Home / Opinion / OPINIONI I VENECIAS

OPINIONI I VENECIAS

/dhe një përrallë nga e kaluara/
OPINIONI
Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme, teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit.
PËRRALLA
Sapo lexova këtë opinion, mendja më shkoj tek një dialog midis Nastradin Hoxhës dhe një fshatari të varfër të Persisë:
Fshatari i varfër, me pelën përdore, shkon tek Nastradin Hoxha dhe i thotë:
-Hoxhë efendi, të lutem, shikoje pelën time, a është barsë apo jo ?
Nastradin Hoxha, që ta përcaktonte saktë nëse pela ishte apo jo barsë, i thotë fshatarit të tërhiqte pelen për kapistre deri tek dera e oborrit, dhe pastaj po ashtu, duke tërhequr pelën të kthehej tek Hoxha. Fshatari bëri siç i tha Nastroja.
-Dëgjo more evlat, kur e pashë pelën duke ecur drejt fundit të oborrit, nuk dukej barsë. Ndërsa kur vinte drejt meje, më dukej barsë.
Fshatari u mërzit nga përgjigja e pasigurtë, ndaj pyeti përsëri :
-Po, a ka ndonjë shpresë që të dalë barsë?!
-Mos u mërzit, more evlat, e shumta deri me 25 prill do ta marrësh vesh!
Batuta e fundit tregoi se edhe Hoxhë Nastradini i Persisë, tashmë refugjat me letra të rregullta në Europë, është bërë anëtar i Komisionit të Venecias. Madje thonë se ka vënë kandidaturën edhe për Deputet në Parlamentin Europian!
Nuk duhet habitur, përderi sa jetojmë globalizmin!!!
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...