Home / Histori / Liria ka vlerë kombetare UÇK-në

Liria ka vlerë kombetare UÇK-në

Nga  ditari!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Në mbarim të gushtit, ku mbretëronte vapë e tmerrshme, Çlirimtari doli në buzëmbrëmje pranë lumit mbi fshatin Dielljoni të freskohej paksa ngase ishte lodhur duke mbledhur kanaqe rrugëve dhe sa here që ulej aty te arra e moçme, disi vetvetiu e kaplonte një ndjenjë e dhimbshme dhe njëkohësisht si e frikshme, nga e cila i vinte turp sesi ishte katandisur aq keq, vetëm se nuk po gjente një punë që të ketë një jetë paksa më të mirë që kishte nga kjo e tanishmja.

Ishte veshur në mënyrë mjeruese sa që dikush tjetër edhe i mësuar me skamje, do të turpërohej që gjatë ditës të dilte me rroba të tilla. Por thënë tërthorazi Çlirimtari ishte jashtëzakonisht i pashëm, me sy shumë të bukur ngjyrë qielli; i zeshkët, mjaft i gjatë, i hollë dhe shtatat atleti, përkundër kësaj gjendje të rëndë sociale, megjithatë mua m’u duk se nuk ishte aq i ndrojtur dhe i frikësuar siç mendoja në fillim të pamjës së tij më t’u takuar me të, përkundrazi kuptova një gjendje tjetër shpirtërore nga ana e tij.
Ai shfaqi një gjendje të pezmatuar dhe të nderë, nga hipokrizia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin arritur majat e pushtetit, aq shum ishte mbyllur në vete dhe ashtu në vetmi fare i vetmuar, druante nga takimi më këdo, bile më dukej se edhe prezenca ime i dukej si e dyshimtë, se kishte kohë që ai nuk dëshironte ta takonte as komandantin e tij, për të cilin thoshte se është bërë përfitues në pushtetin e pas luftës çlirimtare dhe nuk qante kokën për luftëtarët e lirisë, por atij i interesonte vetëm paraja pushteti dhe lavdia t’i këndohej vetëm atij kënga, ndërkaq për këtë Çlirimtarin që i kishte qëndruar besnik qysh nga ilegalja e deri të mbarimi i luftës, anipse tani këtë po e mbyste varfëria, atij komandantit as që i bëhej vonë, bile kurrë nuk kishte pyetur për ushtarin e tij sesi e me çka jeton…!
Por në bashkëisedim të sinqertë me të, e pa dorza Çlirimtari ndër të tjera u shpreh:
-Më beso vëlla tashmë kam hequr dorë më është shuar çdo shpresë se këta pushtetarët mafioz si këta të qendrave lokale, ponjashtu edhe ata të qeverisë qëndrore nuk më kanë mundësuar asnjëherë punsim edhe pse kam konkurruar popthuajse në çdo konkurs të hapur. Por pyes shpeshëherë veten, dhe më dhimbsën të gjithë ata burra e gra që kanë rënë me herioizëm për lirin e vendit, më dhimbset edhe populli që ka dhënë viktima të shumta si në njerëz, si në të mira materiale, për t’u çliruar nga thundrra e serbit të zi natyrisht më dhimbsen të gjithë pjestarët e UÇK-së, kur ndalen e dëgjojnë gjthfarë-lloj dokrrash mbi marrëzit e përditshme mbi fitoret e arritura në të mir të atdheut, gjëra këto që nuk më interesojnë aspak ngase janë gënjeshtra apsurde…!
Ashtu i habitur vijoi me një zë jo të zakonshëm me një shtrëngim nofullash tha:
-Nuk u frikësohem cikërrimave, kur çdo gjë është në duart e njeriut, për të ndryshuar jetën e tij pse të frikësohëm, nga pushtetar burracaku i pavlerë, kjo është aksioma që më duket mjaft interesante, se përse njerëzit duhet të frikësohen nga pushteti i tij? Jo, jo çdo njeri frikësohet nga vetja e tij, çoftë për të mirë, e çoftë për të keq, çdo njeri frikësohet nga maska që ka vërë surratit të tij, porse nga e vërteta maskagjiu frikësohet më shumë se një ditë ajo maskë do ti çirret, do t’i bie përtokë dhe do të dalë në shesh e vërteta asht siç është, në realitet maskarenjtë dhe maskat e tyre kanë filluar të bien, po u del në sheshë mashtrimi, lakmia, hajnia dhe faqja e zezë, trathtia që u bënë shokëve të tyre në kohë lufte, dezertimi në kohë lufte po ua zënë tani frymën, nuk po mund më të fshihen nën maskat e mashtrimet që kanë bërë pas lufte, duke marrë të mira materiale si invalid lufte edhe pse nuk janë plagosur fare ne luftë e si kanë mund të plagosen në luftë kur e kanë tradhtuar atë luftë duke ikur jashtë atdheut, kur shum prej tyre as që kanë qenë fare në luftë, kanë futur në regjistra të UÇK-së, njerëz që kurrë as në televizion nuk kanë guxuar ta shohin luftën titanike të UÇK-së… dhe heshti…!
Në fund të këtij shkrimi, mendova: -Çka na duhen këta llomotitës që i kanë lënë në mjerim “shokët” e tyre të luftës çlirimtare…?! Çka na duhen këta dërdëllitës e grykës të pangopur për të rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popullin në varfëri e duke u pasuruar për vetën e tyre…?! Çka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin, por përkundrazi po e rrënojnë dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit tonë…?! Çka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim, por punojnë më shumë në shtetrrënim, duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht përjargën duke folur broçkulla kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin…?!
Kur shihet ditën për diell nga mospuna e tyre prej politikanëve të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun, por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën e familjet e tyre, a’thua është aftësi kjo…? A thua është serioze kjo…? Përshtypja ime është se ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre, ata po argëtohen me ne, me poullin e varfër e kanë bërë lodër shumicën popullore në duart e tyre të pista…! Po pra lodër dhe asgjë tjetër.
Prandaj edhe unë, edhe ti, ai, ajo, ata, ato të bëhemi bashkë, të organizohemi si popull, si shqiptar, t´i ndëshkojmë duke mos ua dhënë votën këtyre përfituesve që po keqpërdorin emrin e vlerën e shenjtë të UÇK-së, të cilët po thirren për interesat e tyre personale në emër të përjetshmëve deshmorëve te atdheut, për të abuzuar dhe po abuzojnë me pushtetin.

Më 11 Shtaor 2013

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...