Home / Lajme / N J O F T I M PIKLLUESË!

N J O F T I M PIKLLUESË!

Me datën 21 nëntor 2020, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta shoku SHPËTIM DERVISHAJ, drejtues i Partisë Komuniste për Mallakastrën dhe Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të këtij rrethi.
Shpëtim Dervishaj vinte nga një familje e përmendur për patriotizëm e atdhedashuri nga zona e Mallakastrës. Gjyshi i tij, Osman Dervishi, pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë me 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u vra në Janinë në vitin 1913 nga andartët grekë, si mbrojtës i flaktë i kufijve jugorë të vendit. Babai i Shpëtimit, Tefik Osman Dervishaj ishte pjesëmarrës në LANÇ, invalid i kësaj lufte, plagosur me 5 shtator 1943 në luftime me pushtuesit nazifashistë. Xhaxhai i tij, Heroi i popullit, Dervish Hekali, një nga luftëtarët më në zë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ra në përpjekeje të drejtpërdrejtë me nazifashsitët.
Shoku ynë Shpëtim Dervishaj, ndonëse kishte merita të shumta të familjes, do ta niste jetën e tij nga pozicioni i punëtorit, si tornitor në Uzinën e Ballshit. Pas disa vitesh do të ngarkohej me detyrën e drejtorit të Stacionit të Trenit në Ballsh. Për dy legjislatura radhazi, ai do të ishte Deputet i Kuvendit Popullor, i zgjedhur nga populi i krahinës së tij. Krahas angazhimeve si përfaqësues i popullit në organin më të lartë Legjislativ, Shpëtim Dervishaj do të kryente edhe detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Ballshit dhe njëherësh edhe atë të Anëtarit të Komitetit Ekz. të rrethit Fier.
Që në moshë të re, Shëtim Dervishaj ishte pranuar në radhët e Partisë së Punës të Shqipërisë, ku veproi e punoi si militanit i vërtetë komunist në të gjitha funksionet shtetërore e shoqërore që ju ngarkuan. Për merita pune e veprimtarie shoqërore, ai u shpërblye me shumë urdhëra e medalje nderi nga organet kompetente të shtetit socialist të para viteve nëntëdhjetë.
Ndryshimet regresive të fundviteve nëntëdhjetë, nuk e lëkundën Shpëtim Dervishajn nga instikami i komunistit të vërtetë. Në vitin 1995 ai do të zgjidhej në krye të Organizatës së Dëshmorëve të rrethit të Mallakastrës dhe krahas kësaj do të rreshtohej me shokët e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila u riorganizua fill pas tradhëtisë së nomenklaturës së PP, që e transformoi Partinë e Lavdishme të Enver Hoxhës në parti social-demokrate, tradhëtare të idealeve komuniste.
Shoku Shpëtim Dervishaj ishte një nga drejtuesit më aktiv të PK në Mallakastër, organizator dhe mbështetës i veprimtarivë politike të Partisë Komuniste në rreth e në shkallë vendi. Ai kishte afruar në radhët ë PKSH djalin, Arturin, dhe mbesën Arjelën, dhe vuri në dispozicion e në mbështetje të PKSH gjithë familjen e tij. Aktiviteti i tij në forcimin e punës së Partisë Komuniste, ishte i pandërprerë, gjer në çastet e fundit të jetës.
Ndarja nga jeta e Shpëtim Dervishajt, është një humbje dhe dhimbje e madhe për familijen, ndaj përcjellim ngushëllime bashkëshortes së tij, dy djemve, Arturit e Dritanit, si dhe nipave e mbesave që e deshën shumë babain dhe gjyshin e tyre të shtrenjtë.
Partia Komuniste e Shqipërisë, duke përcjellë ngushëllimet për familjen, shpreh dhimbjen për humbjen e anëtarit të saj të devotshëm, mungesën e të cilit do ta ndjejë në gjithë veprimtarinë e saj në Mallakastër e më gjerë.
Lamtumirë Shpëtim Dervishaj, shoku ynë i idealeve komuniste!
I paharruar do të mbetet kujtimi jot ndër ne!
Gjon Bruçi, Xhemal Shehu, Rauf Skënderaj, Novruz Cakaj,
Petref Skëndaj, Shyqo Haxhiaj, Xhelo Asllani, Myslim Shahollari

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...