Home / Intervista / Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/

1-Tetor, 1997

(5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube

Në ekranin televiziv paraqiten protestat e Unionit të Studentëve në Prishtinë më, 01 Tetor, 1997, të prirë nga studenti Albin Kurti.

Gazetari: “Policia serbe i përdori të gjitha mjetet për ndaluar për t`shkatërruar, shpërndarë dhe përgjakur demonstruesit paqësorë që filloi në këtë fundjavë. Serbët, nuk lejuan as demonstratë paqësore.

Policia serbe në ekran thotë: “Nuk lejohen demonstrat dhe këtu respektohen urdhërat dhe ligjet e  shtetit të së drejtës, dhe jo dëshira e njerëzve”.

Në ekranin televiziv paraqitet një veturë e policisë ku është qëlluar me breshëri plumbash.

Gazetari: Vala, dhuna policore  filloi, ku 4 policë u vranë dhe, menjihëherë filloi hakmarja dhe u vranë 16 -të të ashtuquajturve,”terroristë”, tani ka shpërthyer (eksploduar) dhuna ndaj shqiptarëve.

Në Norebro të Kopenhagës, zhvilliment nga banesa i ndjekë tasist Xhemili, i cili është dhe Kryetar i Organizatës që  quhet, “Këshilli për Liritë dhe të Drjetat e Njeriut në Kosovë”, dega në Danimarkë.

Duke parë në ekran Rektorin e Universitetit, Ejup Statovcin, Xhemili thotë: “Tani, ndërhyrjet janë aq brutale sa nuk mundet t`i paramendon njeriu. Raportet që marrim nga Këshilli Qendror, dhe nga njerëzit që tregojnë, e gjitha është e pa- pranueshme për civilizimin  njerëzor, shumë vdekje ka nëpër stacionet e policisë”, etj, etj.

Gazetari: “Kosova, ka qenë një Provincë (Krahinë)  Vetëqeverisëse e Jugoslavisë, më 1989  nacionalistët serbë e ua morën shqiptarëve kontrollin e Autonomisë Vetëqeverisëse. Për kundër faktit që, 10 banorë, 9 janë shqiptarë, fëmijët nuk kanë të drejtë të mësojnë   gjuhën e nënës nëpër shkolla, serbët i mbajnë të gjitha instuticionet me dhunë. Ëndrra për t´u ndarë nga Serbia është një realitet”.

 Xhemil Zeqiri vazhdon: “Po, është një  ëndërr e shqiptarëve.

Të gjithë shqiptarët duan të jetojnë në një shtet me Shqipërinë, por situatat politike dhe nga shqiptarët  është bërë një kompromis  për zgjidhjen paqësore, kanë rënë dakord që Kosva të jetë një  Repuplikë e Pavarur dhe neutrale, Neutrale, kjo  nëpërmjet Referndumit është votuar 99%  për t`u ndarë  nga Serbia.

Faktikisht, ne dëshrojmë që, Kosova të ketë Repuplikë, me të drejtën për Vetëvendosje.

Gazetari: “Fatkeqësisht, Serbia me Millosheviqin as që donë të dëgjon thirrjet  për të drejtën për Vetëvendosje.

Demonstratat, dhuna nga policia serbe ndaj demonstruesve, për të është normale dhe e përditshme në Kosovë”.

Xhemil Zeqiri: “Ne, kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që, OKB të ndërhyjë me trupa, që të mbrojë popullatën civile, derisa të këtë një zgjedhje paqësore, por deri tani as kush nuk i ka marrë seriozisht kërkesat tona”.

Gazetari: “E ndieni veten të haruar”?!

 Xhemil Zeqiri: “Po pra, të haruar”.

Gazetari: “Kjo është gjendja. Tani, me serbët kanë shkuar aq  larg, shtetet fqinje kërkojnë që Kosova të ndahet nga Serbia.

Diplomatët e shteteve të NATO-s, e kërkcënojnë Serbinë me  sanksione, nëse nuk ka një zgjidhje paqësore në Kosovë”.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...