Home / Histori / Në përgjigje të deklaratës së tij antikombëtare për LANÇ!

Në përgjigje të deklaratës së tij antikombëtare për LANÇ!

Sali Berisha, alias Arturo–Ui shqiptar, nuk është një fundamentalist i sëmurë kundër antifashizmit, e as një person i çmendur, siç mundohet ndokush t’ja zbusin disi pamjen dhe veprën e tij neonaziste. Berisha nuk është as një fenomen i veçantë në historinë e popullit tonë. Ai, është si gjithë tradhëtarët dhe antishqiptarët, që koha ka nxjerrë herë pas here në dëm të interesave të kombit tonë, duke filluar nga Hamzai e deri tek Esat Toptani. Veçoria e Berishës në relacion me të parët qëndron në faktin, se ky veproi e vepron në kohë moderne, ku tradhëtia mundohet të mbulohet me lecka shpifjesh e intrigash, por që për fatin e tij të zi, ajo mbetet gjithnjë lakuriqe. Ndaj unë e quajta Arturoi– Ui, dhe besoj se i jam afruar tipit dhe rolit të tij në historinë tonë të re.
“29 Nëntori, është ditë e zezë për shqiptarët”- deklaron ish presdienti dhe ish kryeministri i Shqipërisë për 14 vjet, dhe shkatërruesi i saj për tri dekada të plota. Realisht është krejt e kundërta. 29 nëntori, që shënon kurorëzimin e Fitores së LANÇ, është dita më e ndritur e historisë së popullit shqiptar, ditë e cila e rreshtoi vendin tonë me krenari në krah të fitimtarëve të Luftës së II Botërore, dhe konsolidoi pavarësinë dhe lirinë e vërtetë të popullit e Atdheut.
Nëse duhet të shënojmë një ditë të zezë në historinë tonë, ajo është data 22 Mars e vitit 1992, kur në pushtet u ngjit Sali Berisha me skuadronët e tij neonaziste, ngjashëm me ardhjen në pushtet të Hitlerit në vitin 1933. Ndryshimi midis këtyre dy “ardhjeve në pushtet”, qëndron vetëm në formë: Të parët ishin me helmeta, kryqe dhe uniforma të hirta, ndërsa të dytët, skuadronet e Berishës, mbuloheshin me flamurin e partisë së tyre, që kishte dhe ka për mbiemër, fjalën fallso “Demokratike”. Rezultatet e asaj date të zezë, tashmë dihen nga të gjithë. Pesë vjet më vonë Shqipëria jonë u shemb me gjithçka, duke u rikthyer më keq se në kohën kur Vaso Pasha thërriste: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni . . . .”
Kushdo që të ishte në krye të shtetit në vitin e zi 1997, normalisht do të përfundonte prapa hekurave të burgut. Por kjo nuk ndodhi me Berishën, i cili pasi bëri disa prova me grushte shteti e intriga politike, në vitin 2005 erdhi përsëri në krye të qevrisë. Pse ndodhi kjo? Thjeshtë për një të vërtetë të madhe: Sali Berisha nuk ishte një individ që doli rastësisht në krye të vendit me postet më të rëndësishme. Ai ishte një misionar i agjenturave te huaja, kryesisht serbo-jugosllave, por nuk përjashtoheshin edhe të tjera, këtej e matanë Atllantikut. Berisha ishte dhe mbetet një misionar i dyfishtë: Të shembte sistemin socialist për llogari të euroatllantikasve, dhe të shkatërronte Shqipërisnë në interes të fqinjëve shovinistë. Është kjo arsyeja e vetme që Berisha noton qetë-qetë në ujërat e qelbura të politikës shqiptare, i sigurtë se “pronarët” e misionit të tij, nuk do ta lënë kurrë në baltë, por do ta përdorin gjithnjë si “monedhë” rezervë për raste emergjente.
Këtë taktikë e këtë stratagemë të “pronarëve” të Berishës, e kanë kuptuar edhe politikanët e ashtuquajtur “të majtë”, me emërtimet bashkëshoqëruese Socialisto-Rilindas. Këta të fundit, ndonëse premtuan se punën e parë mbas ardhjes në pushtet, do të kenë arrestimin dhe dënimin e Berishës, kur u ngjitën në karriket qeveritare, pa u skuqur aspak në fytyrë, e përcollën premtimin tek pushteti i pa(varur) i gjyqësorit.
Vini re: Deklaratën se “29 Nëntori është ditë e zëzë për Shqipërinë dhe shqiptarët” të Saliut, e përsërit dhe e zbaton në praktikë Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Ndonëse në pushtetin qëndror janë Socialistët, alias Rilindasit, kryeministri Rama për këtë shkelje flagrante të ligjeve themelorë të shtetit, lëshon vetëm këtë frazë: “Këtu kanë lajthitur të gjithë”. Duket se këtë lajthitje e ka edhe për veten e tij. Se nuk mund të shpjegohet ndryshe heshtja e Pushtetit qendror ndaj shkeljeve të Kushtetutës nga pushtetarë vendorë, kur bëhet fjalë jo për festa lokale, por për Ditë dhe festa të rëndësishme Kombëtare, siç është 29 Nëntori i vitit 1944.
