Home / Lajme / Trimat e DUI-t!
Aktiv

Trimat e DUI-t!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Këta trimat që shini poshtë në foto janë paria e DUI-t, partisë ”vizionare” që përfaqëson shqiptarët që nga konflikti i 2001, përmes demagogjisë dhe propagandës për fitoret e sajuara me Marrëveshjen së Ohrit, si arritje e madhe e shqiptarëve në sajë të ”luftës çlirimtare” që në fakt ishte devijim i idealit të luftëtarëve të UÇK-së dhe luftës për liri të degraduar në status të bashkësisë së 20%.
MO, ligji për gjuhët e pakicave dhe ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në kushtetutën e re e cila nuk njeh gjuhën shqipe me emrin e saj por si përqindje shifrash për integristët janë arritjet më të mëdha të shqiptarëve nën ”dërzhavën” NMK në këto dy dekada të ngjitjes së tyre në pushtet.
Atëherë shtrohet pyetja natyrshëm: Përse kapën armët luftëtarët e ish-UÇK-s?, për ta ngjitur shkallëve të pushtetit si marionet Ali Ahmetin dhe servilët e tij, për status denigrues të 20% apo për liri dhe bashkim kombëtar?
Tablloja e realitetit shqiptar tashmë tregon qartë se integristët e DUI-t devijuan nga linja e luftës çlirimtare amanetin e dëshmorëve dhe gjakun e derdhur për liri duke dorëzuan armët në emër të ”fitores” pranuan skllavërinë e re me MO, si popull pa gjuhë dhe pa identitet.
Ligji për pakicat nuk është arritje për shqiptarët por është degradim i statusit dhe barazisë mes sllavëve dhe shqiptarëve në këtë vend të pabarazisë.
Ministri i jashtëm nga radhët e integristëve sharlatani Bujar Osmani, ka dështuar në qëndrimet e tij në bisedimet me bullgarët ku kërkonte që ata të njohin maqedonishten e Zajkos, ndërsa nga ana tjetër gjuhën e tij të bukur shqipe nuk ia njeh padroni Zajko por i ka përcaktuar me kushtetutë një emërtim përçmues si pakicë shifrash.
Ky është paradoksi i një politike që mbjell antishqiptarizëm në çdo hap që hedhin integristët nga DUI në marrëdhëniet dhe qëndrimet e tyre ndaj pushtetit dhe heqjes dorë nga statusi i barabartë politik i shqiptarëve duke pranuar një status tjetër inferior në kushtetutë ( të nënshkruar së bashku me të gjitha subjektet e tjera shqiptare) si pakica nomadësh pa emër dhe pa identitet.
Ky është kryediplomati Bujar kapedani që dështoi turpshëm në këto negociata me palën bullgare ku për pasojë u zëvendësua me një socialdemokrat nga titistët e Zajkos, si më i përshtatshëm për këto negociata.
Gjuha, flamuri dhe identiteti janë tipare dalluese të një kombi që fatkeqsish integristët e Ali Ahmetit i kanë shkelur injoruar dhe përdhosur.
Gjuha shqipe dhe ligji për gjuhët janë shkelja dhe përdhunimi që integristët i kanë bërë shqipes sonë me kushtetutë.
Ndërsa përdorimi dhe përcaktimi në përpjestim jo i barabartë me flamurin e sllovo-maqedonasve përbën shkelje të dinjitetit kombëtar shqiptar.
Atëherë cilat janë avancimet që kanë bërë integristët e DUI-t në këto dy dekada që rrahin gjoks në çdo fushatë zgjedhore!
Këta janë DUI, integristët e Ali Ahmetit, subjekti me jetësi më të gjatë në historinë e koalicioneve me partitë sllavo-maqedone që kanë sakrifikuar interesat kombëtare për hir të pushtetit dhe levërdive të tij.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...