Home / Të ndryshme / ÇAMERI….

ÇAMERI….

Musa Krasniqi

20 nëntor 2020

Të njohim të qajmë por s’të kërkojmë
Historinë e dhimbëshme ty t’a dijmë
Në këngët tona ne vetem të vajtojmë
Lotët s’pushojnë edhe kur të ti vijmë
Greku të plagosi të djegu e shkrumoj
Me urrejtje çnjerëzore dhe të semurë
Shqiptarët t’i ndjeku tutje e masakroj
Pasurinë ua mori deri të i fundit gurë
Keni mbetur jetime oh e jona Çameri
Si me vëllezërit Sanxhakun e Tivarin
Ashtu me motren Maqedoni skeni liri
Nëna gjallë n’fyt vetit po i mban litarin
Çameri n’familie ke dhe Kosovën motër
Për mbijetesë ende ka punë të mëdha
S’mundet t’gjënë rrugen brenda n’votër
Prijesit e saj ende s’po e lënë dit me pa
P.S.
Çameri – të gjitha trojet tona të uzurpuara në Greqi
Sanxhaku – të gjitha trojët tona të uzurpuara në Serbi
Tivari – të gjitha trojët tona të uzurpuara në Mal të Zi
Nëna – Shqipëria administrative
Maqedoni – ky emer është që nga koha pellazgo-ilire. Është emer i historisë sonë.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...