Përpjekjet, debatet, dhe lojrat me ditën e çlirimit, nuk kanë patur e nuk kanë si qëllim preçizimin e datës, 28 apo 29 Nëntor. Që në krye të kësaj melodrame politike tridhjetëvjeçare, është dukur qëllimi i ballistëve, neoballisteve dhe sivëllezërve të tyre, si Berisha me shokë, qëllim i cila ka qenë dhe mbetet sfumimi e madje zhdukja nga historia e shkruar e vetë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Autorët e kësaj loje, e dinë fort mirë se LANÇ nuk mund të zhbëhet, por megjithatë nisen nga postulati: “Shpif, shpif, se diçka do të mbetet”. Shqiptarët janë të sigurtë se LANÇ nuk mund të zhbëhet me shpifje, me intriga e me letra, qofshin këto të politikanëve, apo të pseudohistorianëve, sepse ajo është realizuar me luftën pesë vjeçare të bijve më të shquar të Shqipërisë, një pjesë e të cilëve vunë në themelet e Luftës dhe të Çlirimit gjakun e pastër të Heroit dhe Dëshomrit të Atdheut.
Sali Berisha, me deklaratat e tij, ka marrë përsipër të na bëjë historianin, duke na treguar se LANÇ u “dominua nga vëllavrasja”, se “u shpikën beteja të trilluara të UNÇ”, se “nuk janë 28 mijë të rënë dëshmorë”, etj. profka të tilla, të cilat mund të dalin vetëm nga dy lloj personazhesh: Nga një antishqiptar i tërbuar, ose nga një i shitur kokë e këmbë tek hasmit e përhershëm të Shqipërisë. Berisha, me siguri matematike, është në rolin e të dy persoazheve të mësipërme. Ndaj unë e emërtva shënimin tim me titullin: Berisha, misionar për shkatërrimin e Shqipërisë.
Lidhur më këtë problem tepër sensitiv për pjesën dërmuese të shqiptarëve, që kanë lidhje organike dhe shpirtërore me Luftën Çlirimtare dhe Dëshmorët e saj, shtrohet pyetja: Si duhet të sillemi me këto deklarata, që synojnë të përdhosin një nga Epopetë më të lavdishme të kombit tonë, siç është LANÇ? A mund të lihen të kalojnë vetëm me replika në media apo konferenca shtypi, këto ndyrësina të tilla të neveritshsme, që synojnë të përdhosin Historinë e popullit tonë?
Asnjë qeveri shqiptare, nuk mund e nuk duhet të lejojë këtë histeri perverse kundër dinjitetit dhe identitetit të kombit tonë, që përsëritet çdo vit, duke tentuar të na përdhosin Ditët tona të Kujtesës Kombëtare. Çfarë duhet të bëjë, nëpunësi apo polici i shtetit nëqoftëse një qytetar, shan, apo dëmton simbolet e shtetit e të kombit tonë? Me siguri që do ta arrestojë e dërgojë prapa hekurave. Pse nuk ndodh kjo me Berishën, ish president, ish kryeministër e ish deputet? Pse në këtë rast nëpunësi e polici i shtetit (këtu është fjala edhe për Kryeministrin, mbrojtësi i parë i shtetit), bën sehirë sjelljen dhe veprën vandale të Berishës?
Populli shqiptar ka një histori të lavdishme shumë shekullore. Kjo histori është realizuar nga breza të tërë patriotësh, Heronjsh e Dëshmorëvsh; është sistemuar në librat e historisë nga elita e intelektualëve dhe historianëvë tanë, dhe ligjëruar në dokumentët themelorë të shtetit shqiptar, që nis zyrtarisht nga 28 nëntori i vitit 1912 e gjer më sot.
Këtë histori, të shkruar me gjak e sakrifica të panumurta, nuk mund ta trazojë, ta transformojë e aq më pak ta baltosë asnjë njeri mbi faqen e dheut. As në librat e Historisë, e as në memorien e pavdekshme të kombit. Çdo ndryshim që ka objekt preçizimin dhe evidentimin e ngjarjeve e fakteve të reja që nxjerr koha, duhet të kalojë nëpërmjet forumeve të Shkencës që merret me historinë, dhe kurressi nëpërmjet prononcimeve, shkrimeve apo deklaratave të individëve të çartur, qofshin këta edhe të fushës së historisë.
Gjej momentin t’i drejtohem tri institucioneve kryesore të shtetit tonë: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë, të cilët duhet në mënyrë urgjente të precizojnë ligjin për mbrojtjen e detyrueshme te Simboleve të Kombit, ku përfshihen jo vetëm Flamuri e stema e Republikës, por edhe ngjarjet dhe datat Historike. Jo vetëm t’i precizojnë, por të nxjerrin sa më parë një Ligj të veçantë që dënon personat, kushdo qofshin ata, të cilët marrin nëpër gojë dhe denigrojnë historinë e popullit tonë. Para do kohësh, qeveria e Kryeministrit Rama, u bë copë për miratimin e ligjit kundër shpifjeve të medias. Por nuk u kujtua asnjëherë të nxjerrë një ligj të veçantë, apo të zbatojë ligjet në fuqi, kundër zagarëve që lehin e shpifin për hsitorinë tonë të lavdishme, kollona kryesore e identitetit dhe dinjitetit të një kombi.
Në mënyrë te veçantë, thirrja ime i drejtohet Presidentit, i cili ka disa muaj që po hiqet si një kombas i vërtetë shqiptar, por nuk po e hap gojën për monstruozitetet e Berishës, të cilin ai e njeh më mirë se çdo shqiptar, mbasi ka punuar do kohë edhe si zëvendës e minsitër i tij.
Dikush nga intelektualët, historianët, apo dhe nga ushtruesit e pushtetit shtetëror, deklaratat e Berishës, apo të berishëve të tjerë, i përcjellin me batuta qetësuese, duke na ngushëlluar ne qytetarëve me shprehjen “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”! Kjo shprehje mund të shkojë për qentë dhe zagarët që janë tej gardhit, por jo kur ata janë brenda vathit tonë. Me këta “qenër” ka vetëm një zgjidhje, të lidhen me zinxirë e të bëhen të padëmshëm për Shqipërinë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...