Home / Lajme /

 Shumë gjëra nga jeta i varëm në degët e së shkuarës, dhe një pjesë tjetër mbeti në të ashtuquajturën kujtesë! Por, gjithçka deri në fund të jetës, do të bëhet dhe mbetet e shkuar. Vetëm vdekja është një “risi”, sepse e dim se ajo mbetet e fundit që takohet dhe ndahet me ne përgjithmonë. Më andej nuk dim gjë prej gjëje.! Pra, ajo është fillimi dhe fundi, sepse që në fillim ajo na kujtonë fundin, dhe kur vijmë te fundi fillimin e shohim përtej viteve si një ëndërr të vetme. Çdo fillim për një rrugëtim sa do i gjatë të jetë ai, fillon me hapin e parë, dhe mbaron me hapin e fundit që po ashtu është “një hap” si ai i pari, vetëm se ky numërohet në fund.! Pra, nëse lindëm një ditë, mund edhe të vdesim një ditë ose një natë. Por fakti është se edhe një ditë edhe një natë numërohen me një. Pra, a do të jetoni gjatë ose shkurt..kryesorja keni jetuar! Shumë vite më parë, kur nuk është llogaritur koha fare, si e kanë ditur njerëzia se sa jetuan ata?!! Pra, vitet janë thjeshtë numëra që nuk tregojnë asgjë, por që asgjën e llogarisin si diçka. Mos e llogarisni kohën sa do të jetoni, po mundohuni të jetoni si duhet për aq kohë sa do të jetoni.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...