Home / Opinion / HISTORIA E KOSOVËS SË RE / THIRRJE

HISTORIA E KOSOVËS SË RE / THIRRJE

Shkruan: Dr. Musa Krasniqi
Mbaroj paqësorja nga LDK-ja
Nisi luftën shpresa LPK-ja
Më pastaj u quajt UÇK-ja
S’bashkëpunonin njëra me tjetrën
Serbia vazhdonte t’bënte t’vetën
E para të dytën xhelozonte
Luftën heroike ja vështirësonte
Nga Serbia populli u masakrua
Ndihmë e madhe nga NATO u ofrua
U fitua me luftë pamvarësia
U vërtetua me drejtësi shtetësia
Çka bënë politikanët tanë ???
Filluan njëri tjetrin t’a “hanë”
N’pozita e kollare u dashuruan
Menduan që të Zoti shkuan
Truri më shumë nuk u punonte
Populli e atdheu s’ju interesonte
Sytë ju errësuan pas egoizmit
Rjepën vendin përmes privatizmit
Me hajni s’dinin të ngopëshin
T’pamençurit dot s’dorëzoheshin
Bashkëkohëshin vetem për t’luftuar
T’mençurit politik të pa provuar
Armikun e lan krejtësisht n’harresë
Ndaj dëshmorëve u bënë t’pabesë
Kjo kohë kështu me vite zgjati
I tillë ishte i mëmëdheut fati
Ku je tani ore i shumëvuajtur popull
Ke mbetur duke u sjellur rrotull
T’paditurve u besove tepër gjatë
Ke mbetur n’mes të rrugës i ngratë
Lufta çlirimtare po t’sulmohët
Sakrifica gjakderdhja po t’mohohët
Shkaku i prijësve tu të paditur
Armikun keq e kanë llogaritur
Kthjellu ore popull i lashtë shqiptar
Shpejt dhe një orë e sa më parë
Të korruptuarit prap po bashkohën
Kurr nuk pritët që të përmirësohën
Pushtetin duan t’a kenë me çdo kusht
Që t’mbajnë popullin peng e në ‘grusht”
Secili dëshiron t’bëhët president
Edhepse n’mendje t’gjihë janë dement
S’kanë ndërmend fare të dorëzohën
Në një qeveri t’re duan te harrnohën
Edhe një herë t’na turpërojnë para botës
Duke shkelur ligjin dhe vlerën e votës
O popull bujar e i urtë shqiptar
Ndalojë njerëzit e marruar grabitqar
Që edhe me armikun bashkëpunojnë
Vetem e vetem karrikët mos t’lëshojnë
Falin tokë, uji bjeshk edhe male
S’merzitën fare për të tuat halle
O popull shqiptar dikur krenarë
Mos lejo t’udhëheqesh me t’pamarë
Eja i tëri me diellin dhe hënën
Gëzoje babain dhe nënën
Sqarim :
LDK- lidhja demokratike e Kosovës
LPK- levizja popullore e Kosovës
NATO- aleanca ushtarake perendimore
Me “babain” mendoj atdheun
Me “nënën” mendoj mëmëdheun
Musa Krasniqi
6 dhjetor 2020
Se kildebilledet
Se kildebilledet
Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...