Home / Opinion / SHIK-u ka emër…

SHIK-u ka emër…

…nuk është fantazmë, as vullkan i shuar por është në aktivitet kriminal me tërë kapacitetet e tij.
Ishte blof ala shikist, kur kryeshikisti Kadri Veseli doli nga anonimiteti dhe flaku pardesynë e SHIK-ut për ta zëvendësuar atë kinse me kostumin e politikanit, e në ndërkohë të të parit të PDK-së.
Jo. Sepse SHIK-u veçse kishte shtrirë tentakulat e kontrollit në të gjitha porët e jetës sonë politike, institucionale, ekonomike e shoqërore. Prandaj, kinse “shuarja zyrtare” e proklamuar nga kryeshikisti, s’ishte tjetër pos një maskim i ri për vazhdimin e aktivitetit kriminal të shikistëve, tashmë të kamufluar nën petkun e nëpunësve, zyrtarëve të lartë, shefave, drejtorëve, sekretarëve, bordistëve, gjyqtarëve, prokurorëve, deputetëve, konsujve, ambasadorëve, ministrave, zv.ministrave etj. Në fakt, prapa “shuarjes” fshihej zyrtarizimi dhe veshja me pushtet e njerëzve të rekrutuar nga SHIK-u.
Dhe sot SHIK-un vazhdojmë ta kemi këmbëkryq në:
– Kuvend;
– Qeveri;
– Presidencë;
– Ministri;
– Agjenci;
– Komuna;
– Ambasada;
– Konsullata;
– Gjykata;
– Prokurori;
– Polici;
– AKI;
– FSK;
– AKP;
– ZRRE;
– KQZ;
– OSHP;
– Borde dhe dërmarrje publike;
– Spitale;
– Universitete dhe shkolla;
– Media publike e private;
– Korporata;
– OJQ;
– Estradë;
– Shoqata të dala nga lufta…
Pastaj SHIK-un e kemi shumë aktiv edhe brenda spektrit tonë politik, si në:
– LDK;
– AAK;
– AKR;
– NISMA;
– PSD (të ikurit nga LVV);
Pra, SHIK-un e kemi kudo ku nuk do duhej të ishte. Por nuk e kemi veç atje ku do të duhej të ishte për të mbrojtur Republikën nga agresioni i përditshëm serb, si përtej Urës së Ibrit e deri në Leposaviq. Atje s’kemi SHIK!
Sepse, SHIK-u nuk ka punuar dje as sot për interesat e Republikës, ishte dhe vazhdon të jetë një krijesë paramilitare në shërbim të cubave. Sikur SHIK-u të kishte qenë vërtet në shërbim të interesave të popullit dhe Republikës, sot do të kishim male dosjesh për gjenocidin e kriminelëve serbë. E jo të kundërten.
Prandaj, duke qenë kështu, Kuvendi i Kosovës duhet të iniciojë debatin për shpalljen e kësaj krijese famëkeqe si të jashtëligjshme dhe veprimtarinë e saj ilegale ta sanksionojë me ligj anti SHIK.
Kosova patjetër duhet të çlirohet nga trashëgimia e mugët shikiste. Sa më parë, aq më mirë.
SHIK-u nuk është shuar. Dhe ai ka emër – PDK!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...