Home / Opinion / HONORIS CAUSA DHE REVOLTA E GOMARIT!
Aktiv

HONORIS CAUSA DHE REVOLTA E GOMARIT!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Rrëfenjë nga fshati.
Lajmi për ndarjen e titullit ‘honoris causa’ një liderit politik që thoni ju more shokë, ka revoltuar pa masë një gomar hamshor të një fshati shqiptar të një zone të thellë malore.
Sapo mori vesh lajmin gomari i revoltuar u nis drejt e për në Universiteti që ka përgatitur ndarjen e dekoratës dhe çmimit të nderit ‘honoris causa’ për liderin e njohur tashmë gjithandej si nga njerëzia ashtu edhe kafshët e buta e të egra.
Me të arritur aty në hollin e Universitetit ai takon ballë-përballë liderin në fjalë, ku pasi bënë përshëndetjet e rastit lideri që do merrte çmimin e nderit e pyet gomarin hamshor nga fshati,
– He mer magar çka ke ardh k’tu mos po don ene tëj ndonji çmim nga Universiteti?
-Po zotrote ia kthen gomari, kur mundesh ti pa asnjë kontribut në arsim dhe në shkencë përse mos mundem unë si gomar azgan që kam lënë me barrë gjitha gomaricat e zonës që vijnë paskëtaj këtu kur rriten në Universitet dhe diplomojnë pa mësuar dhe pa mund
A nuk është ky kontributi im i mbajtjes në këmbë të Universitetit tuaj me sigurimin dhe mbajtjen e resurseve njerëzore dhe animale për studime?
Pasi mori këtë përgjigje nga gomari azgan, lideri ynë ngjiti shkallët drejt për te rektori për ta lajmëruar policinë speciale që ta arrestojnë gomarin e revoltuar!
Dhe sa hap dhe mbyllë syçkat ja befin në ambientet e Universitetit forca të shumëta të njësive speciale si alfat, ujqërit, çakenjtë etj.,për ta arrestuar azganin e revoltuar në objektin e rëndësisë së veçantë siç është Universiteti privat i liderit.
Ja kështu ore shokë ta dini, se kësisoj do ta pësojë secili azgan i revoltuar që do kërkojë të barazohet me liderin tonë të ”pakontestueshëm” do të arrestohet si gomari azgan edhe përkundër ankesave dhe peticioneve të OJQ-ve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të kafshëve.
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbeçi!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...