Home / Të ndryshme / “Një ditë në terren me njësinë e Milan Ratkoviqit”, publikohet fotografia e Isa Mustafës me uniformën e partizanëve

“Një ditë në terren me njësinë e Milan Ratkoviqit”, publikohet fotografia e Isa Mustafës me uniformën e partizanëve

Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës i është publikuar një fotografi nga koha kur ishte partizan, në kohën e Jugosllavisë, shkruan “Bota sot”.

Artikulli është publikuar në një gazetë të asaj kohe e quajtur “Zëri i Rinisë”, ku ndër tre partizanët e paraqitur është edhe Isa Mustafa.

Sipas asaj gazete, ai ishte në njësinë e Milan Ratkoviqit.

“Një ditë në terren me njësinë e Milan Ratkoviqit” është mbititulli i tekstit me titull “Në një rresht – të gjithë shembullor” të gazetës “Zëri i Rinisë”. Aty flasin tre ushtarë, dy shqiptarë dhe një serb.

Mustafa i cili ka shërbyer si politikan edhe në kohën e ish Jugosllavisë, një kohë ka drejtuar edhe Komunën e Prishtinës e pastaj edhe si kryeministër, ndërkaq shpesh është akuzuar nga kundërshtarët e tij si “komunist”./Bota sot

Image

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...