Home / Lajme / VV reagon ashpër: Ligji për rimëkëmbjen ua merr paratë të varfërve e ua orienton oligarkëve
Aktiv

VV reagon ashpër: Ligji për rimëkëmbjen ua merr paratë të varfërve e ua orienton oligarkëve

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas LVV-së, ligji favorizon oligarkët dhe të pasurit, ndërsa dëmton taksapaguesit e varfër, transmeton Telegrafi.

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati në një konferencë për media tha se ligji ka shumë pabarazi.

“E pamë se u dëshmua ajo që kemi thënë që nga fillimi që qëllimi i kësaj qeverie është që me paratë që janë në buxhet të mos u ndihmojnë qytetarëve e me ato para që janë në buxhet ka tendencë t’u ndihmojë oligarkëve e bizneseve të afërta me ta”, ka thënë deputeti Hekuran Murati.

Tutje, ai ka pohuar se ligji ka shumë defekte.

“Ky ligj s’mund të quhet i rimëkëmbjes. Është me shumë defekte, ka shumë pabarazi. Mund të quhet si një ligj që merr paratë nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve e qytetarëve të tjerë u thuhet merrni paratë tuaja nga Trusti”,  theksoi ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...