Home / Opinion / PSE SERBIA PUSHTUESE I ARRITI GJITHË KËTO FITORE NË KOSOVË?!

PSE SERBIA PUSHTUESE I ARRITI GJITHË KËTO FITORE NË KOSOVË?!

Pas 4 luftërave të padrejta gjenocidale, që i bëri Serbia Fashiste; pasi heshtën armët me “paqe të pëgjakur” me ndihmën e “Europës Plakë” dhe në veçanti me ndihmën e Francës mikes së vjetër që e para në Europë (1918) e pat njohur shtet; me dinakëri u konvertua, në shtet paqësor,-pra e ndërroi vetëm “gëzofin politik” e hodhi lëkurën e ujkonjës, e veshi lëkurën e dhelprës diplomatike; filloi me pranimin bisedimeve ultra nacionaliste, tejet dinake shumë të pabarabarta me klasën politike “kosovare” dhe “shqiptare”; që ia ofroi Europa.
Gjithnjë në këto bisedime, mikja e vjetër Europa me ndihmën e Rusisë të ideve cariste putiniste,-asaj ia dha “pjesën e luanit; ndërsa, Kosovës dhe shqiptarëve,-deri sonte kur po i shkruaj këto radhë, nuk ua dha as pjesën e dhelprës”.
Ne shqiparët kudo në trojet tona, dolëm dhe po dalim humbës dhe jo vetëm për faktin që, sipas “miqve” demonë-kratë, euro-atlantikë imperialistë, nuk patëm dhe s´kemi të drejtë të jemi të ribashkuar në trojet tona etnike, por dhe për faktin që, ne kemi bërë dhe po bëjmë lëshime( kompromise) jo vetëm të dhimbshme, por për më keq edhe të turpshme në raportet me Serbinë Fashiste, e cila përmes Europës, Rusisë dhe Amerikës:
1. Që nga Rambulleti kur lejuam që, të shkelet e drejta jonë e ligjshme për Vetëvendosje.
-Në Rambullet qe vendosur që populli i Kosovës, pas tri vitesh të del në REFERENDUM që të vendosë vetë për të sotmen dhe ardhmërinë e saj.
Mirépo, polikuajve të Kosovës dhe të Shqiperisë feudal-kapitaliste, nuk u levërdiste, sepse donin më mirë te ishin të parët e katundeve né Kosovë-Shqipëri, sesa, të iknin nga pushteti; po të bashkoheshim.
Gjithashtu dhe pér faltin qé, në vitin 2002, kur u mbushën 3 vite pas luftés, në Amerikë erdhēn në pushtet të djathtët e Trampit, të cilët janë miq me sllavët dhe nuk këmbëngulën për Referendumin që premtoi Ollbrajt e që u shkrua edhe në atë Marrëveshje.
2. Lëshim shumë i dhembshëm dhe shumë i turpshëm qe për ne shqiptarët, heqja e Flamurit Kuqezi nga instucionet e Republikës së Kosovës.
3. Decentralizimi i komunave “serbe” në baza etnike , “Asociacioni” apo serb. “Zajdenica”.
4. Eksterritorialiteti i kishave serbe (katolike).
5. Lejimi i enklavave serbe në veçanti, ndarja e Mitrovicës madje, edhe me “pagëzimin” e kumbarëve serbo-shkijë-europianë: “Mitrovicë e Jugut” dhe Mitrovica e Veriut”; kjo i ngjason një anekdote (meseleje) të hidhur popullore që; njëherë një bariu kur ia copëtoi ujqërit delet, ai i marri nga kjo fatkeqësi,thërriste:”Iiiihiiiii, po më dalin dy-tri më tepër?!!!
6. Lejimi i strukturave paralele serbe dhe krijimi i “Listës Serbe” e cila kokën e ka në Beograd, ndërsa, “bishtin” e përgjakur e ka në Prishtinë dhe shi: ky bisht i majmur nga sallamat politike serbe me ndihmën e LPAN-it, u bë sikur kokë edhe në Prishtinë.
-Pse them kështu: a nuk mvaret sot qeveria ilegjime Koti nga LS?! Nga rrugët me bllokada çetnikët serbët e “Kosovo Metohisë” -siç e quajnë ata Kosovën Dardane edhe në Kuvendine Kosovës, u bënë faktorë në Kuvendin e Kosovës?!!! Pse LS dhe çdo partie tjetër, nuk iu vu kufiri “tek thana”:
-Po që se nuk e njohe Kosovën Republikë, po s´i respektove indstitucionet e Kosovës, s´mund të regjistrohesh në Prishtinë si parti e ligjshme?!
7. Për më keq, Europa “demokratike”, pa 5 shtetet që s´ se njohin Kosovën, dalin nga në gjiri i saj; Kosovën Shqiptare e njohu vetëm si shtet multietnik, përkundër faktit që, Kosova është shtet shqiptar, i banuar me shqiptarë mbi 95%.
8. Pse nuk e krijuan Europa, Amerika dhe Rusia kanë krijuar Gjykatën Speciale për Serbinë Fashiste okupatore, por e krijuan për Kosovën e cila bëri Luftë të drejtë çlirimtare?!
-Për më keq e themeluan me ndihmën e madhe të një pjese të kësaj klase politike e hajnizuar (korruptuar) dhe e shantazhuar.
Përkundër dëshirës më duhet të theksoj: Klasa politike “kosvare” dhe ajo “shqiptare”, këto 30 vite të “demokracisë” kapitaliste u tregua klasë politike tepër dështuese, uroj që nesër historia jonë të mos shkruan me fatalitet: Kosova, me UÇK-n Heroike, me ndihmën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, por edhe me ndihmën e NATO-s, pjesërisht e fitoi LÇ-re, në beteja frontale, në malet e saj krenare, ndërsa, pas kësaj lufte, kapitullojë në betejat politike-diplomatike, në tavolinat e kancelarive të Europës së Re” kapitaliste.
-Pas gjithë kësaj katrahure politike-diplomatike, tani me të drejtë populli mund të shtrojë pyetjen; po kush i tha JO,-të madhe çdoherë dhe me kohë në radhë të parë kësaj klase politike, Serbisë Ilirikut (Ballkanit) të ideve reaksionare, të Europës, pjesës së saj anti-shqiptare dhe Amerikës grenelliane, për të gjitha këto lëshime (kompromise) prapakthyese në historinë tonë të re; i tha vetëm Albin Kurti dhe VV.
-Populli i Kosovës dhe kombi shqiptar, ka mjaft fakte të pathhyeshme që, Albini në krye të kësaj partie politike, jo për një ditë, por as, për asnjë çast, nuk qe as nuk është parti që, i mbrojti as i mbronë vetëm interesat e veta, që përpiqet t´i kapë me çdo kusht, pa pyetur për humbjet të Kosovës dhe të kombit shqiptar; ato majat e pushtetit, pa shtet me sovranitet, pa shtet të përparuar si vendet tjera fqinje dhe më gjerë kudo nëpër botë. Dhe, vetëm atëherë, ne shqiptarët mund të jemi faktorë lëvizës të proceseve të mëtejshme të ecjes përpara në histori, drejt ribashkimit tonë kombëtar, me Nënën Shqipëri.
Hajde, na priftë e na përcjelltë e mbara!
25 Nëntor, 2020
Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...