Home / Opinion / A u festuan festat e lavdishme të 28-29 Nëntorit, nga gërmadhat e partive të shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut?!

A u festuan festat e lavdishme të 28-29 Nëntorit, nga gërmadhat e partive të shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut?!

 

 

Shkruan: Xhemil Zeqiri

01-12-2020

Një parashikim i filozofit, gjeniut grek Sokratit, (470 –399 para erës sonë), e kishte  thënë se, çfarë do të ndodhë me demokracinë, sipas tij, “Demokracia do të vuajë, ose do të dështojë për shkak se, ajo bën përpjekje për t’u shërbyer të gjithëve”.

Të varfërit, do të kërkojnë nga pjesa e të pasurve?!

-E demokracia, do t’ua japë atë.

Të rinjtë do dëshirojnë të bëhen të respektuar, si të vjetrit, gratë do dëshirojnë të bëhen si burrat, e, burrat si gratë?!

Të huajt do kërkojnë të drejtat e vendasve?!

E demokracia do t’ua japi atë.

Dhe, kur hajdutët dhe mashtruesit ta marrin pushtetin, në mënyrë demokratike, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkëve ose e oligarkëve”!

Po mirë, a nuk është një parashikim i tillë në të gjitha trojet shqiptare!!!

Vallë kush e ka studjuar filozofin grek, Sokratin; do  të dëshiroj të pyes, mos vallë e ka dijtur dhe ndërhyrjet e shovenisëtve serbë nëpërmjet Ibrahim Rugoves e Sali Berishës që, këto dy “Liderë Largpamës” se, për kaq vite do t` i gjunjëzojnë shqiptarët me një demagogji marramendëse!?

Do t`i bindin një pjesë bukur të madhe të shqiptarve që, “sapunin ta hanë për djath”, me gjithë ato makineri mashtrimesh dhe trillimesh demone-kratike.

-Pra, t i marin votat dhe të vazhdojnë të zbatojnë urdhërat serbo-sllave  në emër të demokracisë. Tragjedia ështe edhe më e madhe, sepse as pas tre  luftërave të UÇK-ve Heroike, vallë çfarë ndodhi me këto liderët e Luftërave Çlirimtare?!?!?!

A  shohin dhe a dëgjojnë se ç`janë duke bër këta servilë  si “ Revolucionarë-Maksiste e Leninistë”, tipat si  Hashim Thaçi,  Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti?!

Po demagogu, Ali Ahmeti,  profesori e shkrimtari “ideologu” Fazli Veliu e Multimilionerin  hajdutin e  fondit, “Liria Kombëtare”, Musa Xhaferi. Po, zëvendës Kryeministri i Maqedonisë Veriut,  mashtruesi,  Artan Grupi që, në ato Video–bombat po dëgjohet  duke i thenë shefit, Ali Ahmeti: ”Shef ia arrita qëllimit e ndalova Regjistrimin e Popullatës  Shqiptare”?!

Kaluan kaq shumë vite, që askush nuk din për numrin e sakt të gjallëve dhe sa kanë vdekur në këtë shtet pa Identitet. Pikrisht, për këtë “aksion “ të madh servil politik, të cilin Ali “patrioti” shefi i BDI e emroi, Zëvendës Kryeministër.

Eh pra, me siguri do kishte paralajmëruar edhe këtë tragjedi për Li-derrat ”tanë”, filzofi i madh, Sokrati edhe për poshtërsitë e Artan Grubit e Ministrit, Bujar Osmanit  i cili në ditën e Flamurit tonë kombëtar, shkon për vizitë në Bullgari, ky ministër pro-sllav, si do paraqitet para kamerave, kur të kthehet nga Bullgaria?!

A mos vallë ka shkuar atje, që ta festojë ditën e Flamurit Kuqezi  sepse, në Maqedonine e Veriut populli   se din  ç` pazaresh të fshehëta ka bërë Ali Ahmeti me anti-shqiptarët e tipit, Grujevski e Mihajllkovi!?

Për këto pazare shqiptarët e kanë të qartë, pranimin e popullit shqiptar si minoritet nën 22%  dhe mos reagimin e Akademisë së Shkencave maqedone ku shqiptarët i nënçmojnë me epitetet më poshtruese.

Partitë demagogjike, të ashtuquajtura shqiptare, në atë Kuvendin e MV apo, të  Maqedonisë sllave, ah sikur të ishin zgjedhjet pas festës 28 Nëntorit  do  të dëgjonin broçkulla   patriotike nga BDI, PDSH, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët?!

Li-derrat që e quajnë veten shqiptarë duhet me larguar komplekset  ndaj realitetit historik se po të mos ishte 29 Nëntori i vitit 1944, nuk do kishim mundësi të kujtojmë as të festojmë dhe 28 Nëntorin e vitit 1912.

Lavdia i takon Kryetrimit dhe Kryeheroit kombëtar, udhëheqësit të lavdishëm të kombit, gjeniut Enver Hoxha.

Roftë përjetë dita e Flamurit Kuqezi dhe 29 Nëntori dita e Çlirimit të Shqipërisë  së andej Drinit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...