
(Kushtuar Xheladin Beqirit-Karadaku, birit të Kosovës, që u rrit në Nivicë të Kurveleshit,në një familje patriotike. Me pushtimin e Shqiperisë nga Italia fashiste, u rreshtua në çetën partizan të Kurvleshit ,me pseudonimin “Karadaku” dhe luftoi me armë në dorë, duke rënë si trim në fushën e betejës, në operacionin armik të dimrit 1943-44 )
Xheladi , Kosova lindi
Karadak,Nivica rriti
Kosova ,lindi femijë
Nivica ,rrit’ trimerinë.
–
Per lirine e Kurveleshit
histori heroi shkrove
të mirës, trime Kosovës
lavdine me shume ja shtove.
–
Gjaku i trimit s’ka kufi
ne te gjithe Kombin mbarë
lumë kush bie për liri
mbetet sa vet Kombi gjallë.
–
Te mori plumbi ne ballë
duke renë , the dy-tri fjalë:
Kosova dhe Labëria
janë vatanet e mia!
–
Gjak- mademi i Kosovës
Xhamadan i Mic Sokolit
qendron maj’ e Këndrevicës
je shqiponjë e Karakollit.
–
Gjith’ lulet e Këndrevices
Kurveleshi mbi Ju hedhin
krenari,gjith’ kosovarët
mbi pllaka mermeri derdhin.
-T
randafila sjeël shqiponja
per c’do vit qe nga Kosova
Bëhen bashk tek monumenti
Ç’do 5 maj ,me lulet tona.
–
Këndrevica—mal I lartë në VL. Të Nivicës
Abas Goxhaj, Vlorë, më 29 Nëntor 2020.
NGRIHUNI, LAVDI E KOMBIT…!
Pse u tund dje monumenti
–
Lëvizi Malua nga varri,
Njeri shkoi nga Sauku
Dhe ca poshtë nga Sazani..!
Dhe ata që ishin bashkë,
–
Ç’panë, a u rëntë pika..?!
Njeri u ngjit në Babicë,
Të tjerët lart nga Shashica..!
Kurorat, s’janë për Juve,
–
Na hedhin hi syve neve,
Sepse afruan votimet
Na marrin me përkëdhele..!
Ngrihuni, more azganë
–
shihni, këta maskaranë
natën u “shkojnë në thikë”,
ditën, me “ligje” ju qajnë…!
Ngrihuni, dëshmorë një çikë,
–
të shikoni “mirësitë”.
Lumsi ne ,për politikë
hamë me “lugë të florinjtë”..!
Neve për dit’ na mashtrojnë,
–
Juve, për dit’ ju baltosin,
Neve për dit na varrosin,
Juve për dit’ ju ç’varrosin..!
Juve për dit’ ju cfëlisin,
–
Ne,për ditë na arratisën,
Tridhjet vjet, po mbjellin gjëmën,
MËMËN, në “pazar” e shitën..!
Ngrihuni e varrosni neve
–
në atë gropënë tuaj.
s’jemi zotër të vet-vetes
po e lëm’ Kombin të vuaj..!
Gjakun tuaj, dot’ s’e mbrojmë
–
jemi brez pa ideale..!
mbi gjakun tuaj të shënjtë.
Kriminelët hedhin valle..
Ne, nuk dime të ngremë kokën,
–
veç, flasim e shkruajm’ gazeta,
badakçinjtë hashariten,
ne, për ditë na nxihet jeta..!
Ngrihuni, bëjani forra
–
Se ne rrojmë kot mbi tokë,
në kolltuqe ,ku jan ‘ ulur
neve i kemi sjellë me votë..!
Ngrihuni,lavdi e Kombit,
–
MËMËN, e zaptoi djalli,
i kapni të gjith për gryke
janë më keq nga Gjermani….!
Të keqen, që zë VATANIN,
–
veç’ JU dini t’a luftoni,
faqen MËMËS SHQIPERI,
Veç JU dini t’a nderoni..!
Abas Goxhaj
Vlorë, 29 Nëntor 2020.


