këtë deklarim ka dashur t’ia hedh fajin komunistëve titist të regjimit të kaluar por nuk thotë asnjë fjalë për pasardhësin e Gligorovit dhe shefin e tij Zajko, që nuk ka pranuar fajin e titistëve sllavë për persekutim ndaj shqiptarëve për gjysmë shekulli.
Asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e sotme të kryeministri Zajko nga politika pansllaviste e komunistit të qelbur titist Gligorov.
Blloku sllavo-maqedon si SDSM dhe VMRO me vite vazhdojnë të shtypin vullnetin politik të afro një milion shqiptarëve duke na quajtur si shifra të 20%, pa gjuhë e pa identitet përmes kushtetutës së re me mbështetjen e kuislingëve shqiptarë siç është vetë Zllatani i DUI-t.
Këto janë pikat ku blloku sllavo-maqedon nuk lëshon pe nga frika e humbjes së supremacisë dhe sundimit ndaj shqiptarëve.
Këtë pozitë denigruese të shqiptarëve sot nuk guxojnë ta shpalosin si të drejtë legjitime për barazi të plotë në këtë vend subjektet politike shqiptare pasi janë shitur dhe blerë nga pushteti.
Krijimi dhe mbajtja në këmbë me paterica shqiptare (të partive tona) të këtij shteti eksperimental pansllavist të hartuar nga zyrat e Moskës me qëlim dominimit dhe ekspansionizmit të politikës pansllaviste afagjate në trojet tona.
Nga ana tjetër renegatët tanë të partive politike vazhdojnë të luajnë lojën e servilizmit dhe nënshtrimit për hir të pushtetit.
Derisa nuk do kemi një subjekt politik të shqiptarëve për shqiptarët supremacia sllave do vazhdojë të mbajë të lidhur me zinxhirë Brukseli kushtetutën e pansllavistit Zajko, si kushtetutë ”demokratike” të votuar nga të gjitha partitë parlamentare shqiptare.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...