Home / Opinion / CUBËRIA E VOTIMIT “DEMOKRATIK” të KQZ!

CUBËRIA E VOTIMIT “DEMOKRATIK” të KQZ!

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e pjesës veriore të Mitrovicës, KQZ me votë “demokratike” shkel ligjin për zgjedhjet.
KQZ me votë vendosë të rritë numrin e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) me 3 anëtarë „të pavarur“, përkundër përcaktimit të Nenit 67.1 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Arsyetimi: siguria!
Për më tepër, nga 3 anëtarët e shtuar “të pavarur”, së paku njëra prej tyre ishte përfaqësuese e PDK në KKZ në vitet 2014, 2017. Tani përnjëherë u bë neutrale!
Kështu, përkundër kërkesës së qartë ligjore të Nenit 67.1 pika b), të po këtij Ligji, partitë tjera kanë nga 1 përfaqësues në KKZ ndërsa PDK ka 2 të tillë. Në emër të sigurisë dhe “pavarësisë profesionale”!!
Edhe më shumë se kaq, Kryeshefi i sapozgjedhur me shkelje ligjore, por ende i paemëruar, i Sekretariatit të KQZ, pa miratimin e KQZ, megjithë kërkesën ligjore sipas Nenit 83.1 dhe 83.7 të Ligjit 03/L-073, ka caktuar Qendrat e Votimit (QV)! Madje në një objekt privat!!
E për ta forcuar absurdin, ky objekt privat i takon një asambleisti shqiptar në këtë komunë!!!
E për ta kompletuar absurdin, ky është rastësisht asambleist i PDK!!!!
Krejt kjo në emër të përvojës së deritanishme, kohës së shkurtë dhe situatës së jashtëzakonshme.
Dhe, të gjitha këto shkelje të qarta ligjore kalojnë me votë “demokratike”, 7 vota PËR (ldk-pdk-aak-nisma dhe minoritetet + Kryesuesja) dhe 2 vota KUNDËR (LVV). Ndërsa pasqyra e votimit të rregullt në KQZ, kur ka shkelje ligjore, është 8 me 2!
Përfundimisht, manipulimi i vullnetit qytetar, i votës, nuk ka brina, fillon me veprime të tilla, me punësime e ngritje të dyshimta në pozita, keqpërdorime materiale, të veturave, të reprezentacionit, telefonisë mobile, deri te tenderët me qindra mijëra Euro.
Kurse kur mungojnë “trenat bullgarë” për vjedhje industriale, atëherë aktivizohet KQZ (me ndihmën e PZAP), që me votë “demokratike”, arrin të rinumërojë deri 90% të votava, për të plotësuar mozaikun politik të Kosovës për Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Kështu KQZ shkel ligjin jo vetëm me këmbë, por edhe me duar, me votë “demokratike”.
Pra, ky është votimi cubçe i KQZ!!!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...