Home / Opinion / KUR U THEMELUA USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS?

KUR U THEMELUA USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS?

( Nuk synoj pohimin: „ zbulova që uji i detit është i njelmët“ por as nuk klithi: „ Vangjel, e gjeta!“)
Këto kohët e fundit, u fol shumë rreth asaj se kur është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Secili që jepte një datë, kujdesej që ai të ishte prezent, aty dhe veten ta paraqes si një nga „ themeluesit.“
Pra, vuajtje e individëve për protagonizëm!
Por më lejoni të jap opinionin tim si vijon:
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, në programin e saj, që nga themelimi asnjëherë nuk e ka heqë opsionin e luftës së Armatosur të popullit tonë për liri, Republik dhe Bashkim Kombëtar!
Por më lejoni, një herë t‘ju them ca fjalë rreth emertimit të Organizatës, e cila gjithnjë sipas meje, ishte vazhdimësia e Grupit Marksist- Leninist të Kosovës gjegjësisht tė OMLKës ( Organizata Marksiste- Leniniste e Kosovës)dhe pastaj
LRSSHJ( Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.)
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, u quajt nga viti 1985 para se gjithash ngaqë synohej, si fazë e parë, Kosova me viset e banuara me shqiptarë të fitonte statusin e Republikës në Kuadër të sistemit jugosllavë.
Dhe, me këtë emërtim „ për Republikën“ veproj gjerë në vitin 1990 ( fundi i këtij viti) kur e ndryshoj emërtimin e saj nga „ për Republikën“ dhe e bëri „ e Republikës“ dhe u quajtë Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës.
Pra u largua „ për“ dhe u bë „ e“
Pse u bë kjo?
Meqë më 7 shtator,u shpallë në Kaçanik Republika e Kosovës, Komiteti Drejtues i LPRKËS, mendoj që LPRKja nuk duhet të emërtohet akoma „ për Republikën „ meqë ajo ishte shpallur por të angazhohet që ajo të jetësohet dhe u quajtë Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës!
Në mbledhjen e Katërt të Përgjithshme, pas një diskutimi të gjerë u vendos që të ndërroj emrin dhe meqë më opsioni nuk ishte „ Republika në kuadër të kujt do qoftë“ dhe se opsioni i vetëm ishte Bashkimi Kombëtar, më 26 dhe 27 korrik të vitit 1993 u vendos që të quhet Lëvizja Popullore e Kosovës!
Si nisi themelimi i Ushtrisë Çlirimtare?
E para dua t‘a them këtë gjë:
Çdo subjekt politik, shoqëror, kulturor, sportiv, në fillim,si nisma për themelim mirret nga dy, tre a ma shumë individ… Por, në momentin që një subjekt, fillon të masivizohet, ai më nuk i takon atyre që e kanë themeluar por i takon masës…
Përpjekjet për themelimin e grupeve të armatosura,si qëllim lirinë e Kosovës, nuk nis gjatë viteve të 90-ta…
Në vitin 1981 për tre ditë, kishte qëndruar një „ Çetë e Vogël“ me armë në aksin rrugor Prishtinë – Podujevë ( te Kulina dhe te „ Çuka e Drazhes“ te fshatrat Besi dhe Barilevë) më 2,3 dhe 4 Prill të vitit 1981,,,
Gjatë viteve 1987-1989 LPRK-ja filloj organizimin e pajisjeve me armë, anëtarët e saj,megjithëse mungonin finansat,,,
Po atë vitë, u kryen disa aksione simbolike si rrëzuarja e shtyllave telefonike në aksin hekurudhor Prishtinë- Podujevë- Nish.
Nuk ishte themeluar „ sektori i veçantë në kuadër të LPRK ( LPKËS)“, për herë t‘parë në vitin 1994 por në vitin 1989 FORMOHET një sektor ushtarak në kuadër të LPRK-së.
Po ashtu Këshilli Rajonal i LPRKës ( Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ramadan Avdiu, Avni Klinaku, Fadil Vata dhe autori i këtij shkrimi) marrin vendim që“ asnjë anëtar i LPRKës,tash e tutje, nuk guxon të jetë i paarmatosur dhe gati që të gjithë u pajisen me armë ( revole të tipave të lloj-llojta, „ uzi“ dhe pushkë automatike),,,
Në vitin 1991 LPRKja mban një konsult në Prishtinë, ku merrë pjesë edhe Adem Demaçi dhe diskutohet për rrugën që ajo do të ndjek tash e tutje…
Në Tetor të vitit 1991, në Ujmir mbahet Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e LPRK…
Në këtë mbledhje u aprovuan ndryshimet programore dhe statutare si dhe u zgjodhë Kryesia ku kryetar zgjidhet Gani Syla. Në kryesi zgjidhen edhe Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Nazmi Hoxha etj…
Fill pas mbledhjes, pak muaj më vonë, gjysma e kryesis së LPRKës kalon në struktura të LDKës dhe të njëjtit bëjnë thirrje që LPRKja, të shkrihet dhe strukturat e saja të hyjnë nëpër degë dhe nëndegë të LDKës…
Arsyetonin:
„ Tash ato gjëra që ne i thonim ilegalisht po thuhen legalisht dhe s‘ka nevoj të rrezikojm pa arsye“!
