Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duket se ka rehatuar goxha familjarë në shërbimin diplomatik të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Sipas asaj që ka raportuar RTV Dukagjini, Hoxhaj, i cili ka qenë edhe ministër Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka punësuar mbesën, depoistin e shoferin e tij.

“Leurata Berisha – Mbesa e Enver Hoxhajt;
Mirjeta Behluli – Sekretare e Enver Hoxhajt;
Enver Buqaj – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;
Lulzim Pllana – Ish këshilltar i Enver Hoxhajt;
Ilir Berisha – Shofer i Enver Hoxhajt;
Xhelal Gega – Depoist në MPJ, i graduar nga Enver Hoxhaj”, janë personat që sipas publikimit të këtij televizioni, ka punësuar Hoxhaj.

RTV Dukagjini ka publikuar një listë me emrat e disa prej personave që punojnë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Në to shihet se të gjithë të punësuarit diplomatë janë familjarë të PDK-së dhe LDK-së.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkarkuar katër konsuj në mesin e tyre edhe Flakron Shalën, djalin e deputetit Shala.

Të mërkurën, Presidenca ka njoftuar se u.d. e presidentes, Vjosa Osmani i ka shfuqizuar katër dekretet për emërimin e konsujve të përgjithshëm të Kosovës në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.