Visar Jasiqi
Një djalë i ri po gjuante në male. Një shqiponjë që fluturonte sipër tij ngriti majën e një shkembi. Shqiponja ishte veçanërisht e madhe dhe kishte një gjarpër në sqep. Pas pak, shqiponja fluturoi larg shkëmbit ku kishte folenë. I riu pastaj u ngjit në majë të shkëmbit ku pa, në fole, një shqiponjë të vogël që luante me gjarpërin e ngordhur. Por gjarpri nuk kishte vdekur vërtet! Papritmas ai u trazua, zbuloi dhëmbët e tij dhe ishte gati të shponte shqiponjën e vogël me helmin e tij vdekjeprurës. I riu shpejt nxorrri harkun dhe shigjetën e tij dhe vrau gjarprin. Pastaj ai mori shqiponjën e vogël dhe filloi të kthehej në shtëpinë e tij. Papritmas i riu dëgjoi sipër tij zhurmën e krahëve të shqiponjës së madhe.
“Pse e morre fëmijën tim?” – thirri shqiponja.
“Fëmija është i imi sepse e shpëtova nga gjarpri që nuk e vrave”, u përgjigj i riu.
“Më kthe fëmijën tim dhe unë do të të jap si shpërblim mprehtësinë e syve të mi dhe forcën e fuqishme të krahëve të mi. Do të bëhesh i pathyeshëm dhe do të thirresh me emrin tim!”
Kështu i riu dorëzoi shqiponjën. Pasi shqiponja të rritej, ajo gjithmonë do të fluturonte mbi kokën e të riut, tani një burr, i cili me harkun dhe shigjetat e tij gjuante shumë kafshë të egra të pyllit dhe vuri në shpatë shumë armiq të vendit. Gjatë gjithë këtyre bëmave, shqiponja e ruajti me besnikëri dhe e udhëzoi.
Të mahnitur nga veprimet e një gjahtari të guximshëm, njerëzit e vendit e zgjodhën atë mbret dhe e quajtën Shqipëtar, që do të thotë Biri i Shqiponjës dhe mbretëria e tij u bë e njohur si “Shqipëria” ose Toka e Shqiponjave. Të dy kokat në shqiponjë përfaqësojnë veriun dhe jugun e tokave në ballkan.
**************
Thuhet gjithashtu se shqiponja i dha të riut, gjysmën e lëvozhgës së vezës, të cilën i riu e përdori atë si një kapak kafke. Në këtë mënyrë shqiponja mund ta shihte nga lart dhe ta ndihmonte në situata të vështira. Kjo besohet të jetë origjina e PLISIT, i cili vendoset si kapelë nga burrat shqiptarë në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbi, Mal të Zi, në fshatrat arbëreshe në Itali dhe vende të tjera të botës.
Bursistët e mëposhtëm këtë vjeshtë vunë PLISin si shenjë mirënjohjeje dhe falendermimi. – https://youtu.be/eXfYEePKMwc
Nuk ka rëndësi nëse është burrë apo grua, shqiptar apo kombësi tjetër. PLISi simbolizon që dikush është duke vëzhguar, që dikush ka besim tek ju. Dhe është pikërisht ajo që kanë bërë përkrahës të tillë si ju (emri). Ju u keni besuar këtyre studentëve, i keni fuqizuar, ngritur lart dhe ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.
Derisa po fillojmë mbledhjen e donacioneve vjetore, shpresoj të vazhdoni mbështetjen dhe besimin tuaj te këta studentë dhe në institucionin tonë. Shpresoj të dhuroni me sa më shumë bujari që mundeni.
Jepni një të riut një PLIS sot (donate button)