Në marsin e vitit 1991 LPRKja nis aksionin „ Korabi“ ku përfshiheshin anëtarët e saj në një program të stërvitjes së luftëtarëve të ardhshëm për luftë të armatosur.
Në Shqipëri dërgohen dy grupet e para për stërvitje.
Me kërkesën e FEHMI LLADROVCIT, LPRKJA ndihmon një njësi ushtarake të shqiptarëve në Kroaci.
Meqë kryesia e LPRKës e dalë nga mbledhja e III-t e Përgjithshme „ tradhton“ duke kaluar në LDK, pjesa e mbetur, mbrenda vendit, as andej dhe as këndej, thërret një Mbledhje Konsultative, në Prillin e vitit 1993, në Kollare fshat afër Kërçovës.
Mbledhja merrë vendim që, vendimet e mbledhjes së Tretë të hudhen poshtë, dënon aktin e atyre që kaluan në LDKë, lëshon një komunikatë për Opinionin, dhe, meqë LPRKja ishte në kapërcyll“ të jesh apo të mos jesh“ u shtrua nevoja e organizimit të celulave të mbetura dhe Ri- organizimin e organizates.
U themelua GOR- i ( Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit ku zgjedhen Bilall Sherifi, Ramadan Avdiu, Hashim Thaqi, Adnan Asllani, Ibish Neziri, Xhavit Haziri)…
Grupi merr përsipër edhe organizimin e Mbledhjes së IV- të të Përgjithshme të LPRKËS…
Mbledhja e IV- të mbahet më 26 dhe 27 korrik të vitit 1993 në Prishtinë dhe merr vendim që :
– Grupet e armatosura që gjendeshin në terren, të fuzionohen dhe të veprojnë të kordinuara dhe të shkohet drejt themelimit të një ushtrie.
– Mirret vendim që të kalohet në sulme ushtarake ndaj pozicioneve të policis serbe aty ku jepet mundësia…
– I ndërrohet emri LPRKës dhe vendoset të quhet Lëvizja Popullore e Kosovës ( LPK) si organizatë heterogjene dhe e masave
– Aprovohet Statuti i Ri , Programi dhe Rregullorja ( këto dokumente shtypen më vonë në Tiranë),,,
– Obligohet dega jashtë vendit për të shtuar financat ngaqë tani e tutje do të nevojitën për armatim… Konform këtij vendimi, pak muaj më vonë themelohet Fondi „ Vendlindja Thërret“…
Më herët grupet e armatosura, si në Drenicë , Llap, Prishtinë, Dukagjin, Gallap kryenin aksione të suksesshme ushtarake ndaj okupatorit…
Harrova të ceku,më herët ,që në Prekaz, që në vitin 1985 ishte një celul e LPRKës me Adem Jasharin, Nuredin Lushtakun, Sami Lushtakun, Jakup Nurën etj),,,
CILA ËSHTË DATA QË DUHET TË SHËNOHET SI DITA E THEMELIMIT TË UÇK- së?
E thash më herët që, sot individët po vrapojnë pas „ lavdis“ dhe protagonizmit personal rreth ngjarjeve të mëdha.
Nuk ka pas takime të LPRK( LPK) që nuk është biseduar lufta dhe se si të sigurohet armatimi për luftë!
Ani pse tekstualisht më 26 dhe 27 korrik, në Program ( anëtarët e kanë programin) aprovohet si mjet i arritjes së qëllimit lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës, gjerë në vitin 1998 Ushtria e jonë akoma nuk kishte stemën e saj, pra ishte logoja më vonë e punuar dhe dizajnuar(Gafurr Elshani e Adnan Asllani).
Meqë u fol për datën 17.11,1994 ( 15 muaj pas mbledhjes së katërt të përgjithshme) nuk kemi gjerë më sot një procesverbal të mbajtjes së atij takimi.
Ekziston një takim i 4. dhjetorit të vitit 1994,,,
Por emertimi si Ushtria Çlirimtare e Kosovës si propozim vjen nga nëndega e LPKës për Zvicër…
Për mendimin tim( meqë nuk vuaj fare për protagonizëm) si dita kur duhet të shënohet themelimi i UÇKës duhet të shënohet 28. Nëntori i vitit 1997, dita kur Ushtria e jonë del për herë të parë publikishtë; me emër, me stemën e saj dhe me uniformën e saj!
Të gjitha ato ngjarjet tjera, para kësaj date, e kanë shtrua rrugën për ushtrin Çlirimtare, që më 28 Nëntor të vitit 1997, të dalë hapur para popullit, t‘i prijë, të luftoj dhe të fitoj!
Propozimi im është :
28 Nëntori i vitit 1997 dita e UÇK- së,,,
P.S.
Edhe pse vendimi u muar në shtëpin time ( ka mundur në secilën shtëpi shqiptare të mbahet mbledhja) me rëndësi është, për mua dhe familjen time që:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës u themelua
U Luftua
Dhe lufta u Fitua!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...