Home / Histori / ZOTËRINJ TË BDI-SË MOS I REHABILITONI UDBASHËT DHE PJELLËN E TYRE

ZOTËRINJ TË BDI-SË MOS I REHABILITONI UDBASHËT DHE PJELLËN E TYRE

Se kildebilledet

 

/ Nga arkivi i Diplomacia/

Shkruan; Xhemil Zeqiri

Tetovë, 22 08 2004

Kado që të shkosh e kudo që të shkelish; në çdo fshat e në çdo lagje e skutë qyteti ku ka shqiptarë, me këdo që të takohesh e të flasish për situatën
politike, fillimi dhe mbarimi i çdo bisede është ç’u bë e çka na gjeti me BDI-në.
Çdo gjë të mirë kemi pritur nga kjo parti që doli nga lufta, por se kjo parti do të i regrutojë në rradhët e veta udbashët, bijtë dhe nipat e tyre këtë nuk e ka pritur askush. Kështu më tha një fshatar nga Zhelina e Tetovës, me përbuzje duke menduar se edhe unë jam anëtar dhe simpatizues i kësaj partie.
-Këtë shko e thuaja krerëve të BDI-së, të cilëve ua ke dhënë edhe votën, i thashë unë. Vazhdova, duke i sqaruar se as nuk jam, e as nuk do të bëhem kurrë anëtar i një partie të tillë, derisa në të gjenden njerëz të familjeve që ua kanë vënë prangat shqiptarëve, që i kanë rrahur nëpër qelitë e burgjeve, që kanë spiunuar për shërbimin sekret jugosllav, që kanë dëshmuar me orë të tëra nëpër gjykata e që kanë punuar tërë jetën për shkaun.
Derisa bisedonja me të, e i jepja të drejtë për vërejtjen që bëri, më shkonte mendja te shumë raste të tjera nga shumë njerëz të tjerë që e kishin përsëritur të njejtin konstatim. Se BDI-ja është mbushur me udbashë e pjellë udbashësh, jo vetëm që nuk mund ta kontestojë askush, por as që janë bërë përpjekje për të ndalur depërtimin e udbashëve në këtë parti. Habia nuk qëndron në faktin se si u fut ky lloj monstrumi këtu, por në faktin se si kjo krijesë me duar të përlyera me gjak shqiptari u bë kategoria më e privilegjuar në BDI. Nga ky lloj “politikanësh” të zgjedhur e të privilegjuar e kemi numrin më të madh të shefave e kryeshefave, të drejtorëve e të zëvendësdrejtorëve e të shumë profileve e nënprofileve të ndryshme udhëheqësish, të caktuar kryesisht nga Musa Xhaferi.
Unë nuk dua të shërbehem me shembuj që i kam dëgjuar nga të tjerët. Do të përmendi vetëm një fakt që ka të bëjë me këtë profil kuadrosh. Fjala është për Abdylhalim Kasamin, që është njëri nga më të preferuarit e BDI-së. Pa hyrë në detajet e biografisë së tij e të veprimtarisë politike, dua të theksoj se ky person ka bashkëpunuar me Ambasadën jugosllave në Kopenhagë që nga viti 1981. Ky person shkonte në Ambasadën jugosllave si në shtëpi të vet dhe kontaktonte me ta sa herë që kishin nevojë për informata.Për kontributin që dha Abdylhalim Kasami, Ambasada jugosllave e caktoi mësues të nxënësve sërbë në Danimarkë, ka sabotuar veprimtarinë e degës së LPK-së në Danimarkë, manipuloi me fondin e minatorëve të Trepçës më 1989, manipuloi me fondin e UT-së. Me trillime dhe insinuata të ndryshme e manipuloi edhe Musa Xhaferin duke i thënë se e ka zgjedhur masa, kurse nga ana tjetër kur masa u revoltua për emërimin e tij si përgjegjës ekonomik e politik, masës ia tregoi autorizimin e SH.P. të UÇK-së, manipuloi me fondin Liria Kombëtare dhe shumë manipulime tjera.
Futja e kësaj kategorie njerëzish në BDI, u bë shkak që luftëtarët e devotshëm dhe ata që përkrahën luftën e që u angazhuan me dekada të tëra për çështjen kombëtare, jo vetëm që nuk u bënë anëtarë të kësaj partie por përkundrazi, e urrejnë atë.
Ju zotërinj të BDI-së edhe mëtej mund t’i favorizoni kuadrot e tilla të edukuara në frymën e UDB-së, por një gjë duhet ta keni të sigurtë. Autoriteti juaj i fituar në atë skenar që e paguam me gjak ka rënë në zero. Ju do të dështoni më keq se dy partitë tjera, të cilat edhe pse nuk bënë asgjë të mirë për popullin, së paku nuk e gjakosë atë. Vetëm pas skenarit të armatosur janë vrarë 128 shqiptarë. Për këtë tragjedi populli u fajëson juve.
Naivë janë ata që presin rezulltate nga njerëz që janë edukuar në frymën e okupatorit dhe që kanë punuar tërë jetën për të.
Mos haroni zotërinj të BDI-së se me postet që ua keni falë udbashëve dhe pjellës së tyre, ju keni fyer luftëtarët e vërtetë, dëshmorët që flijuan jetën dhe të gjithë ata që tërë jetë punuan për çështjen kombëtare. Ka ngelur vetëm edhe një gjë pa u bë: pjellës së udbashëve t’u jepni dekorata triumfale dhe t’u ngreni statuja.

 

Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...